Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 38:7. Ne nuk kemi dëgjuar diçka të këtillë në popullin (në fenë) e fundit; kjo nuk është tjetër, pos një trillim!
38:7. Këtë (monoteizëm) nuk e kemi dëgjuar në fenë e fundit (fenë e krishterë). Ky është vetëm një trillim i gënjeshtërt.
38:7. Ne nuk kemi dëgjuar për këtë në fenë e mëparshme. Kjo nuk është asgjë tjetër veçse një trillim.
38:7. MA SEMI'NA BIHEDHA FIL-MILLETIL-'AHIRETI 'IN HADHA 'ILLA EHTILAKUN
C 38:8. A mos atij, nga mesi ynë, iu zbrit Kur'ani? Jo, por ata janë në dyshim ndaj Kur'anit Tim, por edhe për shkak se ende nuk e kanë shijuar dënimin Tim.
38:8. Pse, vetëm atij i është shpallur Fjala e Allahut ndërmjet nesh?!” Po, ata dyshojnë në Këshillën Time, sepse ende nuk e kanë provuar dënimin Tim.
38:8. A është për ne që të zbritet përkujtimi mbi të nga mesi ynë?" Jo, por ata janë në dyshim për Përkujtimin Tim. Jo, por ata ende nuk e kanë shijuar ndëshkimin Tim.
38:8. 'E'UUNZILE 'ALEJHI EDH-DHIKRU MIN BEJNINA BEL HUM FI SHEKKIN MIN DHIKRI BEL LEMMA JEDHUKU 'ADHABI
C 38:9. A mos ata i kanë depot e mëshirës së Zotit tënd, Ngadhënjyesit, Dhuruesit!
38:9. A mos vallë, ata kanë në dorë thesaret e mëshirës së Zotit tënd, të Plotfuqishmit, Dhuruesit?!
38:9. Apo ata kanë thesarin e mëshirës së Zotit tënd, të Gjithëfuqishmit, të Dhuruesit?
38:9. 'EM 'INDEHUM HAZA'INU REHMETI RABBIKEL-'AZIZIL-WEHHABI
C 38:10. A mos është i tyre pushteti i qiejve e i tokës dhe çka ka ndërmjet tyre? Pra, le të rreken me shkaqet (deri në qiell e të komandojnë)!
38:10. Apo i tyre është pushteti i qiejve, i Tokës dhe ç'ka midis tyre?! Atëherë le të ngjiten me litar (në qiell).
38:10. Apo është për ta sundimi i qiejve dhe tokës dhe i gjithçkaje midis tyre? Atëherë le të ngjiten me ndonjë shkallë!
38:10. 'EM LEHUM MULKU ES-SEMAWATI WEL-'ERDI WE MA BEJNEHUMA FELJERTEKU FIL-'ESBABI
C 38:11. (Ata janë) Një ushtri e grupacioneve që është aty, ajo është e thyer.
38:11. Grupi i tyre (mekasve) është vetëm një prej ushtrive, të cilat do të shpartallohen.
38:11. Ata janë një ushtri atje e mposhtur nga aleanca.
38:11. XHUNDUN MA HUNALIKE MEHZUMUN MINEL-'EHZABI
C 38:12. Përgënjeshtruan para tyre populli i Nuhut, Adi dhe Faraoni i ngrehinave të mëdha.
38:12. Edhe para tyre ka përgënjeshtruar populli i Nuhut, fisi Ad dhe Faraoni - njeriu i hunjve (ku torturonte njerëzit),
38:12. Populli i Nuhut dhe Adi dhe Faraoni i shtyllave të mëdha përgënjeshtruan para tyre,
38:12. KEDHDHEBET KABLEHUM KAWMU NUHIN WE 'ADUN WE FIR'AWNU DHUL-'EWTADI
C 38:13. (Përgënjeshtruan) Edhe Themudi, edhe populli i Lutit dhe banorët e Ejkes. Ato ishin grupacione (kundërshtare)
38:13. por edhe fisi Themud, edhe populli i Lutit, edhe banorët e Ejketit; ata ishin vërtet ushtri të fuqishme.
38:13. Dhe Themudi dhe populli i Lutut dhe banorët e Pyllit – ata ishin aleanca të përbashkëta.
38:13. WE THEMUDU WE KAWMU LUTIN WE 'ESHABUL-'EJKETI 'ULA'IKEL-'EHZABU
C 38:14. Secili prej tyre përgënjeshtroi të dërguarit, andaj i gjeti dënimi Im.
38:14. Të gjithë ata i quajtën të dërguarit gënjeshtarë, andaj e merituan dënimin Tim.
38:14. Asnjë prej tyre nuk përgënjeshtroi përveçse të dërguarit Tanë e ndëshkuan.
38:14. 'IN KULLUN 'ILLA KEDHDHEBE ER-RUSULE FEHEKKA 'IKABI
C 38:15. Po edhe këta nuk janë duke pritur tjetër vetëm se një ushtimë që nuk ka të përsëritur.
38:15. Kurse këta (mekasit) presin vetëm një britmë (fryrjen e parë të bririt) që nuk do të pushojë.
38:15. Dhe këta nuk presin asgjë tjetër përveçse një britmë të vetme, për të cilën nuk ka asnjë vonesë.
38:15. WE MA JENDHURU HA'UULA' 'ILLA SEJHETEN WAHIDETEN MA LEHA MIN FEWAKIN
C 38:16. Ata edhe thanë: "Zoti ynë, ngutna pjesën tonë para ditës së përgjegjësisë (të gjykimit)!"
38:16. Ata thonë: “O Zoti ynë, shpejtona pjesën tonë (të dënimit) para Ditës së Llogarisë!”
38:16. Dhe ata thonë: "Zoti ynë, përshpejtoje për ne pjesën tonë para Ditës së Llogarisë."
38:16. WE KALU REBBENA 'AXHXHIL LENA KITTENA KABLE JEWMIL-HISABI
C 38:17. Ti duro ndaj asaj që thonë ata, dhe përkujto robin Tonë Davudin, të fuqishmin (në fé e trup), vërtet ai gjithnjë i drejtohej All-llahut.
38:17. Ti duroje atë që thonë ata dhe kujtoje robin Tonë të fuqishëm, Daudin, që përherë i drejtohej Zotit.
38:17. Bëhu i durueshëm për atë që ata thonë, dhe kujto robin Tonë, Davudin, zotëruesin e forcës. Me të vërtetë, ai ishte i kthyer (te Allahu).
38:17. ESBIR 'ALA MA JEKULUNE WE EDHKUR 'ABDENA DAWUDE DHAL-'EJDI 'INNEHU 'EWWABUN