Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 38:11. (Ata janë) Një ushtri e grupacioneve që është aty, ajo është e thyer.
38:11. Grupi i tyre (mekasve) është vetëm një prej ushtrive, të cilat do të shpartallohen.
38:11. Ata janë një ushtri atje e mposhtur nga aleanca.
38:11. XHUNDUN MA HUNALIKE MEHZUMUN MINEL-'EHZABI
C 38:12. Përgënjeshtruan para tyre populli i Nuhut, Adi dhe Faraoni i ngrehinave të mëdha.
38:12. Edhe para tyre ka përgënjeshtruar populli i Nuhut, fisi Ad dhe Faraoni - njeriu i hunjve (ku torturonte njerëzit),
38:12. Populli i Nuhut dhe Adi dhe Faraoni i shtyllave të mëdha përgënjeshtruan para tyre,
38:12. KEDHDHEBET KABLEHUM KAWMU NUHIN WE 'ADUN WE FIR'AWNU DHUL-'EWTADI
C 38:13. (Përgënjeshtruan) Edhe Themudi, edhe populli i Lutit dhe banorët e Ejkes. Ato ishin grupacione (kundërshtare)
38:13. por edhe fisi Themud, edhe populli i Lutit, edhe banorët e Ejketit; ata ishin vërtet ushtri të fuqishme.
38:13. Dhe Themudi dhe populli i Lutut dhe banorët e Pyllit – ata ishin aleanca të përbashkëta.
38:13. WE THEMUDU WE KAWMU LUTIN WE 'ESHABUL-'EJKETI 'ULA'IKEL-'EHZABU
C 38:14. Secili prej tyre përgënjeshtroi të dërguarit, andaj i gjeti dënimi Im.
38:14. Të gjithë ata i quajtën të dërguarit gënjeshtarë, andaj e merituan dënimin Tim.
38:14. Asnjë prej tyre nuk përgënjeshtroi përveçse të dërguarit Tanë e ndëshkuan.
38:14. 'IN KULLUN 'ILLA KEDHDHEBE ER-RUSULE FEHEKKA 'IKABI
C 38:15. Po edhe këta nuk janë duke pritur tjetër vetëm se një ushtimë që nuk ka të përsëritur.
38:15. Kurse këta (mekasit) presin vetëm një britmë (fryrjen e parë të bririt) që nuk do të pushojë.
38:15. Dhe këta nuk presin asgjë tjetër përveçse një britmë të vetme, për të cilën nuk ka asnjë vonesë.
38:15. WE MA JENDHURU HA'UULA' 'ILLA SEJHETEN WAHIDETEN MA LEHA MIN FEWAKIN
C 38:16. Ata edhe thanë: "Zoti ynë, ngutna pjesën tonë para ditës së përgjegjësisë (të gjykimit)!"
38:16. Ata thonë: “O Zoti ynë, shpejtona pjesën tonë (të dënimit) para Ditës së Llogarisë!”
38:16. Dhe ata thonë: "Zoti ynë, përshpejtoje për ne pjesën tonë para Ditës së Llogarisë."
38:16. WE KALU REBBENA 'AXHXHIL LENA KITTENA KABLE JEWMIL-HISABI
C 38:17. Ti duro ndaj asaj që thonë ata, dhe përkujto robin Tonë Davudin, të fuqishmin (në fé e trup), vërtet ai gjithnjë i drejtohej All-llahut.
38:17. Ti duroje atë që thonë ata dhe kujtoje robin Tonë të fuqishëm, Daudin, që përherë i drejtohej Zotit.
38:17. Bëhu i durueshëm për atë që ata thonë, dhe kujto robin Tonë, Davudin, zotëruesin e forcës. Me të vërtetë, ai ishte i kthyer (te Allahu).
38:17. ESBIR 'ALA MA JEKULUNE WE EDHKUR 'ABDENA DAWUDE DHAL-'EJDI 'INNEHU 'EWWABUN
C 38:18. Ne ia nënshtruam kodrat që së bashku me të bënin tesbihë mbrëmje e mëngjes,
38:18. Ne ia nënshtruam malet që, bashkë me të, t'i luteshin Allahut, në mbrëmje dhe në mëngjes,
38:18. Me të vërtetë, Ne ia nënshtruam malet atij për të lavdëruar bashkë me të në mbrëmje dhe agim.
38:18. 'INNA SEHHARNAL-XHIBALE ME'AHU JUSEBBIHNE BIL-'ASHIJI WEL-'ISHRAKI
C 38:19. Edhe shpezët e tubuara, të gjitha, vetëm Atij i ishin drejtuar.
38:19. edhe shpendët e tubuar. Të gjithë i drejtoheshin Atij.
38:19. Dhe zogjtë të grumbulluar. Të gjithë iu kthyen Atij.
38:19. WET-TEJRE MEHSHURETEN KULLUN LEHU 'EWWABUN
C 38:20. Ne ia forcuam edhe sundimin atij, i dhamë mençuri dhe aftësi në gjykime.
38:20. Ne ia forcuam mbretërinë dhe i dhamë mençuri e dijeni për të gjykuar.
38:20. Dhe Ne e forcuam mbretërinë e tij dhe i dhamë atij urtësi dhe vendosmëri në të folur.
38:20. WE SHEDEDNA MULKEHU WE 'ATEJNAHUL-HIKMETE WE FESLEL-HITABI
C 38:21. A të ka arritur lajmi i palëve ndërgjykuese, kur kaluan prej së larti në dhomën ku lutej.
38:21. A e ke dëgjuar historinë e dy kundërshtarëve, që hipën mbi murin e faltores së tij?
38:21. Dhe a të ka ardhur ty tregimi i atyre dy kundërshtarëve, kur ata u ngjitën mbi murin e dhomës së tij?
38:21. WE HEL 'ETAKE NEBE'UL-HASMI 'IDH TESEWWERUL-MIHRABE