U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
35:1.
Falënderimi i qoftë All-llahut, Krijuesit të qiejve e tokës, Sajuesit të engjëjve me nga dy palë, tri palë e katër palë krahë, ndërmjetësues (midis Tij dhe pejgamberëve). Ai shton në krijim atë që do, vërtet All-llahu ka fuqi për çdo send.
35:1.
Lavdërimi qoftë për Allahun, krijuesin e qiejve dhe Tokës, i Cili i ka bërë engjëjt të dërguar me nga dy, tre dhe katër krahë. Ai shton në krijim çfarë të dojë. Allahu, me të vërtetë, është i pushtetshëm për çdo gjë.
35:1.
Falënderimi i takon Allahut, Krijuesit të qiejve dhe tokës, Ai që bëri engjëjt lajmëtarë me krahë, dy, tre dhe katër. Ai shton në krijimin e Tij atë që Ai dëshiron. Me të vërtetë, Allahu është mbi çdo gjë i Fuqishëm.
35:1.
EL-HEMDU LILLAHI FATIRI ES-SEMAWATI WEL-'ERDI XHA'ILIL-MELA'IKETI RUSULEN 'ULI 'EXHNIHETIN METHNA WE THULATHE WE RUBA'A JEZIDU FIL-HALKI MA JESHA'U 'INNALL-LLAHE 'ALA KULLI SHEJ'IN KADIRUN
C
35:2.
Atë që All-llahu ua dhuron njerëzve nga mëshira e Tij, nuk ka kush që mund ta pengojë, e atë që Ai e ndal, nuk ka kush që mund ta lirojë pos Tij; Ai është ngadhënjyesi, i gjithëdijshmi.
35:2.
Begatitë, që Allahu ua jep njerëzve nga mëshira e Tij, nuk mund t'i pengojë askush, ndërsa atë, që Ai e pengon, askush nuk mund ta japë veç Tij; Ai është i Plotfuqishmi dhe i Urti.
35:2.
Çfarëdo mëshire që Allahu u hap njerëzve, askush nuk mund ta ndalë atë. Dhe çfarëdo që Ai ndal, askush nuk mund ta lëshojë përveç Tij. Dhe Ai është i Gjithëfuqishmi, i Urtë.
35:2.
MA JEFTEHI ELLAHU LILNNASI MIN REHMETIN FELA MUMSIKE LEHA WE MA JUMSIK FELA MURSILE LEHU MIN BA'DIHI WE HUWEL-'AZIZUL-HEKIMU
C
35:3.
O ju njerëz, ruani me mirënjohje të mirat që All-llahu u dhuroi! A ka ndonjë zot tjetër që ju furnizon juve nga qielli e toka? Nuk ka zot tjetër përveç Tij, e si pra, e ktheni shpinën?
35:3.
O njerëz! Kujtoni dhuntinë e Allahut për ju! A ka ndonjë krijues, veç Allahut, i cili ju furnizon nga qielli dhe Toka? S'ka zot tjetër të vërtetë përveç Tij. Atëherë, si po largoheni ju?
35:3.
O njerëz, kujtoni mirësinë e Allahut mbi ju. A ka ndonjë krijues tjetër përveç Allahut që ju furnizon nga qielli dhe toka? Nuk ka të adhuruar tjetër përveç Tij. Atëherë si largoheni ju?
35:3.
JA 'EJJUHA EN-NASU EDHKURU NI'METEL-LAHI 'ALEJKUM HEL MIN HALIKIN GAJRU ELLAHI JERZUKUKUM MINE ES-SEMA'I WEL-'ERDI LA 'ILAHE 'ILLA HUWE FE'ENNA TU'UFEKUNE
C
35:4.
Po, nëse ty të konsiderojnë rrenacak, edhe të dërguarit para teje kanë qenë të përgënjeshtruar, po vetëm te All-llahu kthehen çështjet.
35:4.
Nëse ata të quajnë ty gënjeshtar edhe para teje të dërguar të tjerë i kanë quajtur gënjeshtarë; tek Allahu kthehen të gjitha punët.
35:4.
Dhe nëse ata të përgënjeshtrojnë ty, atëherë me të vërtetë, të dërguarit para teje janë përgënjeshtruar gjithashtu. Dhe te Allahu kthehen të gjitha çështjet.
35:4.
