Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 40:20. All-llahu gjykon me drejtësi, ndërsa ata që adhuronin tjetër pos Atij, ata nuk kanë në dorë të gjykojnë asgjë. All-llahu është Ai që dëgjon dhe sheh.
40:20. Ai gjykon me drejtësi, ndërsa idhujt të cilëve u luten, përveç Tij, nuk gjykojnë asgjë. Vërtet, Allahu dëgjon dhe sheh çdo gjë.
40:20. Dhe Allahu gjykon me drejtësi, ndërsa ata që ata i thërrasin përveç Tij nuk gjykojnë asgjë. Me të vërtetë, Allahu është Dëgjuesi, i Gjithëvëzhguesi.
40:20. WEL-LAHU JEKDI BIL-HEKKI WEL-LEDHINE JED'UNE MIN DUNIHI LA JEKDUNE BISHEJ'IN 'INNALL-LLAHE HUWE ES-SEMI'UL-BESIRU
C 40:21. A nuk udhëtuan ata nëpër tokë e të shohin se si ishte përfundimi i atyre që patën qenë para tyre? Ata ishin edhe më të fuqishëm se këta e edhe lanë më shumë gjurmë në tokë, po All-llahu i dënoi për shkak të mëkateve të tyre dhe nuk pat ndonjë që t'i mbrojë prej dënimit të All-llahut.
40:21. A nuk kanë udhëtuar ata nëpër botë, që të shohin se si ka qenë fundi i atyre që kanë jetuar më parë, kombe shumë herë më të fuqishëm dhe me më shumë gjurmë (përmendore, ndërtime) se këta? Allahu i dënoi për shkak të gjynaheve të tyre dhe ata nuk patën askënd që t'i mbronte prej dënimit të Allahut.
40:21. A nuk kanë udhëtuar ata në tokë dhe nuk kanë parë se si ishte fundi i atyre që ishin para tyre? Ata ishin më të fuqishëm se ata dhe lanë më shumë gjurmë në tokë. Por Allahu i kapi ata për shkak të mëkateve të tyre. Dhe ata nuk kishin asnjë mbrojtës nga Allahu.
40:21. 'EWE LEM JESIRU FIL-'ERDI FEJENDHURU KEJFE KANE 'AKIBETUL-LEDHINE KANU MIN KABLIHIM KANU HUM 'ESHEDDE MINHUM KUWETEN WE 'ATHAREN FIL-'ERDI FE'EHADHEHUMU ELLAHU BIDHUNUBIHIM WE MA KANE LEHUM MINI ELLAHI MIN WAKIN
C 40:22. E ai (dënim ishte) për arsye se ata i mohuan argumentet e qarta, të cilat ua sillnin të dërguarit e tyre, andaj All-llahu i shkatërroi. Ai vërtet është i fuqishëm, ndëshkues i ashpër.
40:22. Kjo ndodhi, sepse atyre u vinin të dërguarit me prova të qarta, por ata nuk u besonin, prandaj Allahu i dënoi. Vërtet që Ai është i Fuqishëm dhe ndëshkon ashpër.
40:22. Kjo ishte për shkak se atyre u erdhën të dërguarit e tyre me prova të qarta, por ata mohuan. Prandaj, Allahu i kapi ata. Me të vërtetë, Ai është i Fuqishmi, i Ashpri në ndëshkim.
40:22. DHALIKE BI'ENNEHUM KANET TE'TIHIM RUSULUHUM BIL-BEJJINATI FEKEFERU FE'EHADHEHUMU ELLAHU 'INNEHU KAWIJUN SHEDIDUL-'IKABI
C 40:23. Ne e kemi pas dërguar Musain me argumente e fakte të qarta,
40:23. Më parë Ne e dërguam Musain me mrekullitë Tona dhe me një autoritet të qartë
40:23. Dhe me të vërtetë, Ne dërguam Musain me shenjat Tona dhe një autoritet të qartë
40:23. WE LEKAD 'ERSELNA MUSA BI'AJATINA WE SULTANIN MUBININ
C 40:24. te Faraoni dhe te Hamani e Karuni, e ata i thanë: "Magjistar e gënjeshtar!"
