U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
40:17.
Sot shpërblehet secili njeri me atë që ka vepruar. Sot nuk ka padrejtësi, All-llahu llogarit shpejt.
40:17.
Atë ditë, çdo njeri do të shpërblehet sipas asaj që ka punuar; atë ditë nuk ka padrejtësi! Allahu, me të vërtetë, është i shpejtë në llogari.
40:17.
Sot, çdo shpirt do të shpërblehet për atë që ka punuar. Nuk do të ketë padrejtësi sot. Me të vërtetë, Allahu është i shpejtë në llogari.
40:17.
EL-JEWME TUXHZA KULLU NEFSIN BIMA KESEBET LA DHULMEL-JEWME 'INNALL-LLAHE SERI'UL-HISABI
C
40:18.
Ti tërhiqju atyre vërejtjen për ditën e kijametit, kur zemrat, të mllefosura arrijnë në fyt. Për zullumqarët nuk ka as mik e as ndërmjetësues që i shkon fjala.
40:18.
Paralajmëroji ata për Ditën e afërt të Gjykimit, kur zemrat do t'u vijnë deri në fyt prej pikëllimit. Për njerëzit e këqinj nuk ka asnjë mik të afërt dhe as ndërmjetësues të pranueshëm.
40:18.
Dhe paralajmëroji ata për Ditën e afërt, kur zemrat do të ngushtohen në fyt nga pikëllimi. Për të padrejtët nuk do të ketë mik as ndërmjetësues që do të dëgjohet.
40:18.
WE 'ENDHIRHUM JEWMEL-'AZIFETI 'IDHIL-KULUBU LEDAL-HENAXHIRI KADHIMINE MA LILDHDHALIMINE MIN HEMIMIN WE LA SHEFI'IN JUTA'U
C
40:19.
Ai di për shikimin me cep të syve, e edhe për atë që e fshehin në zemra.
40:19.
Allahu e di shikimin e përvjedhur të syrit dhe atë që fsheh zemra.
40:19.
Ai e di tradhtinë e syve dhe atë që fshehin zemrat.
40:19.
JA'LEMU HA'INETEL-'A'JUNI WE MA TUHFI ES-SUDURU
C
40:20.
All-llahu gjykon me drejtësi, ndërsa ata që adhuronin tjetër pos Atij, ata nuk kanë në dorë të gjykojnë asgjë. All-llahu është Ai që dëgjon dhe sheh.
40:20.
Ai gjykon me drejtësi, ndërsa idhujt të cilëve u luten, përveç Tij, nuk gjykojnë asgjë. Vërtet, Allahu dëgjon dhe sheh çdo gjë.
40:20.
Dhe Allahu gjykon me drejtësi, ndërsa ata që ata i thërrasin përveç Tij nuk gjykojnë asgjë. Me të vërtetë, Allahu është Dëgjuesi, i Gjithëvëzhguesi.
40:20.
WEL-LAHU JEKDI BIL-HEKKI WEL-LEDHINE JED'UNE MIN DUNIHI LA JEKDUNE BISHEJ'IN 'INNALL-LLAHE HUWE ES-SEMI'UL-BESIRU
C
40:21.
A nuk udhëtuan ata nëpër tokë e të shohin se si ishte përfundimi i atyre që patën qenë para tyre? Ata ishin edhe më të fuqishëm se këta e edhe lanë më shumë gjurmë në tokë, po All-llahu i dënoi për shkak të mëkateve të tyre dhe nuk pat ndonjë që t'i mbrojë prej dënimit të All-llahut.
40:21.
A nuk kanë udhëtuar ata nëpër botë, që të shohin se si ka qenë fundi i atyre që kanë jetuar më parë, kombe shumë herë më të fuqishëm dhe me më shumë gjurmë (përmendore, ndërtime) se këta? Allahu i dënoi për shkak të gjynaheve të tyre dhe ata nuk patën askënd që t'i mbronte prej dënimit të Allahut.
40:21.
A nuk kanë udhëtuar ata në tokë dhe nuk kanë parë se si ishte fundi i atyre që ishin para tyre? Ata ishin më të fuqishëm se ata dhe lanë më shumë gjurmë në tokë. Por Allahu i kapi ata për shkak të mëkateve të tyre. Dhe ata nuk kishin asnjë mbrojtës nga Allahu.
40:21.
'EWE LEM JESIRU FIL-'ERDI FEJENDHURU KEJFE KANE 'AKIBETUL-LEDHINE KANU MIN KABLIHIM KANU HUM 'ESHEDDE MINHUM KUWETEN WE 'ATHAREN FIL-'ERDI FE'EHADHEHUMU ELLAHU BIDHUNUBIHIM WE MA KANE LEHUM MINI ELLAHI MIN WAKIN
C
40:22.
