Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 38:81. deri në kohën e ditës së caktuar!"
38:81. deri në një ditë të caktuar (kur i fryhet Surit për herë të parë)”.
38:81. Deri në ditën e kohës së caktuar."
38:81. 'ILA JEWMIL-WEKTIL-MA'LUMI
C 38:82. Ai tha: "Pasha madhërinë Tënde, kam për t'i shmangur prej rrugës së drejtë që të gjithë,
38:82. Ai tha: “Betohem në madhërinë Tënde se unë do t'i mashtroj ata të gjithë,
38:82. Ai tha: "Prandaj, pasha fuqinë Tënde, unë do t'i çoj të gjithë ata në devijim,
38:82. KALE FEBI'IZZETIKE LE'UGWIJENNEHUM 'EXHMA'INE
C 38:83. përveç atyre që janë të sinqertë nga robërit e Tu!"
38:83. përveç robërve të Tu të sinqertë!”
38:83. Përveç robërve të Tu të sinqertë.
38:83. 'ILLA 'IBADEKE MINHUMUL-MUHLESINE
C 38:84. (Zoti) Tha: "Pasha të vërtetën, e Unë e flas vetëm të vërtetën:
38:84. Zoti tha: “E vërteta është - dhe Unë them vetëm të vërtetën
38:84. (Allahu) tha: "Kjo është e vërteta, dhe Unë them të vërtetën,
38:84. KALE FALHEKKU WEL-HEKKA 'EKULU
C 38:85. Unë do ta mbush xhehennemin me ty dhe me të gjithë ata që vijnë pas teje!"
38:85. se, do ta mbush Xhehenemin me ty dhe me të gjithë ata që të pasojnë ty”!
38:85. Se me të vërtetë, Unë do ta mbush Xhehenemin me ty dhe me ata që të ndjekin nga ata të gjithë së bashku.
38:85. LE'EMLE'ENNE XHEHENNEME MINKE WE MIMMEN TEBI'AKE MINHUM 'EXHMA'INE
C 38:86. Thuaj (Muhammed): "Unë nuk kërkoj prej jush ndonjë shpërblim, dhe unë nuk jam prej atyre që bëjnë trillime".
38:86. Thuaj (o Muhamed): “Unë prej jush nuk kërkoj kurrfarë shpërblimi për këtë (Kuran) e as pretendoj të jem diçka që s'jam.
38:86. Thuaj: "Unë nuk kërkoj prej jush ndonjë shpërblim për këtë, dhe as nuk jam unë nga ata që po krijojnë gënjeshtra.
38:86. KUL MA 'ES'ELUKUM 'ALEJHI MIN 'EXHRIN WE MA 'ENA MINEL-MUTEKELLIFINE
C 38:87. Ky (Kur'ani) nuk është tjetër vetëm se këshillë për botët.
38:87. Në të vërtetë, ky Kuran është këshillë për tërë botën!
38:87. Kjo nuk është asgjë tjetër veçse një përkujtim për botët.
38:87. 'IN HUWE 'ILLA DHIKRUN LIL'ALEMINE
C 38:88. E ju gjithsesi do ta kuptoni pas pak kohe vërtetësinë e tij.
38:88. Dhe ju me siguri që do ta merrni vesh të vërtetën shumë shpejt!”
38:88. Dhe ju me siguri do ta dini njoftimin e tij pas një kohe."
38:88. WE LETA'LEMUNNE NEBE'EHU BA'DE HININ
C 39:1. Shpallja e librit është prej All-llahut, të gjithfuqishmit, të urtit.
39:1. Ky Libër është shpallur nga Allahu i Plotfuqishëm dhe i Gjithëdijshëm!
39:1. Zbritja e Librit është nga Allahu, i Fuqishmi, i Urtë.
39:1. TENZILUL-KITABI MINEL-LAHIL-'AZIZIL-HEKIMI
C 39:2. Ne ta shpallëm ty librin për hir të së vërtetës, andaj ti adhuroje All-llahun duke qenë i sinqertë në adhurimin e Tij!
39:2. Njëmend, Ne ta kemi zbritur ty Librin me të vërtetën. Andaj adhuro vetëm Allahun me përkushtim të çiltër për Të!
39:2. Me të vërtetë, Ne të kemi shpallur ty Librin me të vërtetën. Prandaj, adhuroje Allahun, duke qenë të sinqertë në fenë e Tij.
39:2. 'INNA 'ENZELNA 'ILEJKEL-KITABE BIL-HEKKI FA'BUDI ELLAHE MUHLISEN LEHU ED-DINE
C 39:3. Vini re! Adhurim i sinqertë është vetëm ai për All-llahun! Ndërsa ata që në vend të Tij adhurojnë miq të tjerë (duke thënë): Ne nuk i adhurojmë ata për tjetër, vetëm që të na afrojnë sa më afër All-llahut, s'ka dyshim se All-llahu do të gjykojë mes tyre për atë që ata ishin në kundërshtim. E, është e vërtetë se All-llahu nuk udhëzon në rrugë të drejtë atë që është rrenës, jobesimtar.
39:3. Vetëm Allahut i takon adhurimi i vërtetë. Sa për ata që marrin mbrojtës të tjerë, përveç Tij, duke thënë: “Ne u lutemi atyre vetëm që të na afrojnë tek Allahu”, Allahu me siguri që do t'i gjykojë për mospajtimet që kanë patur. Vërtet, Allahu nuk e udhëzon atë që është gënjeshtar e mohues.
39:3. Me të vërtetë, feja është vetëm për Allahun. Dhe ata që marrin përveç Tij mbrojtës thonë: "Ne i adhurojmë ata vetëm që ata të mund të na afrojnë më shumë te Allahu." Me të vërtetë, Allahu do të gjykojë mes tyre për atë që ata ishin në kundërshtim. Me të vërtetë, Allahu nuk e udhëzon atë që është gënjeshtar, mosbesimtar.
39:3. 'ELA LILLAHI ED-DINUL-HALISU WEL-LEDHINE ETTEHADHU MIN DUNIHI 'EWLIJA'E MA NA'BUDUHUM 'ILLA LIJUKARRIBUNA 'ILA ELLAHI ZULFA 'INNALL-LLAHE JEHKUMU BEJNEHUM FI MA HUM FIHI JEHTELIFUNE 'INNALL-LLAHE LA JEHDI MEN HUWE KADHIBUN KEFFARUN