U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
35:4.
Po, nëse ty të konsiderojnë rrenacak, edhe të dërguarit para teje kanë qenë të përgënjeshtruar, po vetëm te All-llahu kthehen çështjet.
35:4.
Nëse ata të quajnë ty gënjeshtar edhe para teje të dërguar të tjerë i kanë quajtur gënjeshtarë; tek Allahu kthehen të gjitha punët.
35:4.
Dhe nëse ata të përgënjeshtrojnë ty, atëherë me të vërtetë, të dërguarit para teje janë përgënjeshtruar gjithashtu. Dhe te Allahu kthehen të gjitha çështjet.
35:4.
WE 'IN JUKEDHDHIBUKE FEKAD KUDHDHIBET RUSULUN MIN KABLIKE WE 'ILA ELLAHI TURXHA'UL-'UMURU
C
35:5.
O ju njerëz, s'ka dyshim se premtimi i All-llahut është i vërtetë, pra të mos u mashtrojë juve jeta e kësaj bote dhe të mos u mashtrojë juve ndaj All-llahut ai i mashtruari (shejtani).
35:5.
O njerëz! Pa dyshim, premtimi i Allahut (Dita e Gjykimit) është i vërtetë, prandaj të mos ju mashtrojë kurrsesi jeta e kësaj bote dhe të mos ju mashtrojë djalli për Allahun.
35:5.
O njerëz, me të vërtetë, premtimi i Allahut është i vërtetë. Prandaj, mos lejoni që jeta e kësaj bote t'ju mashtrojë dhe as mos lejoni që mashtruesi (Shejtani) t'ju mashtrojë për Allahun.
35:5.
JA 'EJJUHA EN-NASU 'INNE WA'DEL-LAHI HEKKUN FELA TEGURRENNEKUMUL-HEJA ETU ED-DUNJA WE LA JEGURRENNEKUM BILLAHIL-GARURU
C
35:6.
Djalli është armik i juaji, pra edhe ju konsiderojeni armik, ai e thërret atë grupin e vet, vetëm për t'i bërë banues të zjarrit.
35:6.
Me të vërtetë, djalli është armik për ju, andaj vështrojeni si armik! Ai vetëm i josh ithtarët e vet, që të bëhen shokë të zjarrit të përflakur.
35:6.
Me të vërtetë, Shejtani është armiku juaj, prandaj trajtojeni atë si armik. Ai i thërret ata që janë ithtarët e tij vetëm që të jenë banorët e zjarrit.
35:6.
'INNE ESH-SHEJTANE LEKUM 'ADUWUN FE ETTEHIDHUHU 'ADUWEN 'INNEMA JED'U HIZBEHU LIJEKUNU MIN 'ESHABI ES-SA'IRI
C
35:7.
Ata që nuk besuan kanë një dënim të ashpër, e ata që besuan dhe bënë vepra të mira, ata kanë falje (të mëkateve) dhe shpërblim të madh.
35:7.
Për ata që nuk besojnë, ka dënim të rëndë, kurse për ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, ka falje dhe shpërblim të madh.
35:7.
Për ata që nuk besojnë do të jetë një ndëshkim i ashpër, dhe për ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira do të jetë falje dhe një shpërblim i madh.
35:7.
EL-LEDHINE KEFERU LEHUM 'ADHABUN SHEDIDUN WEL-LEDHINE 'AMENU WE 'AMILU ES-SALIHATI LEHUM MEGFIRETUN WE 'EXHRUN KEBIRUN
C
35:8.
A atij që vepra e vet e keqe i është hijeshuar dhe e sheh si të mirë (a është i njëjtë me atë që i largohet asaj)? Në të vërtetë, All-llahu e largon nga e vërteta atë që do dhe Ai e udhëzon atë që do, andaj ti (Muhammed) mos shkatërro veten me dëshpërim për ta, All-llahu e di shumë mirë atë që bëjnë ata.
35:8.
A është ai, që veprat e veta të këqija i duken të mira (si ai që është i udhëzuar në rrugën e drejtë)? Me të vërtetë, Allahu shpie në humbje kë të dojë dhe udhëzon në rrugë të drejtë kë të dojë. Ti mos e shqetëso veten deri në shkatërrim për humbjen e tyre! Allahu është vërtet i Gjithëdijshëm për atë që bëjnë ata.
35:8.
A është ai të cilit i janë zbukuruar veprat e tij të këqija dhe i duken ato të mira (si ai që është i udhëzuar)? Me të vërtetë, Allahu e lë të devijojë atë që Ai do dhe Ai udhëzon atë që Ai do. Prandaj, mos u shkatërro nga pikëllimi për ta. Me të vërtetë, Allahu është i Dijshëm për atë që ata bëjnë.
35:8.
