Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 38:50. Xhennetet e Adnit janë me dyer të hapura për ata.
38:50. në kopshtet e Adnit, dyert e të cilit janë të hapura për ta.
38:50. Kopshte të përhershme, dyert e të cilave janë të hapura për ta.
38:50. XHENNATI 'ADNIN MUFETTEHETEN LEHUMUL-'EBWABU
C 38:51. Aty do të jenë të mbështetur në kolltukë dhe kërkojnë pemë e pije të llojeve të ndryshme.
38:51. Aty do të prehen e do të kënaqen me pemë dhe pije të llojllojshme.
38:51. Aty ata do të mbështeten, duke kërkuar fruta të bollshme dhe pije.
38:51. MUTTEKI'INE FIHA JED'UNE FIHA BIFAKIHETIN KETHIRETIN WE SHERABIN
C 38:52. Ata kanë pranë vetes (hyri) sypërulura të një moshe.
38:52. Pranë tyre do të ketë hyrie të dëlira e moshatare që nuk shikojnë anash.
38:52. Dhe me ta do të jenë shoqëruese me shikime të ulura, të një moshe të njëjtë.
38:52. WE 'INDEHUM KASIRATUT-TERFI 'ETRABUN
C 38:53. Këto janë ato që premtoheshit për ditën e llogarisë.
38:53. Kjo ju është premtuar për Ditën e Llogarisë.
38:53. Kjo është ajo që ju është premtuar për Ditën e Llogarisë.
38:53. HADHA MA TU'ADUNE LIJEWMIL-HISABI
C 38:54. Ky është furnizimi Ynë, i cili nuk ka të mbaruar.
38:54. Këto janë, njëmend, begatitë Tona që nuk kanë të sosur!
38:54. Kjo është furnizimi Ynë; për të nuk do të ketë asnjë fund.
38:54. 'INNE HADHA LERIZKUNA MA LEHU MIN NEFADIN
C 38:55. Kjo është kështu. E sa u përket atyre që nuk besuan, ata kanë një ardhmëri shumë të keqe,
38:55. Kjo është kështu (për besimtarët). Kurse për njerëzit e pabindur, do të ketë vërtet një kthim të keq
38:55. Kështu do të jetë. Dhe për ata që bëjnë të keqen do të jetë një vendbanim i keq,
38:55. HADHA WE 'INNE LILTTAGINE LESHERRE ME'ABIN
C 38:56. xhehennemin që do të hidhen në të, e sa djep i shëmtuar është ai.
38:56. në Xhehenem, ku do të digjen. Eh, sa vendqëndrim i shëmtuar që është ai!
38:56. Xhehenemi, të cilin ata do ta kenë për të hyrë. Sa vendbanim i keq!
38:56. XHEHENNEME JESLEWNEHA FEBI'SEL-MIHADU
C 38:57. Ky është ujë i valë dhe i ndyrë; le ta shijojnë atë!
38:57. Kjo i pret ata! Le ta shijojnë ujin e valuar dhe të qelbët
38:57. Kjo është kështu. Prandaj, le ta shijojnë atë, një ujë të valë dhe një qelb të dhimbshëm.
38:57. HADHA FELJEDHUKUHU HEMIMUN WE GASSAKUN
C 38:58. I presin edhe dënime të tjera të llojllojta sikurse ai.
38:58. dhe të tjera mundime të llojllojshme, të ngjashme me to.
38:58. Dhe të tjerë të llojit të ngjashëm në çifte.
38:58. WE 'AHARU MIN SHEKLIHI 'EZWAXHUN
C 38:59. Ky është një grumbull që bashkohet me ju (u thonë engjëjt parisë): "Mos paçin komoditet as mirëseardhje (thonë paria)!" Ata janë që do të digjen në zjarr.
38:59. Ne do t'u themi prijësve të jobesimtarëve: “Ky është një grumbull bashkë me ju. Nuk ka mirëseardhje për ta. Me siguri që ata do të digjen në zjarr!”
38:59. (Do t'u thuhet atyre): "Kjo është një turmë që hyn me ju. Nuk ka mirëseardhje për ta. Me të vërtetë, ata do të hyjnë në zjarr."
38:59. HADHA FEWXHUN MUKTEHIMUN ME'AKUM LA MERHEBEN BIHIM 'INNEHUM SALU EN-NARI
C 38:60. Ata (të shtypurit) thonë: "Jo, juve mos u qoftë as mirëseardhja, as komoditeti; ju jeni që na e përgatitët këtë!" Sa vendqëndrim i keq është!
38:60. Pasuesit jobesimtarë do t'u thonë prijësve të tyre: “Ah, ju mos paçit çlirim e as qetësi! Ju na keni sjellë në këtë gjendje! Eh, sa strehim i keq është ky!”
38:60. Ata do të thonë: "Jo, por nuk ka mirëseardhje për ju. Me të vërtetë, ju na e çuat këtë. Prandaj, sa vend i keq është!"
38:60. KALU BEL 'ENTUM LA MERHEBEN BIKUM 'ENTUM KADDEMTUMUHU LENA FEBI'SEL-KARARU