U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
36:15.
Ata (fshatarët) thanë: "Ju nuk jeni tjetër, vetëm se njerëz sikurse ne dhe se All-llahu nuk u ka shpallur asgjë; ju nuk jeni tjetër vetëm se rrenacakë.
36:15.
Banorët u thanë: “Ju jeni vetëm njerëz si ne, e i Gjithëmëshirshmi nuk ju ka shpallur asgjë; ju vetëm gënjeni”.
36:15.
Ata thanë: "Ju nuk jeni asgjë tjetër veçse njerëz si ne. Dhe i Gjithëmëshirshmi nuk ka shpallur asgjë. Ju nuk jeni asgjë tjetër veçse gënjeshtarë."
36:15.
KALU MA 'ENTUM 'ILLA BESHERUN MITHLUNA WE MA 'ENZELE ER-REHMANU MIN SHEJ'IN 'IN 'ENTUM 'ILLA TEKDHIBUNE
C
36:16.
Ata thanë: "Zoti ynë e di se me të vërtetë ne jemi të dërguar te ju.
36:16.
Ata u përgjigjën: “Zoti ynë e di që ne jemi vërtet të dërguar te ju
36:16.
Ata thanë: "Zoti ynë e di se ne jemi me të vërtetë të dërguar te ju.
36:16.
KALU REBBUNA JA'LEMU 'INNA 'ILEJKUM LEMURSELUNE
C
36:17.
Dhe ne nuk jemi të obliguar për tjetër, përveç t'ju kumtojmë ashtu qartë".
36:17.
dhe kemi detyrë vetëm që të shpallim qartë”.
36:17.
Dhe mbi ne nuk është asgjë tjetër veçse një shpallje e qartë."
36:17.
WE MA 'ALEJNA 'ILLAL-BELAGUL-MUBINU
C
36:18.
Ata (fshatarët) thanë: "Ne parandiejmë kob me ju dhe nëse nuk tërhiqeni, ne do t'ju gurëzojmë dhe do të përjetoni ndëshkim të idhët prej nesh".
36:18.
Banorët thanë: “Ne parandiejmë fatkeqësi nga ju. Nëse nuk tërhiqeni, do t'ju gurëzojmë dhe me siguri do t'ju godasë një dënim i dhembshëm prej nesh”.
36:18.
Ata thanë: "Me të vërtetë, ne ndjejmë ogur të keq për ju. Nëse nuk ndaloni, ne me siguri do t'ju gurëzojmë dhe një ndëshkim i dhimbshëm do t'ju prekë nga ne."
36:18.
KALU 'INNA TETEJJERNA BIKUM LE'IN LEM TENTEHU LENERXHUMENNEKUM WE LEJEMESSENNEKUM MINNA 'ADHABUN 'ELIMUN
C
36:19.
Ata (të dërguarit) thanë: "Fati i keq është i juaji, a pse u këshilluat, a (na kërcënoheni)? Jo, por ju jeni popull i shfrenuar!"
36:19.
Ata u përgjigjën: “Fatkeqësia, që ju ndollët, mund të vijë vetëm nga vetja juaj. Vallë, për shkak se po ju këshillojmë, na kërcënoni?! Ju jeni popull që kaloni çdo lloj kufiri.”
36:19.
Ata thanë: "Oguri juaj është me ju. A thua jeni të paralajmëruar? Jo, por ju jeni një popull që kaloni kufijtë."
36:19.
KALU TA'IRUKUM ME'AKUM 'E'IN DHUKKIRTUM BEL 'ENTUM KAWMUN MUSRIFUNE
C
36:20.
Dhe prej skajit më të largët të qytetit erdhi një njeri që ngutej e tha: "O populli im, dëgjoni të dërguarit!"
36:20.
Dhe nga skajet e qytetit erdhi një njeri, duke nxituar dhe tha: “O populli im, ndiqni të dërguarit!
36:20.
Dhe nga skaji i qytetit erdhi një burrë duke nxituar. Ai tha: "O populli im, ndiqni të dërguarit.
36:20.
WE XHA'E MIN 'EKSAL-MEDINETI REXHULUN JES'A KALE JA KAWMI ETTEBI'UL-MURSELINE
C
36:21.
Dëgjoni atë që nuk kërkon prej jush ndonjë shpërblim dhe janë udhërrëfyes!
36:21.
Ndiqni ata, që nuk kërkojnë prej jush kurrfarë shpërblimi e që janë në rrugë të drejtë!
36:21.
Ndiqni ata që nuk kërkojnë nga ju asnjë shpërblim dhe që janë të udhëzuar.
36:21.
ETTEBI'U MEN LA JES'ELUKUM 'EXHREN WE HUM MUHTEDUNE
C
36:22.
E, ç'kam unë që të mos e adhuroj atë që më krijoi dhe te Ai ktheheni.
36:22.
Përse të mos e adhuroj Atë, i Cili më ka krijuar e tek i Cili do të ktheheni të gjithë?
36:22.
Dhe pse të mos e adhuroj Atë që më ka krijuar dhe te i Cili ju do të ktheheni?
36:22.
WE MA LIJE LA 'A'BUDUL-LEDHI FETERENI WE 'ILEJHI TURXHA'UNE
C
36:23.
A do të pranoj zota të tjerë pos Atij, e nëse do Mëshiruesi të më godasë me ndonjë të keqe, ndërmjetësimi i tyre nuk do të më vlejë asgjë, e as që do të më shpëtojnë.
36:23.
Vallë, përse duhet të adhuroj zota të tjerë përveç Tij? Nëse i Gjithëmëshirshmi do të dëshironte të më godiste me ndonjë të keqe, ndërmjetësimi i atyre (zotave) nuk do të më sillte kurrfarë dobie e as që do të mund të më shpëtonin.
36:23.
A të marr unë përveç Tij zota? Nëse i Gjithëmëshirshmi do të më dëmtojë, ndërmjetësimi i tyre nuk do të më vlejë asgjë dhe as nuk do të më shpëtojnë.
36:23.
'E'ETTEHIDHU MIN DUNIHI 'ALIHETEN 'IN JURIDNI ER-REHMANU BIDURRIN LA TUGNI 'ANNI SHEFA'ATUHUM SHEJ'EN WE LA JUNKIDHUNI
C
36:24.
Unë do të jem atëherë në një humbje të hapët.
36:24.
Atëherë, unë do të isha me siguri në humbje të dukshme.
36:24.
Me të vërtetë, atëherë unë do të isha në një humbje të qartë.
36:24.
'INNI 'IDHEN LEFI DELALIN MUBININ
C
36:25.
Unë i kam besuar Zotit tuaj, pra më dëgjoni!"
36:25.
Unë i kam besuar Zotit tuaj, andaj, më dëgjoni!”
36:25.
Me të vërtetë, unë besoj në Zotin tuaj, prandaj dëgjoni mua."
36:25.
'INNI 'AMENTU BIREBBIKUM FASMA'UNI