U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
40:12.
Ky (dënim) është, pse kur bëhej thirrja për të besuar All-llahun Një, ju e mohuat, e nëse i përshkruhej shok Atij, ju besuat, pra i tërë sundimi është në duart e All-llahut, të lartit, të madhëruarit!
40:12.
Atyre do t'u thuhet: “Ju keni pësuar këtë fat, sepse, kur thirrej Allahu i Vetëm, ju mohonit, por, kur i shoqërohej Atij diçka tjetër (në adhurim), ju besonit. Sot gjykimi i përket vetëm Allahut, të Lartit e të Madhërishmit.
40:12.
(Do t'u thuhet): "Kjo është për shkak se, kur Allahu thirrej i Vetëm, ju mohonit. Por kur i bëhej shok Atij, ju besonit. Prandaj, vendimi është vetëm për Allahun, të Lartin, të Madhin."
40:12.
DHALIKUM BI'ENNEHU 'IDHA DU'IJEL-LAHU WEHDEHU KEFERTUM WE 'IN JUSHREK BIHI TU'UMINU FALHUKMU LILLAHIL-'ALIJIL-KEBIRI
C
40:13.
Ai (All-llahu) është që po ua dëfton juve argumentet e veta, që ju sjell furnizim prej qiellit (shiun), por përveç atyre që janë të kthyer te Zoti, të tjerët nuk marrin mësim.
40:13.
Është Ai që ju tregon shenjat e Tij dhe ju zbret riskun prej qiellit. Por askush nuk e kujton këtë, përveç atyre që kthehen tek Ai të penduar.
40:13.
Ai është Ai që ju tregon shenjat e Tij dhe zbret për ju furnizimin nga qielli. Por askush nuk përkujton përveç atij që kthehet te Ai.
40:13.
HUWEL-LEDHI JURIKUM 'AJATIHI WE JUNEZZILU LEKUM MINE ES-SEMA'I RIZKEN WE MA JETEDHEKKERU 'ILLA MEN JUNIBU
C
40:14.
Pra, adhurojeni All-llahun me një adhurim të sinqertë ndaj Tij, edhe pse jobesimtarët e urrejnë atë (adhurimin).
40:14.
Andaj, lutjuni Allahut me adhurim të sinqertë për Të, edhe nëse këtë e urrejnë jobesimtarët!
40:14.
Prandaj, lutuni Allahut duke qenë të sinqertë në fenë për Të, edhe nëse jobesimtarët e urrejnë atë.
40:14.
FAD'U ELLAHE MUHLISINE LEHU ED-DINE WE LEW KERIHEL-KAFIRUNE
C
40:15.
Ai (All-llahu) është i pozitës më të lartë, i zoti i Arshit; Ai me urdhrin e vet ia sjell shpirtin (shpalljen) atij që do nga robërit e vet, për t'ua tërhequr vërejtjen ndaj ditës së takimit (të kijametit).
40:15.
Ai është zotërues i cilësive më të larta dhe Zoti i Fronit. Ai e dërgon Shpalljen me urdhrin e Tij tek ata, që ka zgjedhur prej robërve të Vet, për t'i paralajmëruar për Ditën e Takimit me Atë;
40:15.
Ai është Zotëruesi i shkallëve të larta, i Gjithëfuqishmi. Ai dërgon Shpirtin me urdhrin e Tij mbi atë që Ai do nga robërit e Tij, që ai të paralajmërojë për Ditën e Takimit.
40:15.
REFI'U ED-DEREXHATI DHUL-'ARSHI JULKI ER-RUHE MIN 'EMRIHI 'ALA MEN JESHA'U MIN 'IBADIHI LIJUNDHIRE JEWMET-TELAKI
C
40:16.
Ditës kur ata do të dalin (prej varrezave) në shesh, e All-llahut nuk mund t'i fshihet asgjë gjë e tyre. I kujt është pushteti sot? (bëhet pyetja). I All-llahut, i Atij që është Një, i fuqiplotit (është përgjigjja)!
40:16.
për Ditën, kur ata do të paraqiten të zbuluar, kur asgjë e tyre nuk do të jetë e fshehtë për Allahun. Kujt i përket pushteti i asaj dite? Allahut, të Vetmit, Ngadhënjimtarit!
40:16.
Dita kur ata do të dalin dhe asgjë nga ata nuk do të jetë e fshehur nga Allahu. Për cilin është sot sundimi? Për Allahun, të Vetmin, të Ngadhënjyesin.
40:16.
JEWME HUM BARIZUNE LA JEHFA 'ALA ELLAHI MINHUM SHEJ'UN LIMENIL-MULKUL-JEWME LILLAHIL-WAHIDIL-KAHHARI
C
40:17.
Sot shpërblehet secili njeri me atë që ka vepruar. Sot nuk ka padrejtësi, All-llahu llogarit shpejt.
40:17.
Atë ditë, çdo njeri do të shpërblehet sipas asaj që ka punuar; atë ditë nuk ka padrejtësi! Allahu, me të vërtetë, është i shpejtë në llogari.
40:17.
Sot, çdo shpirt do të shpërblehet për atë që ka punuar. Nuk do të ketë padrejtësi sot. Me të vërtetë, Allahu është i shpejtë në llogari.