E ai (dënim ishte) për arsye se ata i mohuan argumentet e qarta, të cilat ua sillnin të dërguarit e tyre, andaj All-llahu i shkatërroi. Ai vërtet është i fuqishëm, ndëshkues i ashpër.
40:22.
Kjo ndodhi, sepse atyre u vinin të dërguarit me prova të qarta, por ata nuk u besonin, prandaj Allahu i dënoi. Vërtet që Ai është i Fuqishëm dhe ndëshkon ashpër.
40:22.
Kjo ishte për shkak se atyre u erdhën të dërguarit e tyre me prova të qarta, por ata mohuan. Prandaj, Allahu i kapi ata. Me të vërtetë, Ai është i Fuqishmi, i Ashpri në ndëshkim.
40:22.
DHALIKE BI'ENNEHUM KANET TE'TIHIM RUSULUHUM BIL-BEJJINATI FEKEFERU FE'EHADHEHUMU ELLAHU 'INNEHU KAWIJUN SHEDIDUL-'IKABI
C
40:23.
Ne e kemi pas dërguar Musain me argumente e fakte të qarta,
40:23.
Më parë Ne e dërguam Musain me mrekullitë Tona dhe me një autoritet të qartë
40:23.
Dhe me të vërtetë, Ne dërguam Musain me shenjat Tona dhe një autoritet të qartë
40:23.
WE LEKAD 'ERSELNA MUSA BI'AJATINA WE SULTANIN MUBININ
C
40:24.
te Faraoni dhe te Hamani e Karuni, e ata i thanë: "Magjistar e gënjeshtar!"
40:24.
te Faraoni, Hamani dhe Karuni, por ata thanë: “Ky është magjistar dhe gënjeshtar!”
40:24.
Te Faraoni, Hamani dhe Karuni. Por ata thanë: "Ai është një magjistar, një gënjeshtar."
40:24.
'ILA FIR'AWNE WE HAMANE WE KARUNE FEKALU SAHIRUN KEDHDHABUN
C
40:25.
Kur ua solli ai të vërtetën nga ana Jonë, ata thanë: "Mbytni djemtë e atyre që i besuan atij, e lini të jetojnë gratë e tyre, por dredhitë e tyre nuk qenë tjetër pos dështim".
40:25.
Dhe, kur ai u solli atyre të Vërtetën prej Nesh, ata thanë: “Vritini djemtë e atyre që i kanë besuar atij dhe lërini të gjalla vajzat e tyre!” Por kurthet e mohuesve janë të dënuara të dështojnë.
40:25.
Kur ai u solli atyre të vërtetën nga Ne, ata thanë: "Vrisni bijtë e atyre që kanë besuar me të dhe lini gjallë gratë e tyre." Por dredhitë e jobesimtarëve janë vetëm në humbje.
40:25.
FELEMMA XHA'EHUM BIL-HEKKI MIN 'INDINA KALU EKTULU 'EBNA'EL-LEDHINE 'AMENU ME'AHU WE ESTEHJU NISA'EHUM WE MA KEJDUL-KAFIRINE 'ILLA FI DELALIN
C
40:26.
Faraoni tha: "Më lini mua ta mbys Musain, e ai le ta thërrasë Zotin e vet, pse unë kam frikë se po ua ndryshon fenë tuaj, ose po nxit trazira në vend!"
40:26.
Faraoni tha: “Më lini ta vras Musain e ai le ta thërrasë në ndihmë Zotin e vet. Unë vërtet druhem mos ai do t'jua ndryshojë fenë tuaj ose do të shkaktojë trazira në Tokë”.
40:26.
Dhe Faraoni tha: "Më lini të vras Musain dhe ai le ta thërrasë Zotin e tij. Me të vërtetë, unë kam frikë se ai do të ndryshojë fenë tuaj ose se ai do të shkaktojë shkatërrim në tokë."
40:26.
WE KALE FIR'AWNU DHERUNI 'EKTUL MUSA WE LIED'U REBBEHU 'INNI 'EHAFU 'EN JUBEDDILE DINEKUM 'EW 'EN JUDHHIRE FIL-'ERDIL-FESADE
C
40:27.
Musai tha: "Unë i jam mbështetur Zotit tim dhe Zotit tuaj që të më mbrojë prej çdo kryeneçi, që nuk i beson ditës së përgjegjësisë!"
40:27.
Musai tha: “Unë i lutem Zotit Tim dhe Zotit tuaj për të më mbrojtur prej çdo mendjemadhi, që nuk beson në Ditën e Llogarisë”!
40:27.
Dhe Musai tha: "Me të vërtetë, unë kërkoj strehim te Zoti im dhe Zoti juaj nga çdo arrogant që nuk beson në Ditën e Llogarisë."
40:27.
WE KALE MUSA 'INNI 'UDHTU BIREBBI WE RABBIKUM MIN KULLI MUTEKEBBIRIN LA JU'UMINU BIJEWMIL-HISABI