Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 38:70. Mua nuk më shpallet tjetër vetëm se, unë nuk jam tjetër pos një tërheqës i hapët i vërejtjes!
38:70. Mua më është shpallur se jam vetëm paralajmërues i qartë.”
38:70. Por mua më është shpallur vetëm se unë jam një paralajmërues i qartë."
38:70. 'IN JUHA 'ILEJJE 'ILLA 'ENNEMA 'ENA NEDHIRUN MUBINUN
C 38:71. Kur Zoti yt u tha engjëjve: "Unë po krijoj një njeri nga balta,
38:71. Kur Zoti yt u tha engjëjve: “Unë do të krijoj një njeri prej balte.
38:71. (Kujto) kur Zoti yt u tha engjëjve: "Me të vërtetë, Unë do të krijoj një qenie njerëzore nga balta.
38:71. 'IDH KALE REBBUKE LILMELA'IKETI 'INNI HALIKUN BESHEREN MIN TININ
C 38:72. dhe kur ta kem përsosur atë dhe t'i kem dhënë nga ana Ime shpirt, ju menjëherë përuljuni atij (në sexhde)".
38:72. Kur t'i jap trajtë dhe t'i fryj prej shpirtit Tim, përuljuni në sexhde atij!”,
38:72. Prandaj, kur ta kem formuar atë dhe t'i kem fryrë atij nga Shpirti Im, atëherë bini në sexhde për atë."
38:72. FE'IDHA SEWWEJTUHU WE NEFEHTU FIHI MIN RUHI FEKA'U LEHU SAXHIDINE
C 38:73. Engjëjt të gjithë së bashku iu përulën,
38:73. të gjithë engjëjt së bashku u përulën në sexhde,
38:73. Prandaj, engjëjt ranë në sexhde, të gjithë së bashku,
38:73. FESEXHEDEL-MELA'IKETU KULLUHUM 'EXHMA'UNE
C 38:74. përveç Iblisit që ishte kryelartë dhe që u bë prej jobesimtarëve.
38:74. përveç Iblisit; ai u bë mendjemadh e një nga mohuesit.
38:74. Përveç Iblisit. Ai u bë arrogant dhe ishte nga ata që mohuan.
38:74. 'ILLA 'IBLISE ESTEKBERE WE KANE MINEL-KAFIRINE
C 38:75. (Zoti) Tha: "O Iblis, çka të pengoi ty t'i përulesh atij që Unë vetë e krijova? A bëre kryeneçësi, apo ke qenë prej atyre që shesin fodullëk?"
38:75. Zoti tha: “O Iblis, ç'të pengoi ty që të mos përuleshe në sexhde para atij që e kam krijuar Vetë me duart e Mia? A mos u bëre mendjemadh apo mendon se je nga të lartët?”
38:75. (Allahu) tha: "O Iblis, çfarë të ndaloi që të biesh në sexhde për atë që Unë krijova me duart e Mia? A je ti arrogant apo je nga ata që janë të lartësuar?"
38:75. KALE JA 'IBLISU MA MENE'AKE 'EN TESXHUDE LIMA HALEKTU BIJEDEJJE 'ASTEKBERTE 'EM KUNTE MINEL-'ALINE
C 38:76. Ai (Iblisi) tha: "Unë jam më i mirë prej tij, mua më ke krijuar nga zjarri, e atë e krijove nga balta!"
38:76. Iblisi tha: “Unë jam më i mirë se ai. Mua më ke krijuar prej zjarrit, kurse atë prej balte”.
38:76. Ai tha: "Unë jam më i mirë se ai. Ti më ke krijuar mua nga zjarri dhe atë e ke krijuar nga balta."
38:76. KALE 'ENA HAJRUN MINHU HALEKTENI MIN NARIN WE HALEKTEHU MIN TININ
C 38:77. (Zoti) Tha: "Dil pra prej tij (prej xhennetit), ti je i mallkuar.
38:77. Allahu tha: “Atëherë dil prej Xhenetit! Me të vërtetë, ti je i mallkuar
38:77. (Allahu) tha: "Prandaj, dil prej saj, sepse ti je i përjashtuar.
38:77. KALE FAHRUXH MINHA FE'INNEKE REXHIMUN
C 38:78. Dhe largimi prej mëshirës Sime ka për të përcjellë deri në ditën e gjykimit!"
38:78. dhe mallkimi Im do të jetë mbi ty deri në Ditën e Gjykimit”.
38:78. Dhe me të vërtetë, mallkimi Im është mbi ty deri në Ditën e Gjykimit."
38:78. WE 'INNE 'ALEJKE LA'NETI 'ILA JEWMI ED-DINI
C 38:79. Ai tha: "Zoti im, më jep afat deri në ditën e ringjalljes!"
38:79. Ai tha: “O Zoti im, më jep afat deri në ditën kur do të ringjallen ata!”
38:79. Ai tha: "Zoti im, më jep afat deri në ditën kur ata do të ringjallen."
38:79. KALE RABBI FE'ENDHIRNI 'ILA JEWMI JUB'ATHUNE
C 38:80. (Zoti) Tha: "Po, je prej atyre të afatizuarve,
38:80. Zoti tha: “Në të vërtetë, ty do të të jepet afat
38:80. (Allahu) tha: "Me të vërtetë, ti je nga ata që janë të afatizuar
38:80. KALE FE'INNEKE MINEL-MUNDHERINE