40:24. te Faraoni, Hamani dhe Karuni, por ata thanë: “Ky është magjistar dhe gënjeshtar!”
40:24. Te Faraoni, Hamani dhe Karuni. Por ata thanë: "Ai është një magjistar, një gënjeshtar."
40:24. 'ILA FIR'AWNE WE HAMANE WE KARUNE FEKALU SAHIRUN KEDHDHABUN
C 40:25. Kur ua solli ai të vërtetën nga ana Jonë, ata thanë: "Mbytni djemtë e atyre që i besuan atij, e lini të jetojnë gratë e tyre, por dredhitë e tyre nuk qenë tjetër pos dështim".
40:25. Dhe, kur ai u solli atyre të Vërtetën prej Nesh, ata thanë: “Vritini djemtë e atyre që i kanë besuar atij dhe lërini të gjalla vajzat e tyre!” Por kurthet e mohuesve janë të dënuara të dështojnë.
40:25. Kur ai u solli atyre të vërtetën nga Ne, ata thanë: "Vrisni bijtë e atyre që kanë besuar me të dhe lini gjallë gratë e tyre." Por dredhitë e jobesimtarëve janë vetëm në humbje.
40:25. FELEMMA XHA'EHUM BIL-HEKKI MIN 'INDINA KALU EKTULU 'EBNA'EL-LEDHINE 'AMENU ME'AHU WE ESTEHJU NISA'EHUM WE MA KEJDUL-KAFIRINE 'ILLA FI DELALIN
C 40:26. Faraoni tha: "Më lini mua ta mbys Musain, e ai le ta thërrasë Zotin e vet, pse unë kam frikë se po ua ndryshon fenë tuaj, ose po nxit trazira në vend!"
40:26. Faraoni tha: “Më lini ta vras Musain e ai le ta thërrasë në ndihmë Zotin e vet. Unë vërtet druhem mos ai do t'jua ndryshojë fenë tuaj ose do të shkaktojë trazira në Tokë”.
40:26. Dhe Faraoni tha: "Më lini të vras Musain dhe ai le ta thërrasë Zotin e tij. Me të vërtetë, unë kam frikë se ai do të ndryshojë fenë tuaj ose se ai do të shkaktojë shkatërrim në tokë."
40:26. WE KALE FIR'AWNU DHERUNI 'EKTUL MUSA WE LIED'U REBBEHU 'INNI 'EHAFU 'EN JUBEDDILE DINEKUM 'EW 'EN JUDHHIRE FIL-'ERDIL-FESADE
C 40:27. Musai tha: "Unë i jam mbështetur Zotit tim dhe Zotit tuaj që të më mbrojë prej çdo kryeneçi, që nuk i beson ditës së përgjegjësisë!"
40:27. Musai tha: “Unë i lutem Zotit Tim dhe Zotit tuaj për të më mbrojtur prej çdo mendjemadhi, që nuk beson në Ditën e Llogarisë”!
40:27. Dhe Musai tha: "Me të vërtetë, unë kërkoj strehim te Zoti im dhe Zoti juaj nga çdo arrogant që nuk beson në Ditën e Llogarisë."
40:27. WE KALE MUSA 'INNI 'UDHTU BIREBBI WE RABBIKUM MIN KULLI MUTEKEBBIRIN LA JU'UMINU BIJEWMIL-HISABI
C 40:28. Një njeri besimtar nga familja e faraonit që e fshehte besimin e vet, tha: "A doni ta mbytni një njeri vetëm pse thotë Zoti im është All-llahu, derisa prej Zotit tuaj u ka sjellë argumente? Nëse ai është rrenës, për vete e ka rrenën, e nëse është i drejtë, juve do t'ju godasë diçka nga ajo që ai ua premton. S'ka dyshim se All-llahu nuk udhëzon në rrugë atë që e tejkalon dhe është rrenës.
