U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
38:6.
Paria nga mesi i tyre shkoi duke i thënë njëri-tjetrit: vazhdoni të jeni të qëndrueshëm në adhurimin e zotave tuaj, pse kjo është një gjë e kurdisur.
38:6.
Paria e tyre largohet, duke thënë: “Mos ia vini veshin dhe qëndroni të durueshëm pranë zotave tuaj! Kjo është puna që duhet bërë vërtet.
38:6.
Dhe të parët e tyre shkuan duke thënë: "Shkoni dhe qëndroni të vendosur në zotat tuaj. Me të vërtetë, kjo është diçka që dëshirohet.
38:6.
WE ENTELEKAL-MELE'U MINHUM 'ENI EMSHU WE ESBIRU 'ALA 'ALIHETIKUM 'INNE HADHA LESHEJ'UN JURADU
C
38:7.
Ne nuk kemi dëgjuar diçka të këtillë në popullin (në fenë) e fundit; kjo nuk është tjetër, pos një trillim!
38:7.
Këtë (monoteizëm) nuk e kemi dëgjuar në fenë e fundit (fenë e krishterë). Ky është vetëm një trillim i gënjeshtërt.
38:7.
Ne nuk kemi dëgjuar për këtë në fenë e mëparshme. Kjo nuk është asgjë tjetër veçse një trillim.
38:7.
MA SEMI'NA BIHEDHA FIL-MILLETIL-'AHIRETI 'IN HADHA 'ILLA EHTILAKUN
C
38:8.
A mos atij, nga mesi ynë, iu zbrit Kur'ani? Jo, por ata janë në dyshim ndaj Kur'anit Tim, por edhe për shkak se ende nuk e kanë shijuar dënimin Tim.
38:8.
Pse, vetëm atij i është shpallur Fjala e Allahut ndërmjet nesh?!” Po, ata dyshojnë në Këshillën Time, sepse ende nuk e kanë provuar dënimin Tim.
38:8.
A është për ne që të zbritet përkujtimi mbi të nga mesi ynë?" Jo, por ata janë në dyshim për Përkujtimin Tim. Jo, por ata ende nuk e kanë shijuar ndëshkimin Tim.
38:8.
'E'UUNZILE 'ALEJHI EDH-DHIKRU MIN BEJNINA BEL HUM FI SHEKKIN MIN DHIKRI BEL LEMMA JEDHUKU 'ADHABI
C
38:9.
A mos ata i kanë depot e mëshirës së Zotit tënd, Ngadhënjyesit, Dhuruesit!
38:9.
A mos vallë, ata kanë në dorë thesaret e mëshirës së Zotit tënd, të Plotfuqishmit, Dhuruesit?!
38:9.
Apo ata kanë thesarin e mëshirës së Zotit tënd, të Gjithëfuqishmit, të Dhuruesit?
38:9.
'EM 'INDEHUM HAZA'INU REHMETI RABBIKEL-'AZIZIL-WEHHABI
C
38:10.
A mos është i tyre pushteti i qiejve e i tokës dhe çka ka ndërmjet tyre? Pra, le të rreken me shkaqet (deri në qiell e të komandojnë)!
38:10.
Apo i tyre është pushteti i qiejve, i Tokës dhe ç'ka midis tyre?! Atëherë le të ngjiten me litar (në qiell).
38:10.
Apo është për ta sundimi i qiejve dhe tokës dhe i gjithçkaje midis tyre? Atëherë le të ngjiten me ndonjë shkallë!
38:10.
'EM LEHUM MULKU ES-SEMAWATI WEL-'ERDI WE MA BEJNEHUMA FELJERTEKU FIL-'ESBABI
C
38:11.
(Ata janë) Një ushtri e grupacioneve që është aty, ajo është e thyer.
38:11.
Grupi i tyre (mekasve) është vetëm një prej ushtrive, të cilat do të shpartallohen.
38:11.
Ata janë një ushtri atje e mposhtur nga aleanca.
38:11.
XHUNDUN MA HUNALIKE MEHZUMUN MINEL-'EHZABI
C
38:12.
Përgënjeshtruan para tyre populli i Nuhut, Adi dhe Faraoni i ngrehinave të mëdha.
38:12.
Edhe para tyre ka përgënjeshtruar populli i Nuhut, fisi Ad dhe Faraoni - njeriu i hunjve (ku torturonte njerëzit),
38:12.
Populli i Nuhut dhe Adi dhe Faraoni i shtyllave të mëdha përgënjeshtruan para tyre,
38:12.
KEDHDHEBET KABLEHUM KAWMU NUHIN WE 'ADUN WE FIR'AWNU DHUL-'EWTADI
C
38:13.
(Përgënjeshtruan) Edhe Themudi, edhe populli i Lutit dhe banorët e Ejkes. Ato ishin grupacione (kundërshtare)
38:13.
por edhe fisi Themud, edhe populli i Lutit, edhe banorët e Ejketit; ata ishin vërtet ushtri të fuqishme.
38:13.
Dhe Themudi dhe populli i Lutut dhe banorët e Pyllit – ata ishin aleanca të përbashkëta.
38:13.
WE THEMUDU WE KAWMU LUTIN WE 'ESHABUL-'EJKETI 'ULA'IKEL-'EHZABU
C
38:14.
Secili prej tyre përgënjeshtroi të dërguarit, andaj i gjeti dënimi Im.
38:14.
Të gjithë ata i quajtën të dërguarit gënjeshtarë, andaj e merituan dënimin Tim.
38:14.
Asnjë prej tyre nuk përgënjeshtroi përveçse të dërguarit Tanë e ndëshkuan.
38:14.
'IN KULLUN 'ILLA KEDHDHEBE ER-RUSULE FEHEKKA 'IKABI
C
38:15.
Po edhe këta nuk janë duke pritur tjetër vetëm se një ushtimë që nuk ka të përsëritur.
38:15.
Kurse këta (mekasit) presin vetëm një britmë (fryrjen e parë të bririt) që nuk do të pushojë.
38:15.
Dhe këta nuk presin asgjë tjetër përveçse një britmë të vetme, për të cilën nuk ka asnjë vonesë.
38:15.
WE MA JENDHURU HA'UULA' 'ILLA SEJHETEN WAHIDETEN MA LEHA MIN FEWAKIN
C
38:16.
Ata edhe thanë: "Zoti ynë, ngutna pjesën tonë para ditës së përgjegjësisë (të gjykimit)!"
38:16.
Ata thonë: “O Zoti ynë, shpejtona pjesën tonë (të dënimit) para Ditës së Llogarisë!”
38:16.
Dhe ata thonë: "Zoti ynë, përshpejtoje për ne pjesën tonë para Ditës së Llogarisë."
38:16.
WE KALU REBBENA 'AXHXHIL LENA KITTENA KABLE JEWMIL-HISABI