U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
38:80.
(Zoti) Tha: "Po, je prej atyre të afatizuarve,
38:80.
Zoti tha: “Në të vërtetë, ty do të të jepet afat
38:80.
(Allahu) tha: "Me të vërtetë, ti je nga ata që janë të afatizuar
38:80.
KALE FE'INNEKE MINEL-MUNDHERINE
C
38:81.
deri në kohën e ditës së caktuar!"
38:81.
deri në një ditë të caktuar (kur i fryhet Surit për herë të parë)”.
38:81.
Deri në ditën e kohës së caktuar."
38:81.
'ILA JEWMIL-WEKTIL-MA'LUMI
C
38:82.
Ai tha: "Pasha madhërinë Tënde, kam për t'i shmangur prej rrugës së drejtë që të gjithë,
38:82.
Ai tha: “Betohem në madhërinë Tënde se unë do t'i mashtroj ata të gjithë,
38:82.
Ai tha: "Prandaj, pasha fuqinë Tënde, unë do t'i çoj të gjithë ata në devijim,
38:82.
KALE FEBI'IZZETIKE LE'UGWIJENNEHUM 'EXHMA'INE
C
38:83.
përveç atyre që janë të sinqertë nga robërit e Tu!"
38:83.
përveç robërve të Tu të sinqertë!”
38:83.
Përveç robërve të Tu të sinqertë.
38:83.
'ILLA 'IBADEKE MINHUMUL-MUHLESINE
C
38:84.
(Zoti) Tha: "Pasha të vërtetën, e Unë e flas vetëm të vërtetën:
38:84.
Zoti tha: “E vërteta është - dhe Unë them vetëm të vërtetën
38:84.
(Allahu) tha: "Kjo është e vërteta, dhe Unë them të vërtetën,
38:84.
KALE FALHEKKU WEL-HEKKA 'EKULU
C
38:85.
Unë do ta mbush xhehennemin me ty dhe me të gjithë ata që vijnë pas teje!"
38:85.
se, do ta mbush Xhehenemin me ty dhe me të gjithë ata që të pasojnë ty”!
38:85.
Se me të vërtetë, Unë do ta mbush Xhehenemin me ty dhe me ata që të ndjekin nga ata të gjithë së bashku.
38:85.
LE'EMLE'ENNE XHEHENNEME MINKE WE MIMMEN TEBI'AKE MINHUM 'EXHMA'INE
C
38:86.
Thuaj (Muhammed): "Unë nuk kërkoj prej jush ndonjë shpërblim, dhe unë nuk jam prej atyre që bëjnë trillime".
38:86.
Thuaj (o Muhamed): “Unë prej jush nuk kërkoj kurrfarë shpërblimi për këtë (Kuran) e as pretendoj të jem diçka që s'jam.
38:86.
Thuaj: "Unë nuk kërkoj prej jush ndonjë shpërblim për këtë, dhe as nuk jam unë nga ata që po krijojnë gënjeshtra.
38:86.
KUL MA 'ES'ELUKUM 'ALEJHI MIN 'EXHRIN WE MA 'ENA MINEL-MUTEKELLIFINE
C
38:87.
Ky (Kur'ani) nuk është tjetër vetëm se këshillë për botët.
38:87.
Në të vërtetë, ky Kuran është këshillë për tërë botën!
38:87.
Kjo nuk është asgjë tjetër veçse një përkujtim për botët.
38:87.
'IN HUWE 'ILLA DHIKRUN LIL'ALEMINE
C
38:88.
E ju gjithsesi do ta kuptoni pas pak kohe vërtetësinë e tij.
38:88.
Dhe ju me siguri që do ta merrni vesh të vërtetën shumë shpejt!”
38:88.
Dhe ju me siguri do ta dini njoftimin e tij pas një kohe."
38:88.
WE LETA'LEMUNNE NEBE'EHU BA'DE HININ
C
39:1.
Shpallja e librit është prej All-llahut, të gjithfuqishmit, të urtit.
39:1.
Ky Libër është shpallur nga Allahu i Plotfuqishëm dhe i Gjithëdijshëm!
39:1.
Zbritja e Librit është nga Allahu, i Fuqishmi, i Urtë.
39:1.
TENZILUL-KITABI MINEL-LAHIL-'AZIZIL-HEKIMI
C
39:2.
Ne ta shpallëm ty librin për hir të së vërtetës, andaj ti adhuroje All-llahun duke qenë i sinqertë në adhurimin e Tij!
39:2.
Njëmend, Ne ta kemi zbritur ty Librin me të vërtetën. Andaj adhuro vetëm Allahun me përkushtim të çiltër për Të!
39:2.
Me të vërtetë, Ne të kemi shpallur ty Librin me të vërtetën. Prandaj, adhuroje Allahun, duke qenë të sinqertë në fenë e Tij.
39:2.
'INNA 'ENZELNA 'ILEJKEL-KITABE BIL-HEKKI FA'BUDI ELLAHE MUHLISEN LEHU ED-DINE