Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 35:9. All-llahu është Ai që i lëshon erërat, e ato i lëkundin retë dhe Ne i derdhim ato në një vend të thatë dhe me atë ujitje e ngjallim tokën pas vdekjes së saj. Ja, kështu është ringjallja.
35:9. Allahu është ai që i dërgon erërat, të cilat lëvizin retë. Ne i drejtojmë ato në viset e vdekura e, nëpërmjet tyre gjallërojmë tokën, pasi ka qenë e shkretë. Kështu do të jetë edhe ringjallja.
35:9. Dhe Allahu është Ai që dërgon erërat, dhe ato lëvizin retë. Pastaj Ne i drejtojmë ato në një tokë të vdekur, dhe me to Ne e gjallërojmë tokën pas vdekjes së saj. Kështu do të jetë ringjallja.
35:9. WEL-LAHUL-LEDHI 'ERSELE ER-RIJAHE FETUTHIRU SEHABEN FESUKNAHU 'ILA BELEDIN MEJJITIN FE'EHJEJNA BIHIL-'ERDE BA'DE MEWTIHA KEDHALIKE EN-NUSHURU
C 35:10. Kush e dëshiron krenarinë (le ta dijë), e tërë krenaria i takon All-llahut (pra le të kërkojë prej Tij), te Ai ngrihet fjala e mirë (besimi) dhe veprimi i mirë, e Ai i pranon. E ata që përgatitin dredhira të këqija, për ata është një dënim i rëndë dhe dredhia e tyre është e zhdukur.
35:10. Kush dëshiron lavdi e pushtet, ta dijë se e gjithë lavdia e pushteti i takojnë Allahut. Tek Ai ngjiten fjalët e bukura, ndërsa veprën e mirë Ai e ngre Vetë. Sa i përket atyre që kurdisin të këqija, ata do të kenë dënim të rëndë dhe dredhitë e tyre do të dështojnë.
35:10. Kushdo që dëshiron madhështi, atëherë të gjitha madhështitë i përkasin Allahut. Tek Ai ngrihet fjala e mirë, dhe Ai e ngre veprën e mirë. Dhe ata që kurdisin të këqija, për ta do të jetë një ndëshkim i ashpër, dhe kurdisja e tyre do të dështojë.
35:10. MEN KANE JURIDUL-'IZZETE FELILLAHIL-'IZZETU XHEMI'EN 'ILEJHI JES'ADUL-KELIMUT-TEJJIBU WEL-'AMELU ES-SALIHU JERFA'UHU WEL-LEDHINE JEMKURUNE ES-SEJJI'ATI LEHUM 'ADHABUN SHEDIDUN WE MEKRU 'ULA'IKE HUWE JEBURU
C 35:11. All-llahu ju krijoi prej dheu, mandej prej një pike uji, e pastaj ju bëri çift. E asnjë femër nuk bart e as nuk lind ndryshe, vetëm se me dijen e Tij, dhe nuk i jepet kujt të jetojë gjatë ose t'i shkurtohet jeta e tij, vetëm se ajo është e shënuar në Libër (Levhi Mahfudh), e kjo për All-llahun është lehtë.
35:11. Allahu ju ka krijuar së pari prej dheut (Ademin), pastaj (pasardhësit e tij i ka krijuar) nga pika e farës dhe më në fund ju ka bërë çifte. Dhe asnjë femër nuk mbetet shtatzënë e as nuk lind pa dijeninë e Tij. Jeta e askujt nuk zgjatet e as nuk shkurtohet pa qenë e shënuar në Libër. Me të vërtetë, kjo për Allahun është e lehtë!
35:11. Dhe Allahu ju krijoi ju nga dheu, pastaj nga një pikë uji, pastaj Ai ju bëri palë (burrë dhe grua). Dhe asnjë grua nuk mbart dhe as nuk lind përveçse me dijen e Tij. Dhe asnjë jetë nuk zgjatet dhe as nuk shkurtohet përveçse është në një libër. Me të vërtetë, kjo është e lehtë për Allahun.