'EFEMEN ZUJJINE LEHU SU'U 'AMELIHI FERE'AHU HESENEN FE'INNALL-LLAHE JUDILLU MEN JESHA'U WE JEHDI MEN JESHA'U FELA TEDH/HEB NEFSUKE 'ALEJHIM HESERATIN 'INNALL-LLAHE 'ALIMUN BIMA JESNA'UNE
C
35:9.
All-llahu është Ai që i lëshon erërat, e ato i lëkundin retë dhe Ne i derdhim ato në një vend të thatë dhe me atë ujitje e ngjallim tokën pas vdekjes së saj. Ja, kështu është ringjallja.
35:9.
Allahu është ai që i dërgon erërat, të cilat lëvizin retë. Ne i drejtojmë ato në viset e vdekura e, nëpërmjet tyre gjallërojmë tokën, pasi ka qenë e shkretë. Kështu do të jetë edhe ringjallja.
35:9.
Dhe Allahu është Ai që dërgon erërat, dhe ato lëvizin retë. Pastaj Ne i drejtojmë ato në një tokë të vdekur, dhe me to Ne e gjallërojmë tokën pas vdekjes së saj. Kështu do të jetë ringjallja.
35:9.
WEL-LAHUL-LEDHI 'ERSELE ER-RIJAHE FETUTHIRU SEHABEN FESUKNAHU 'ILA BELEDIN MEJJITIN FE'EHJEJNA BIHIL-'ERDE BA'DE MEWTIHA KEDHALIKE EN-NUSHURU
C
35:10.
Kush e dëshiron krenarinë (le ta dijë), e tërë krenaria i takon All-llahut (pra le të kërkojë prej Tij), te Ai ngrihet fjala e mirë (besimi) dhe veprimi i mirë, e Ai i pranon. E ata që përgatitin dredhira të këqija, për ata është një dënim i rëndë dhe dredhia e tyre është e zhdukur.
35:10.
Kush dëshiron lavdi e pushtet, ta dijë se e gjithë lavdia e pushteti i takojnë Allahut. Tek Ai ngjiten fjalët e bukura, ndërsa veprën e mirë Ai e ngre Vetë. Sa i përket atyre që kurdisin të këqija, ata do të kenë dënim të rëndë dhe dredhitë e tyre do të dështojnë.
35:10.
Kushdo që dëshiron madhështi, atëherë të gjitha madhështitë i përkasin Allahut. Tek Ai ngrihet fjala e mirë, dhe Ai e ngre veprën e mirë. Dhe ata që kurdisin të këqija, për ta do të jetë një ndëshkim i ashpër, dhe kurdisja e tyre do të dështojë.
35:10.
MEN KANE JURIDUL-'IZZETE FELILLAHIL-'IZZETU XHEMI'EN 'ILEJHI JES'ADUL-KELIMUT-TEJJIBU WEL-'AMELU ES-SALIHU JERFA'UHU WEL-LEDHINE JEMKURUNE ES-SEJJI'ATI LEHUM 'ADHABUN SHEDIDUN WE MEKRU 'ULA'IKE HUWE JEBURU
C
35:11.
All-llahu ju krijoi prej dheu, mandej prej një pike uji, e pastaj ju bëri çift. E asnjë femër nuk bart e as nuk lind ndryshe, vetëm se me dijen e Tij, dhe nuk i jepet kujt të jetojë gjatë ose t'i shkurtohet jeta e tij, vetëm se ajo është e shënuar në Libër (Levhi Mahfudh), e kjo për All-llahun është lehtë.
35:11.
Allahu ju ka krijuar së pari prej dheut (Ademin), pastaj (pasardhësit e tij i ka krijuar) nga pika e farës dhe më në fund ju ka bërë çifte. Dhe asnjë femër nuk mbetet shtatzënë e as nuk lind pa dijeninë e Tij. Jeta e askujt nuk zgjatet e as nuk shkurtohet pa qenë e shënuar në Libër. Me të vërtetë, kjo për Allahun është e lehtë!
35:11.
Dhe Allahu ju krijoi ju nga dheu, pastaj nga një pikë uji, pastaj Ai ju bëri palë (burrë dhe grua). Dhe asnjë grua nuk mbart dhe as nuk lind përveçse me dijen e Tij. Dhe asnjë jetë nuk zgjatet dhe as nuk shkurtohet përveçse është në një libër. Me të vërtetë, kjo është e lehtë për Allahun.
35:11.
WEL-LAHU HALEKAKUM MIN TURABIN THUMME MIN NUTFETIN THUMME XHE'ALEKUM 'EZWAXHEN WE MA TEHMILU MIN 'UNTHA WE LA TEDA'U 'ILLA BI'ILMIHI WE MA JU'AMMERU MIN MU'AMMERIN WE LA JUNKASU MIN 'UMURIHI 'ILLA FI KITABIN 'INNE DHALIKE 'ALA ELLAHI JESIRUN
C
35:12.
