Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 38:76. Ai (Iblisi) tha: "Unë jam më i mirë prej tij, mua më ke krijuar nga zjarri, e atë e krijove nga balta!"
38:76. Iblisi tha: “Unë jam më i mirë se ai. Mua më ke krijuar prej zjarrit, kurse atë prej balte”.
38:76. Ai tha: "Unë jam më i mirë se ai. Ti më ke krijuar mua nga zjarri dhe atë e ke krijuar nga balta."
38:76. KALE 'ENA HAJRUN MINHU HALEKTENI MIN NARIN WE HALEKTEHU MIN TININ
C 38:77. (Zoti) Tha: "Dil pra prej tij (prej xhennetit), ti je i mallkuar.
38:77. Allahu tha: “Atëherë dil prej Xhenetit! Me të vërtetë, ti je i mallkuar
38:77. (Allahu) tha: "Prandaj, dil prej saj, sepse ti je i përjashtuar.
38:77. KALE FAHRUXH MINHA FE'INNEKE REXHIMUN
C 38:78. Dhe largimi prej mëshirës Sime ka për të përcjellë deri në ditën e gjykimit!"
38:78. dhe mallkimi Im do të jetë mbi ty deri në Ditën e Gjykimit”.
38:78. Dhe me të vërtetë, mallkimi Im është mbi ty deri në Ditën e Gjykimit."
38:78. WE 'INNE 'ALEJKE LA'NETI 'ILA JEWMI ED-DINI
C 38:79. Ai tha: "Zoti im, më jep afat deri në ditën e ringjalljes!"
38:79. Ai tha: “O Zoti im, më jep afat deri në ditën kur do të ringjallen ata!”
38:79. Ai tha: "Zoti im, më jep afat deri në ditën kur ata do të ringjallen."
38:79. KALE RABBI FE'ENDHIRNI 'ILA JEWMI JUB'ATHUNE
C 38:80. (Zoti) Tha: "Po, je prej atyre të afatizuarve,
38:80. Zoti tha: “Në të vërtetë, ty do të të jepet afat
38:80. (Allahu) tha: "Me të vërtetë, ti je nga ata që janë të afatizuar
38:80. KALE FE'INNEKE MINEL-MUNDHERINE
C 38:81. deri në kohën e ditës së caktuar!"
38:81. deri në një ditë të caktuar (kur i fryhet Surit për herë të parë)”.
38:81. Deri në ditën e kohës së caktuar."
38:81. 'ILA JEWMIL-WEKTIL-MA'LUMI
C 38:82. Ai tha: "Pasha madhërinë Tënde, kam për t'i shmangur prej rrugës së drejtë që të gjithë,
38:82. Ai tha: “Betohem në madhërinë Tënde se unë do t'i mashtroj ata të gjithë,
38:82. Ai tha: "Prandaj, pasha fuqinë Tënde, unë do t'i çoj të gjithë ata në devijim,
38:82. KALE FEBI'IZZETIKE LE'UGWIJENNEHUM 'EXHMA'INE
C 38:83. përveç atyre që janë të sinqertë nga robërit e Tu!"
38:83. përveç robërve të Tu të sinqertë!”
38:83. Përveç robërve të Tu të sinqertë.
38:83. 'ILLA 'IBADEKE MINHUMUL-MUHLESINE
C 38:84. (Zoti) Tha: "Pasha të vërtetën, e Unë e flas vetëm të vërtetën:
38:84. Zoti tha: “E vërteta është - dhe Unë them vetëm të vërtetën
38:84. (Allahu) tha: "Kjo është e vërteta, dhe Unë them të vërtetën,
38:84. KALE FALHEKKU WEL-HEKKA 'EKULU
C 38:85. Unë do ta mbush xhehennemin me ty dhe me të gjithë ata që vijnë pas teje!"
38:85. se, do ta mbush Xhehenemin me ty dhe me të gjithë ata që të pasojnë ty”!
38:85. Se me të vërtetë, Unë do ta mbush Xhehenemin me ty dhe me ata që të ndjekin nga ata të gjithë së bashku.
38:85. LE'EMLE'ENNE XHEHENNEME MINKE WE MIMMEN TEBI'AKE MINHUM 'EXHMA'INE
C 38:86. Thuaj (Muhammed): "Unë nuk kërkoj prej jush ndonjë shpërblim, dhe unë nuk jam prej atyre që bëjnë trillime".
38:86. Thuaj (o Muhamed): “Unë prej jush nuk kërkoj kurrfarë shpërblimi për këtë (Kuran) e as pretendoj të jem diçka që s'jam.
38:86. Thuaj: "Unë nuk kërkoj prej jush ndonjë shpërblim për këtë, dhe as nuk jam unë nga ata që po krijojnë gënjeshtra.
38:86. KUL MA 'ES'ELUKUM 'ALEJHI MIN 'EXHRIN WE MA 'ENA MINEL-MUTEKELLIFINE