35:11. WEL-LAHU HALEKAKUM MIN TURABIN THUMME MIN NUTFETIN THUMME XHE'ALEKUM 'EZWAXHEN WE MA TEHMILU MIN 'UNTHA WE LA TEDA'U 'ILLA BI'ILMIHI WE MA JU'AMMERU MIN MU'AMMERIN WE LA JUNKASU MIN 'UMURIHI 'ILLA FI KITABIN 'INNE DHALIKE 'ALA ELLAHI JESIRUN
C 35:12. E nëse janë të njëjtë dy dete; ky i ëmbël shuan etjen dhe pirja e tij është e lehtë, e ky tjetri i njelmëti djeg. E prej secilit ju hani mish të freskët, nxirrni stoli që i mbani; e i sheh anijet se si çajnë ujin për të kërkuar të mirat e Tij. Ashtu që ju të falënderoni.
35:12. Edhe dy detet (llojet e ujit) nuk janë të njëjta: njëri është i ëmbël e i këndshëm dhe uji i pihet me shije, kurse tjetri është i njelmët dhe i hidhët. Ju ushqeheni me mish të njomë prej të dyve dhe prej tyre nxirrni stolitë që mbani. Shikoni anijet si çajnë ujin, ndërsa ju lundroni me to për të kërkuar nga dhuntitë e Tij. Ndoshta ju bëheni falënderues.
35:12. Dhe dy detet nuk janë të njëjta. Njëri është i ëmbël, i këndshëm dhe i pijshëm, dhe tjetri është i kripur dhe i hidhur. Dhe nga secili prej tyre ju hani mish të freskët dhe nxirrni stoli që i vishni. Dhe ti sheh anijet që çajnë përmes tyre që ju të mund të kërkoni nga mirësia e Tij dhe që ju të mund të jeni mirënjohës.
35:12. WE MA JESTEWIL-BEHRANI HADHA 'ADHBUN FURATUN SA'IGUN SHERABUHU WE HEDHA MILHUN 'UXHAXHUN WE MIN KULLIN TE'KULUNE LEHMEN TERIJAN WE TESTEHRIXHUNE HILJETEN TELBESUNEHA WE TERAL-FULKE FIHI MEWAHIRE LITEBTEGU MIN FEDLIHI WE LE'ALLEKUM TESHKURUNE
C 35:13. Ai është që zgjat natën në pjesë të ditës dhe e zgjat ditën në pjesë të natës, i nënshtroi diellin dhe hënën që secili lëviz (udhëton) deri në afatin e caktuar. Ky është All-llahu, Zoti juaj, i tërë sundimin është i Tij, e ata që i lutni në vend të Tij, nuk posedojnë as sa një cipë (e hurmave, fije).
35:13. Ai e bën natën të kalojë në ditë dhe ditën të kalojë në natë. Ai i ka nënshtruar Diellin dhe Hënën, kështu që secili lëviz për një kohë të caktuar. Ky është Allahu, Zoti juaj. Pushteti është i Tij! Kurse ata që ju i adhuroni krahas Tij, nuk zotërojnë as sa cipa e bërthamës së hurmës.
35:13. Ai e bën natën të hyjë në ditë dhe ditën të hyjë në natë, dhe Ai ka nënshtruar diellin dhe hënën, secila duke lundruar për një afat të caktuar. Kjo është Allahu, Zoti juaj. Për Të është sundimi. Dhe ata që thërrisni përveç Tij nuk kanë ndonjë pjesë në asgjë.
35:13. JULIXHUL-LEJLE FI EN-NEHARI WE JULIXHU EN-NEHARE FIL-LEJLI WE SEHHARE ESH-SHEMSE WEL-KAMERE KULLUN JEXHRI LI'XHELIN MUSEMMEN DHELIKUMU ELLAHU REBBUKUM LEHUL-MULKU WEL-LEDHINE TED'UNE MIN DUNIHI MA JEMLIKUNE MIN KITMIRIN
C 35:14. Nëse ata i thërritni, ata nuk dëgjojnë thirrjen tuaj, po të zëmë se dëgjojnë, nuk mund t'ju përgjigjen juve në ditën e kijametit, ata do ta mohojnë adhurimin tuaj ndaj tyre. E askush nuk të informon ty si i Dijshmi (All-llahu).
35:14. Nëse ju u luteni atyre, ata nuk e dëgjojnë lutjen tuaj, por edhe sikur ta dëgjonin, nuk do t'ju përgjigjeshin. Në Ditën e Kiametit, ata do ta mohojnë adhurimin që u bënit atyre. Askush nuk mund të të njoftojë ty (o Muhamed) ashtu si Ai që është i Gjithëdijshëm.
