U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
38:72.
dhe kur ta kem përsosur atë dhe t'i kem dhënë nga ana Ime shpirt, ju menjëherë përuljuni atij (në sexhde)".
38:72.
Kur t'i jap trajtë dhe t'i fryj prej shpirtit Tim, përuljuni në sexhde atij!”,
38:72.
Prandaj, kur ta kem formuar atë dhe t'i kem fryrë atij nga Shpirti Im, atëherë bini në sexhde për atë."
38:72.
FE'IDHA SEWWEJTUHU WE NEFEHTU FIHI MIN RUHI FEKA'U LEHU SAXHIDINE
C
38:73.
Engjëjt të gjithë së bashku iu përulën,
38:73.
të gjithë engjëjt së bashku u përulën në sexhde,
38:73.
Prandaj, engjëjt ranë në sexhde, të gjithë së bashku,
38:73.
FESEXHEDEL-MELA'IKETU KULLUHUM 'EXHMA'UNE
C
38:74.
përveç Iblisit që ishte kryelartë dhe që u bë prej jobesimtarëve.
38:74.
përveç Iblisit; ai u bë mendjemadh e një nga mohuesit.
38:74.
Përveç Iblisit. Ai u bë arrogant dhe ishte nga ata që mohuan.
38:74.
'ILLA 'IBLISE ESTEKBERE WE KANE MINEL-KAFIRINE
C
38:75.
(Zoti) Tha: "O Iblis, çka të pengoi ty t'i përulesh atij që Unë vetë e krijova? A bëre kryeneçësi, apo ke qenë prej atyre që shesin fodullëk?"
38:75.
Zoti tha: “O Iblis, ç'të pengoi ty që të mos përuleshe në sexhde para atij që e kam krijuar Vetë me duart e Mia? A mos u bëre mendjemadh apo mendon se je nga të lartët?”
38:75.
(Allahu) tha: "O Iblis, çfarë të ndaloi që të biesh në sexhde për atë që Unë krijova me duart e Mia? A je ti arrogant apo je nga ata që janë të lartësuar?"
38:75.
KALE JA 'IBLISU MA MENE'AKE 'EN TESXHUDE LIMA HALEKTU BIJEDEJJE 'ASTEKBERTE 'EM KUNTE MINEL-'ALINE
C
38:76.
Ai (Iblisi) tha: "Unë jam më i mirë prej tij, mua më ke krijuar nga zjarri, e atë e krijove nga balta!"
38:76.
Iblisi tha: “Unë jam më i mirë se ai. Mua më ke krijuar prej zjarrit, kurse atë prej balte”.
38:76.
Ai tha: "Unë jam më i mirë se ai. Ti më ke krijuar mua nga zjarri dhe atë e ke krijuar nga balta."
38:76.
KALE 'ENA HAJRUN MINHU HALEKTENI MIN NARIN WE HALEKTEHU MIN TININ
C
38:77.
(Zoti) Tha: "Dil pra prej tij (prej xhennetit), ti je i mallkuar.
38:77.
Allahu tha: “Atëherë dil prej Xhenetit! Me të vërtetë, ti je i mallkuar
38:77.
(Allahu) tha: "Prandaj, dil prej saj, sepse ti je i përjashtuar.
38:77.
KALE FAHRUXH MINHA FE'INNEKE REXHIMUN
C
38:78.
Dhe largimi prej mëshirës Sime ka për të përcjellë deri në ditën e gjykimit!"
38:78.
dhe mallkimi Im do të jetë mbi ty deri në Ditën e Gjykimit”.
38:78.
Dhe me të vërtetë, mallkimi Im është mbi ty deri në Ditën e Gjykimit."
38:78.
WE 'INNE 'ALEJKE LA'NETI 'ILA JEWMI ED-DINI
C
38:79.
Ai tha: "Zoti im, më jep afat deri në ditën e ringjalljes!"
38:79.
Ai tha: “O Zoti im, më jep afat deri në ditën kur do të ringjallen ata!”
38:79.
Ai tha: "Zoti im, më jep afat deri në ditën kur ata do të ringjallen."
38:79.
KALE RABBI FE'ENDHIRNI 'ILA JEWMI JUB'ATHUNE
C
38:80.
(Zoti) Tha: "Po, je prej atyre të afatizuarve,
38:80.
Zoti tha: “Në të vërtetë, ty do të të jepet afat
38:80.
(Allahu) tha: "Me të vërtetë, ti je nga ata që janë të afatizuar
38:80.
KALE FE'INNEKE MINEL-MUNDHERINE
C
38:81.
deri në kohën e ditës së caktuar!"
38:81.
deri në një ditë të caktuar (kur i fryhet Surit për herë të parë)”.
38:81.
Deri në ditën e kohës së caktuar."
38:81.
'ILA JEWMIL-WEKTIL-MA'LUMI
C
38:82.
Ai tha: "Pasha madhërinë Tënde, kam për t'i shmangur prej rrugës së drejtë që të gjithë,
38:82.
Ai tha: “Betohem në madhërinë Tënde se unë do t'i mashtroj ata të gjithë,
38:82.
Ai tha: "Prandaj, pasha fuqinë Tënde, unë do t'i çoj të gjithë ata në devijim,
38:82.
KALE FEBI'IZZETIKE LE'UGWIJENNEHUM 'EXHMA'INE