U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
38:46.
Ne i pajisëm ata me një virtyt të posaçëm, me përkujtim ndaj botës tjetër.
38:46.
Ne u dhuruam atyre një virtyt të veçantë, që ta kenë gjithmonë në mend botën e ardhshme.
38:46.
Me të vërtetë, Ne i zgjodhëm ata për një cilësi të veçantë – përkujtimin e shtëpisë së botës tjetër.
38:46.
'INNA 'EHLESNAHUM BIHALISETIN DHIKRA ED-DARI
C
38:47.
S'ka dyshim se ata ishin te Ne prej të zgjedhurve më të mirë.
38:47.
Njëmend, ata janë tek Ne, nga njerëzit më të mirë e më të zgjedhur.
38:47.
Dhe me të vërtetë, ata janë te Ne nga të zgjedhurit, nga më të mirët.
38:47.
WE 'INNEHUM 'INDENA LEMINEL-MUSTEFEJNEL-'EHJARI
C
38:48.
Përkujto Ismailin, Eljesan, Dhelkiflin, që të gjithë prej të zgjedhurve.
38:48.
Kujtoje edhe Ismailin, Eljesain dhe Dhulkiflin. Të gjithë ata kanë qenë nga besimtarët e zgjedhur e të mirë.
38:48.
Dhe kujto Ismailin, Eljesan dhe Dhulkiflin. Dhe të gjithë ata ishin nga më të mirët.
38:48.
WE EDHKUR 'ISMA'ILE WEL-JESE'A WE DHAL-KIFLI WE KULLUN MINEL-'EHJARI
C
38:49.
Ky është një përkujtim. E është e sigurt se ata që janë të ruajtur, kanë një ardhmëri të mirë.
38:49.
Ky është një përkujtim. Vërtet, për njerëzit që ruhen nga gjynahet, ka kthim të mirë (në botën tjetër):
38:49.
Kjo është një përkujtim. Dhe me të vërtetë, për të përkushtuarit do të jetë një vend i mirë kthimi,
38:49.
HADHA DHIKRUN WE 'INNE LILMUTTEKINE LEHUSNE ME'ABIN
C
38:50.
Xhennetet e Adnit janë me dyer të hapura për ata.
38:50.
në kopshtet e Adnit, dyert e të cilit janë të hapura për ta.
38:50.
Kopshte të përhershme, dyert e të cilave janë të hapura për ta.
38:50.
XHENNATI 'ADNIN MUFETTEHETEN LEHUMUL-'EBWABU
C
38:51.
Aty do të jenë të mbështetur në kolltukë dhe kërkojnë pemë e pije të llojeve të ndryshme.
38:51.
Aty do të prehen e do të kënaqen me pemë dhe pije të llojllojshme.
38:51.
Aty ata do të mbështeten, duke kërkuar fruta të bollshme dhe pije.
38:51.
MUTTEKI'INE FIHA JED'UNE FIHA BIFAKIHETIN KETHIRETIN WE SHERABIN
C
38:52.
Ata kanë pranë vetes (hyri) sypërulura të një moshe.
38:52.
Pranë tyre do të ketë hyrie të dëlira e moshatare që nuk shikojnë anash.
38:52.
Dhe me ta do të jenë shoqëruese me shikime të ulura, të një moshe të njëjtë.
38:52.
WE 'INDEHUM KASIRATUT-TERFI 'ETRABUN
C
38:53.
Këto janë ato që premtoheshit për ditën e llogarisë.
38:53.
Kjo ju është premtuar për Ditën e Llogarisë.
38:53.
Kjo është ajo që ju është premtuar për Ditën e Llogarisë.
38:53.
HADHA MA TU'ADUNE LIJEWMIL-HISABI
C
38:54.
Ky është furnizimi Ynë, i cili nuk ka të mbaruar.
38:54.
Këto janë, njëmend, begatitë Tona që nuk kanë të sosur!
38:54.
Kjo është furnizimi Ynë; për të nuk do të ketë asnjë fund.
38:54.
'INNE HADHA LERIZKUNA MA LEHU MIN NEFADIN
C
38:55.
Kjo është kështu. E sa u përket atyre që nuk besuan, ata kanë një ardhmëri shumë të keqe,
38:55.
Kjo është kështu (për besimtarët). Kurse për njerëzit e pabindur, do të ketë vërtet një kthim të keq
38:55.
Kështu do të jetë. Dhe për ata që bëjnë të keqen do të jetë një vendbanim i keq,
38:55.
HADHA WE 'INNE LILTTAGINE LESHERRE ME'ABIN
C
38:56.
xhehennemin që do të hidhen në të, e sa djep i shëmtuar është ai.
38:56.
në Xhehenem, ku do të digjen. Eh, sa vendqëndrim i shëmtuar që është ai!
38:56.
Xhehenemi, të cilin ata do ta kenë për të hyrë. Sa vendbanim i keq!
38:56.
XHEHENNEME JESLEWNEHA FEBI'SEL-MIHADU