WE 'IN JUKEDHDHIBUKE FEKAD KUDHDHIBET RUSULUN MIN KABLIKE WE 'ILA ELLAHI TURXHA'UL-'UMURU
C
35:5.
O ju njerëz, s'ka dyshim se premtimi i All-llahut është i vërtetë, pra të mos u mashtrojë juve jeta e kësaj bote dhe të mos u mashtrojë juve ndaj All-llahut ai i mashtruari (shejtani).
35:5.
O njerëz! Pa dyshim, premtimi i Allahut (Dita e Gjykimit) është i vërtetë, prandaj të mos ju mashtrojë kurrsesi jeta e kësaj bote dhe të mos ju mashtrojë djalli për Allahun.
35:5.
O njerëz, me të vërtetë, premtimi i Allahut është i vërtetë. Prandaj, mos lejoni që jeta e kësaj bote t'ju mashtrojë dhe as mos lejoni që mashtruesi (Shejtani) t'ju mashtrojë për Allahun.
35:5.
JA 'EJJUHA EN-NASU 'INNE WA'DEL-LAHI HEKKUN FELA TEGURRENNEKUMUL-HEJA ETU ED-DUNJA WE LA JEGURRENNEKUM BILLAHIL-GARURU
C
35:6.
Djalli është armik i juaji, pra edhe ju konsiderojeni armik, ai e thërret atë grupin e vet, vetëm për t'i bërë banues të zjarrit.
35:6.
Me të vërtetë, djalli është armik për ju, andaj vështrojeni si armik! Ai vetëm i josh ithtarët e vet, që të bëhen shokë të zjarrit të përflakur.
35:6.
Me të vërtetë, Shejtani është armiku juaj, prandaj trajtojeni atë si armik. Ai i thërret ata që janë ithtarët e tij vetëm që të jenë banorët e zjarrit.
35:6.
'INNE ESH-SHEJTANE LEKUM 'ADUWUN FE ETTEHIDHUHU 'ADUWEN 'INNEMA JED'U HIZBEHU LIJEKUNU MIN 'ESHABI ES-SA'IRI
C
35:7.
Ata që nuk besuan kanë një dënim të ashpër, e ata që besuan dhe bënë vepra të mira, ata kanë falje (të mëkateve) dhe shpërblim të madh.
35:7.
Për ata që nuk besojnë, ka dënim të rëndë, kurse për ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, ka falje dhe shpërblim të madh.
35:7.
Për ata që nuk besojnë do të jetë një ndëshkim i ashpër, dhe për ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira do të jetë falje dhe një shpërblim i madh.
35:7.
EL-LEDHINE KEFERU LEHUM 'ADHABUN SHEDIDUN WEL-LEDHINE 'AMENU WE 'AMILU ES-SALIHATI LEHUM MEGFIRETUN WE 'EXHRUN KEBIRUN
C
35:8.
A atij që vepra e vet e keqe i është hijeshuar dhe e sheh si të mirë (a është i njëjtë me atë që i largohet asaj)? Në të vërtetë, All-llahu e largon nga e vërteta atë që do dhe Ai e udhëzon atë që do, andaj ti (Muhammed) mos shkatërro veten me dëshpërim për ta, All-llahu e di shumë mirë atë që bëjnë ata.
35:8.
A është ai, që veprat e veta të këqija i duken të mira (si ai që është i udhëzuar në rrugën e drejtë)? Me të vërtetë, Allahu shpie në humbje kë të dojë dhe udhëzon në rrugë të drejtë kë të dojë. Ti mos e shqetëso veten deri në shkatërrim për humbjen e tyre! Allahu është vërtet i Gjithëdijshëm për atë që bëjnë ata.
35:8.
A është ai të cilit i janë zbukuruar veprat e tij të këqija dhe i duken ato të mira (si ai që është i udhëzuar)? Me të vërtetë, Allahu e lë të devijojë atë që Ai do dhe Ai udhëzon atë që Ai do. Prandaj, mos u shkatërro nga pikëllimi për ta. Me të vërtetë, Allahu është i Dijshëm për atë që ata bëjnë.
35:8.
'EFEMEN ZUJJINE LEHU SU'U 'AMELIHI FERE'AHU HESENEN FE'INNALL-LLAHE JUDILLU MEN JESHA'U WE JEHDI MEN JESHA'U FELA TEDH/HEB NEFSUKE 'ALEJHIM HESERATIN 'INNALL-LLAHE 'ALIMUN BIMA JESNA'UNE
C
35:9.