35:14. Nëse i thërrisni ata, ata nuk e dëgjojnë thirrjen tuaj. Dhe sikur të dëgjonin, ata nuk do t'ju përgjigjeshin. Dhe ditën e Ringjalljes ata do ta mohojnë shoqërimin tuaj me ta. Dhe askush nuk mund të të informojë si Ai që është i Gjithëdijshmi.
35:14. 'IN TED'UHUM LA JESMA'U DU'A'EKUM WE LEW SEMI'U MA ESTEXHABU LEKUM WE JEWMEL-KIJAMETI JEKFURUNE BISHIRKIKUM WE LA JUNEBBI'UKE MITHLU HABIRIN
C 35:15. O ju njerëz, ju keni nevojë për All-llahun e All-llahu nuk ka nevojë për ju; Ai është i falënderuari.
35:15. O njerëz! Ju jeni të varfër e nevojtarë për Allahun, kurse Allahu s'ka nevojë për asgjë dhe është i Denjë për çdo lavd.
35:15. O njerëz, ju jeni të varfër para Allahut. Dhe Allahu është i Pasuri, i Lavdishmi.
35:15. JA 'EJJUHA EN-NASU 'ENTUMUL-FUKARA'U 'ILA ELLAHI WEL-LAHU HUWEL-GANIJUL-HEMIDU
C 35:16. Po të dojë Ai, juve ju zhduk e sjell krijesë të re.
35:16. Nëse do, Ai ju zhduk dhe sjell krijesa të reja.
35:16. Nëse Ai dëshiron, Ai mund t'ju largojë juve dhe të sjellë një krijim të ri.
35:16. 'IN JESHE' JUDH/HIBKUM WE JE'TI BIHALKIN XHEDIDIN
C 35:17. E për All-llahun ajo nuk është e vështirë.
35:17. Kjo gjë nuk është e vështirë për Allahun.
35:17. Dhe kjo nuk është e vështirë për Allahun.
35:17. WE MA DHALIKE 'ALA ELLAHI BI'AZIZIN
C 35:18. Dhe asnjë mëkatar nuk do ta bartë mëkatin e tjetrit, po edhe nëse mëkatari thërret ndonjë për t'ia bartur atë, ajo nuk do t'i bartet atij, edhe nëse (ai që thërret) është i afërt i tij. Ti mund t'ua tërheqësh vërejtjen vetëm atyre që i kanë frikën Zotit të tyre edhe pse nuk shohin dhe që e falin namazin. E kush pastron veten, ai ka bërë pastrimin për të mirën e vet, se vetëm te All-llahu është e ardhmja.
35:18. Asnjë shpirt i ngarkuar nuk do të mbartë barrën e tjetrit. Nëse i ngarkuari rëndë thërret dikë që t'ia mbartë, nuk do t'i merret asgjë nga barra, edhe sikur të jetë i afërt. Në të vërtetë, ti paralajmëron vetëm ata që i frikësohen Zotit të tyre në fshehtësi dhe që falin namazin. Kush e pastron veten (nga gjynahet), në të vërtetë e ka për dobinë e vet, ndërsa kthimi është tek Allahu.
35:18. Dhe askush që mbart barrë nuk do të mbajë barrën e një tjetri. Dhe nëse dikush i rënduar thërret për ndihmë, asgjë nga barra e tij nuk do të bartet, edhe nëse është një i afërt. Ti mund t'i paralajmërosh vetëm ata që kanë frikë Zotin e tyre në të padukshmen dhe që falin namazin. Dhe kushdo që pastrohet, ai pastrohet vetëm për veten e tij. Dhe te Allahu është kthimi.
35:18. WE LA TEZIRU WAZIRETUN WIZRE 'UHRA WE 'IN TED'U MUTHKALETUN 'ILA HIMLIHA LA JUHMEL MINHU SHEJ'UN WE LEW KANE DHA KURBA 'INNEMA TUNDHIRUL-LEDHINE JEHSHEWNE REBBEHUM BIL-GAJBI WE 'EKAMU ES-SELETE WE MEN TEZEKKA FE'INNEMA JETEZEKKA LINEFSIHI WE 'ILA ELLAHIL-MESIRU
C 35:19. Nuk janë të barabartë i verbëri dhe ai që sheh.
35:19. Nuk janë, kurrsesi, njësoj i verbëri dhe ai që sheh,
35:19. Dhe i verbëri dhe ai që sheh nuk janë të barabartë,
35:19. WE MA JESTEWIL-'A'MA WEL-BESIRU