40:17.
EL-JEWME TUXHZA KULLU NEFSIN BIMA KESEBET LA DHULMEL-JEWME 'INNALL-LLAHE SERI'UL-HISABI
C
40:18.
Ti tërhiqju atyre vërejtjen për ditën e kijametit, kur zemrat, të mllefosura arrijnë në fyt. Për zullumqarët nuk ka as mik e as ndërmjetësues që i shkon fjala.
40:18.
Paralajmëroji ata për Ditën e afërt të Gjykimit, kur zemrat do t'u vijnë deri në fyt prej pikëllimit. Për njerëzit e këqinj nuk ka asnjë mik të afërt dhe as ndërmjetësues të pranueshëm.
40:18.
Dhe paralajmëroji ata për Ditën e afërt, kur zemrat do të ngushtohen në fyt nga pikëllimi. Për të padrejtët nuk do të ketë mik as ndërmjetësues që do të dëgjohet.
40:18.
WE 'ENDHIRHUM JEWMEL-'AZIFETI 'IDHIL-KULUBU LEDAL-HENAXHIRI KADHIMINE MA LILDHDHALIMINE MIN HEMIMIN WE LA SHEFI'IN JUTA'U
C
40:19.
Ai di për shikimin me cep të syve, e edhe për atë që e fshehin në zemra.
40:19.
Allahu e di shikimin e përvjedhur të syrit dhe atë që fsheh zemra.
40:19.
Ai e di tradhtinë e syve dhe atë që fshehin zemrat.
40:19.
JA'LEMU HA'INETEL-'A'JUNI WE MA TUHFI ES-SUDURU
C
40:20.
All-llahu gjykon me drejtësi, ndërsa ata që adhuronin tjetër pos Atij, ata nuk kanë në dorë të gjykojnë asgjë. All-llahu është Ai që dëgjon dhe sheh.
40:20.
Ai gjykon me drejtësi, ndërsa idhujt të cilëve u luten, përveç Tij, nuk gjykojnë asgjë. Vërtet, Allahu dëgjon dhe sheh çdo gjë.
40:20.
Dhe Allahu gjykon me drejtësi, ndërsa ata që ata i thërrasin përveç Tij nuk gjykojnë asgjë. Me të vërtetë, Allahu është Dëgjuesi, i Gjithëvëzhguesi.
40:20.
WEL-LAHU JEKDI BIL-HEKKI WEL-LEDHINE JED'UNE MIN DUNIHI LA JEKDUNE BISHEJ'IN 'INNALL-LLAHE HUWE ES-SEMI'UL-BESIRU
C
40:21.
A nuk udhëtuan ata nëpër tokë e të shohin se si ishte përfundimi i atyre që patën qenë para tyre? Ata ishin edhe më të fuqishëm se këta e edhe lanë më shumë gjurmë në tokë, po All-llahu i dënoi për shkak të mëkateve të tyre dhe nuk pat ndonjë që t'i mbrojë prej dënimit të All-llahut.
40:21.
A nuk kanë udhëtuar ata nëpër botë, që të shohin se si ka qenë fundi i atyre që kanë jetuar më parë, kombe shumë herë më të fuqishëm dhe me më shumë gjurmë (përmendore, ndërtime) se këta? Allahu i dënoi për shkak të gjynaheve të tyre dhe ata nuk patën askënd që t'i mbronte prej dënimit të Allahut.
40:21.
A nuk kanë udhëtuar ata në tokë dhe nuk kanë parë se si ishte fundi i atyre që ishin para tyre? Ata ishin më të fuqishëm se ata dhe lanë më shumë gjurmë në tokë. Por Allahu i kapi ata për shkak të mëkateve të tyre. Dhe ata nuk kishin asnjë mbrojtës nga Allahu.
40:21.
'EWE LEM JESIRU FIL-'ERDI FEJENDHURU KEJFE KANE 'AKIBETUL-LEDHINE KANU MIN KABLIHIM KANU HUM 'ESHEDDE MINHUM KUWETEN WE 'ATHAREN FIL-'ERDI FE'EHADHEHUMU ELLAHU BIDHUNUBIHIM WE MA KANE LEHUM MINI ELLAHI MIN WAKIN
C
40:22.
E ai (dënim ishte) për arsye se ata i mohuan argumentet e qarta, të cilat ua sillnin të dërguarit e tyre, andaj All-llahu i shkatërroi. Ai vërtet është i fuqishëm, ndëshkues i ashpër.
40:22.
Kjo ndodhi, sepse atyre u vinin të dërguarit me prova të qarta, por ata nuk u besonin, prandaj Allahu i dënoi. Vërtet që Ai është i Fuqishëm dhe ndëshkon ashpër.
40:22.
Kjo ishte për shkak se atyre u erdhën të dërguarit e tyre me prova të qarta, por ata mohuan. Prandaj, Allahu i kapi ata. Me të vërtetë, Ai është i Fuqishmi, i Ashpri në ndëshkim.
40:22.
DHALIKE BI'ENNEHUM KANET TE'TIHIM RUSULUHUM BIL-BEJJINATI FEKEFERU FE'EHADHEHUMU ELLAHU 'INNEHU KAWIJUN SHEDIDUL-'IKABI