E nëse janë të njëjtë dy dete; ky i ëmbël shuan etjen dhe pirja e tij është e lehtë, e ky tjetri i njelmëti djeg. E prej secilit ju hani mish të freskët, nxirrni stoli që i mbani; e i sheh anijet se si çajnë ujin për të kërkuar të mirat e Tij. Ashtu që ju të falënderoni.
35:12.
Edhe dy detet (llojet e ujit) nuk janë të njëjta: njëri është i ëmbël e i këndshëm dhe uji i pihet me shije, kurse tjetri është i njelmët dhe i hidhët. Ju ushqeheni me mish të njomë prej të dyve dhe prej tyre nxirrni stolitë që mbani. Shikoni anijet si çajnë ujin, ndërsa ju lundroni me to për të kërkuar nga dhuntitë e Tij. Ndoshta ju bëheni falënderues.
35:12.
Dhe dy detet nuk janë të njëjta. Njëri është i ëmbël, i këndshëm dhe i pijshëm, dhe tjetri është i kripur dhe i hidhur. Dhe nga secili prej tyre ju hani mish të freskët dhe nxirrni stoli që i vishni. Dhe ti sheh anijet që çajnë përmes tyre që ju të mund të kërkoni nga mirësia e Tij dhe që ju të mund të jeni mirënjohës.
35:12.
WE MA JESTEWIL-BEHRANI HADHA 'ADHBUN FURATUN SA'IGUN SHERABUHU WE HEDHA MILHUN 'UXHAXHUN WE MIN KULLIN TE'KULUNE LEHMEN TERIJAN WE TESTEHRIXHUNE HILJETEN TELBESUNEHA WE TERAL-FULKE FIHI MEWAHIRE LITEBTEGU MIN FEDLIHI WE LE'ALLEKUM TESHKURUNE
C
35:13.
Ai është që zgjat natën në pjesë të ditës dhe e zgjat ditën në pjesë të natës, i nënshtroi diellin dhe hënën që secili lëviz (udhëton) deri në afatin e caktuar. Ky është All-llahu, Zoti juaj, i tërë sundimin është i Tij, e ata që i lutni në vend të Tij, nuk posedojnë as sa një cipë (e hurmave, fije).
35:13.
Ai e bën natën të kalojë në ditë dhe ditën të kalojë në natë. Ai i ka nënshtruar Diellin dhe Hënën, kështu që secili lëviz për një kohë të caktuar. Ky është Allahu, Zoti juaj. Pushteti është i Tij! Kurse ata që ju i adhuroni krahas Tij, nuk zotërojnë as sa cipa e bërthamës së hurmës.
35:13.
Ai e bën natën të hyjë në ditë dhe ditën të hyjë në natë, dhe Ai ka nënshtruar diellin dhe hënën, secila duke lundruar për një afat të caktuar. Kjo është Allahu, Zoti juaj. Për Të është sundimi. Dhe ata që thërrisni përveç Tij nuk kanë ndonjë pjesë në asgjë.
35:13.
JULIXHUL-LEJLE FI EN-NEHARI WE JULIXHU EN-NEHARE FIL-LEJLI WE SEHHARE ESH-SHEMSE WEL-KAMERE KULLUN JEXHRI LI'XHELIN MUSEMMEN DHELIKUMU ELLAHU REBBUKUM LEHUL-MULKU WEL-LEDHINE TED'UNE MIN DUNIHI MA JEMLIKUNE MIN KITMIRIN
C
35:14.
Nëse ata i thërritni, ata nuk dëgjojnë thirrjen tuaj, po të zëmë se dëgjojnë, nuk mund t'ju përgjigjen juve në ditën e kijametit, ata do ta mohojnë adhurimin tuaj ndaj tyre. E askush nuk të informon ty si i Dijshmi (All-llahu).
35:14.
Nëse ju u luteni atyre, ata nuk e dëgjojnë lutjen tuaj, por edhe sikur ta dëgjonin, nuk do t'ju përgjigjeshin. Në Ditën e Kiametit, ata do ta mohojnë adhurimin që u bënit atyre. Askush nuk mund të të njoftojë ty (o Muhamed) ashtu si Ai që është i Gjithëdijshëm.
35:14.
Nëse i thërrisni ata, ata nuk e dëgjojnë thirrjen tuaj. Dhe sikur të dëgjonin, ata nuk do t'ju përgjigjeshin. Dhe ditën e Ringjalljes ata do ta mohojnë shoqërimin tuaj me ta. Dhe askush nuk mund të të informojë si Ai që është i Gjithëdijshmi.
35:14.
'IN TED'UHUM LA JESMA'U DU'A'EKUM WE LEW SEMI'U MA ESTEXHABU LEKUM WE JEWMEL-KIJAMETI JEKFURUNE BISHIRKIKUM WE LA JUNEBBI'UKE MITHLU HABIRIN