40:28. Por një njeri besimtar, nga të afërmit e Faraonit, i cili fshihte besimin e vet, tha: “Vallë, do të vrisni një njeri vetëm se thotë Allahu është Zoti im”, ndërkohë që ai ju ka sjellë shenja të qarta prej Zotit tuaj?! Nëse është gënjeshtar, atij i përket dënimi i gënjeshtrës së vet e, nëse është i drejtë, atëherë juve do t'ju godasë diçka prej asaj me të cilën ju kërcënohet ai. Vërtet, Allahu nuk e udhëzon në rrugë të drejtë atë që e tepron me të këqija dhe është gënjeshtar.
40:28. Dhe një burrë besimtar nga familja e Faraonit, që e fshehu besimin e tij, tha: "A do të vrisni një burrë vetëm sepse ai thotë: 'Zoti im është Allahu,' ndërsa ai ju ka sjellë prova të qarta nga Zoti juaj? Dhe nëse ai është gënjeshtar, atëherë mbi të do të jetë gënjeshtra e tij. Por nëse ai është i sinqertë, atëherë disa nga ato që ai ju premton do t'ju godasin. Me të vërtetë, Allahu nuk udhëzon atë që është i tepruar dhe gënjeshtar."
40:28. WE KALE REXHULUN MU'UMINUN MIN 'ALI FIR'AWNE JEKTUMU 'IMANEHU 'ETEKTULUNE REXHULEN 'EN JEKULE RABBIJEL-LAHU WE KAD XHA'EKUM BIL-BEJJINATI MIN RABBIKUM WE 'IN JEKU KADHIBAN FE'ALEJHI KEDHIBUHU WE 'IN JEKU SADIKÆN JUSIBKUM BA'DUL-LEDHI JA'IDUKUM 'INNALL-LLAHE LA JEHDI MEN HUWE MUSRIFUN KEDHDHABUN
C 40:29. O populli im, sot pushteti është juaji në vend, po kush do të na mbrojë prej dënimit të All-llahut nëse ai na përfshin? " Faraoni tha: "Unë nuk kam mendim tjetër t'ju japë pos atij që ju thashë dhe nuk jam duke ua udhëzuar tjetër pos në rrugën e drejtë!"
40:29. O populli im, sot juve ju përket pushteti i Tokës, por kush do të na mbrojë nga dënimi e Allahut, kur ai të na bjerë neve?” Faraoni tha: “Unë ju tregoj vetëm atë që shoh dhe ju udhëzoj vetëm në rrugën e drejtë”.
40:29. O populli im, për ju është sot sundimi, duke qenë ju të lartësuar në tokë. Por kush do të na mbrojë ne nga ndëshkimi i Allahut nëse ai vjen mbi ne? Faraoni tha: Unë ju tregoj vetëm atë që shoh dhe ju udhëzoj vetëm në rrugën e drejtë.
40:29. JA KAWMI LEKUMUL-MULKUL-JEWME DHAHIRINE FIL-'ERDI FEMEN JENSURUNA MIN BE'SI ELLAHI 'IN XHA'ENA KALE FIR'AWNU MA 'URIKUM 'ILLA MA 'ERA WE MA 'EHDIKUM 'ILLA SEBILE ER-RESHADI
C 40:30. Ndërkaq, ai që kishte besuar tha: "O populli im, unë kam frikë për ju se po u gjen si i gjeti popujt e mëparshëm (grupet e mëparshme)!"
40:30. Atëherë, ai që ishte besimtar tha: “O populli im, unë druaj që do t'ju arrijë dënimi si popujve të mëparshëm,
40:30. Dhe ai që besonte tha: "O populli im, unë kam frikë për ju diçka të ngjashme me ditën e aleatëve."
40:30. WE KALEL-LEDHI 'AMENE JA KAWMI 'INNI 'EHAFU 'ALEJKUM MITHLE JEWMIL-'EHZABI