Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 38:43. E nga mëshira Jonë dhe mësim për ata që kanë të menduar, Ne ia falëm familjen e tij dhe po aq sa ishin ata.
38:43. Ne ia kthyem atij familjen dhe dy herë më tepër, si mëshirë prej Nesh dhe këshillim për mendarët.
38:43. Dhe Ne ia dhamë atij familjen e tij dhe njësoj si ata me ta, nga një mëshirë nga Ne dhe si një përkujtim për ata që kanë mendje.
38:43. WE WEHEBNA LEHU 'EHLEHU WE MITHLEHUM ME'AHUM REHMETEN MINNA WE DHIKRA LI'WLIL-'ELBABI
C 38:44. E merre me dorën tënde një deng thupra dhe bjeri me të, e mos e thyej betimin! Vërtet, Ne e gjetëm atë të durueshëm. Sa rob shumë i mirë ishte ai dhe i kthyer te Zoti.
38:44. (Ne i thamë atij): “Merr me dorën tënde një tufë thuprash e bjeri lehtë me to (gruas tënde) dhe mos e shkel betimin tënd!” Ne e gjetëm atë të durueshëm, rob të mrekullueshëm. Ai kthehej vazhdimisht me pendesë tek Zoti!
38:44. (Dhe Ne i thamë atij): "Merr një grusht bar dhe godit me të dhe mos e thy betimin tënd." Me të vërtetë, Ne e gjetëm atë të durueshëm. Sa i shkëlqyer ishte robi! Me të vërtetë, ai ishte i kthyer (te Allahu).
38:44. WE HUDH BIJEDIKE DIGTHEN FADRIB BIHI WE LA TEHNETH 'INNA WE XHEDNAHU SABIRAN NI'MEL-'ABDU 'INNEHU 'EWWABUN
C 38:45. Përkujto robërit tanë Ibrahimin, Is'hakun, Jakubin që ishin të fortë në zbatimin e detyrave dhe largpamës në fe.
38:45. Kujto robërit Tanë: Ibrahimin, Is'hakun dhe Jakubin, të fortë (në besim) dhe largpamës.
38:45. Dhe kujto robërit Tanë, Ibrahimin, Is'hakun dhe Jakubin, zotërues të forcës dhe të vizionit.
38:45. WE EDHKUR 'IBADENA 'IBRAHIME WE 'ISHAKA WE JA'KUBE 'ULIL-'EJDI WEL-'EBSARI
C 38:46. Ne i pajisëm ata me një virtyt të posaçëm, me përkujtim ndaj botës tjetër.
38:46. Ne u dhuruam atyre një virtyt të veçantë, që ta kenë gjithmonë në mend botën e ardhshme.
38:46. Me të vërtetë, Ne i zgjodhëm ata për një cilësi të veçantë – përkujtimin e shtëpisë së botës tjetër.
38:46. 'INNA 'EHLESNAHUM BIHALISETIN DHIKRA ED-DARI
C 38:47. S'ka dyshim se ata ishin te Ne prej të zgjedhurve më të mirë.
38:47. Njëmend, ata janë tek Ne, nga njerëzit më të mirë e më të zgjedhur.
38:47. Dhe me të vërtetë, ata janë te Ne nga të zgjedhurit, nga më të mirët.
38:47. WE 'INNEHUM 'INDENA LEMINEL-MUSTEFEJNEL-'EHJARI
C 38:48. Përkujto Ismailin, Eljesan, Dhelkiflin, që të gjithë prej të zgjedhurve.
38:48. Kujtoje edhe Ismailin, Eljesain dhe Dhulkiflin. Të gjithë ata kanë qenë nga besimtarët e zgjedhur e të mirë.
38:48. Dhe kujto Ismailin, Eljesan dhe Dhulkiflin. Dhe të gjithë ata ishin nga më të mirët.
38:48. WE EDHKUR 'ISMA'ILE WEL-JESE'A WE DHAL-KIFLI WE KULLUN MINEL-'EHJARI
C 38:49. Ky është një përkujtim. E është e sigurt se ata që janë të ruajtur, kanë një ardhmëri të mirë.
38:49. Ky është një përkujtim. Vërtet, për njerëzit që ruhen nga gjynahet, ka kthim të mirë (në botën tjetër):
38:49. Kjo është një përkujtim. Dhe me të vërtetë, për të përkushtuarit do të jetë një vend i mirë kthimi,
38:49. HADHA DHIKRUN WE 'INNE LILMUTTEKINE LEHUSNE ME'ABIN
C 38:50. Xhennetet e Adnit janë me dyer të hapura për ata.
38:50. në kopshtet e Adnit, dyert e të cilit janë të hapura për ta.
38:50. Kopshte të përhershme, dyert e të cilave janë të hapura për ta.
38:50. XHENNATI 'ADNIN MUFETTEHETEN LEHUMUL-'EBWABU
C 38:51. Aty do të jenë të mbështetur në kolltukë dhe kërkojnë pemë e pije të llojeve të ndryshme.
38:51. Aty do të prehen e do të kënaqen me pemë dhe pije të llojllojshme.
38:51. Aty ata do të mbështeten, duke kërkuar fruta të bollshme dhe pije.
38:51. MUTTEKI'INE FIHA JED'UNE FIHA BIFAKIHETIN KETHIRETIN WE SHERABIN
C 38:52. Ata kanë pranë vetes (hyri) sypërulura të një moshe.
38:52. Pranë tyre do të ketë hyrie të dëlira e moshatare që nuk shikojnë anash.
38:52. Dhe me ta do të jenë shoqëruese me shikime të ulura, të një moshe të njëjtë.
38:52. WE 'INDEHUM KASIRATUT-TERFI 'ETRABUN
C 38:53. Këto janë ato që premtoheshit për ditën e llogarisë.
38:53. Kjo ju është premtuar për Ditën e Llogarisë.
38:53. Kjo është ajo që ju është premtuar për Ditën e Llogarisë.
38:53. HADHA MA TU'ADUNE LIJEWMIL-HISABI