All-llahu është Ai që i lëshon erërat, e ato i lëkundin retë dhe Ne i derdhim ato në një vend të thatë dhe me atë ujitje e ngjallim tokën pas vdekjes së saj. Ja, kështu është ringjallja.
35:9.
Allahu është ai që i dërgon erërat, të cilat lëvizin retë. Ne i drejtojmë ato në viset e vdekura e, nëpërmjet tyre gjallërojmë tokën, pasi ka qenë e shkretë. Kështu do të jetë edhe ringjallja.
35:9.
Dhe Allahu është Ai që dërgon erërat, dhe ato lëvizin retë. Pastaj Ne i drejtojmë ato në një tokë të vdekur, dhe me to Ne e gjallërojmë tokën pas vdekjes së saj. Kështu do të jetë ringjallja.
35:9.
WEL-LAHUL-LEDHI 'ERSELE ER-RIJAHE FETUTHIRU SEHABEN FESUKNAHU 'ILA BELEDIN MEJJITIN FE'EHJEJNA BIHIL-'ERDE BA'DE MEWTIHA KEDHALIKE EN-NUSHURU
C
35:10.
Kush e dëshiron krenarinë (le ta dijë), e tërë krenaria i takon All-llahut (pra le të kërkojë prej Tij), te Ai ngrihet fjala e mirë (besimi) dhe veprimi i mirë, e Ai i pranon. E ata që përgatitin dredhira të këqija, për ata është një dënim i rëndë dhe dredhia e tyre është e zhdukur.
35:10.
Kush dëshiron lavdi e pushtet, ta dijë se e gjithë lavdia e pushteti i takojnë Allahut. Tek Ai ngjiten fjalët e bukura, ndërsa veprën e mirë Ai e ngre Vetë. Sa i përket atyre që kurdisin të këqija, ata do të kenë dënim të rëndë dhe dredhitë e tyre do të dështojnë.
35:10.
Kushdo që dëshiron madhështi, atëherë të gjitha madhështitë i përkasin Allahut. Tek Ai ngrihet fjala e mirë, dhe Ai e ngre veprën e mirë. Dhe ata që kurdisin të këqija, për ta do të jetë një ndëshkim i ashpër, dhe kurdisja e tyre do të dështojë.
35:10.
MEN KANE JURIDUL-'IZZETE FELILLAHIL-'IZZETU XHEMI'EN 'ILEJHI JES'ADUL-KELIMUT-TEJJIBU WEL-'AMELU ES-SALIHU JERFA'UHU WEL-LEDHINE JEMKURUNE ES-SEJJI'ATI LEHUM 'ADHABUN SHEDIDUN WE MEKRU 'ULA'IKE HUWE JEBURU
C
35:11.
All-llahu ju krijoi prej dheu, mandej prej një pike uji, e pastaj ju bëri çift. E asnjë femër nuk bart e as nuk lind ndryshe, vetëm se me dijen e Tij, dhe nuk i jepet kujt të jetojë gjatë ose t'i shkurtohet jeta e tij, vetëm se ajo është e shënuar në Libër (Levhi Mahfudh), e kjo për All-llahun është lehtë.
35:11.
Allahu ju ka krijuar së pari prej dheut (Ademin), pastaj (pasardhësit e tij i ka krijuar) nga pika e farës dhe më në fund ju ka bërë çifte. Dhe asnjë femër nuk mbetet shtatzënë e as nuk lind pa dijeninë e Tij. Jeta e askujt nuk zgjatet e as nuk shkurtohet pa qenë e shënuar në Libër. Me të vërtetë, kjo për Allahun është e lehtë!
35:11.
Dhe Allahu ju krijoi ju nga dheu, pastaj nga një pikë uji, pastaj Ai ju bëri palë (burrë dhe grua). Dhe asnjë grua nuk mbart dhe as nuk lind përveçse me dijen e Tij. Dhe asnjë jetë nuk zgjatet dhe as nuk shkurtohet përveçse është në një libër. Me të vërtetë, kjo është e lehtë për Allahun.
35:11.
WEL-LAHU HALEKAKUM MIN TURABIN THUMME MIN NUTFETIN THUMME XHE'ALEKUM 'EZWAXHEN WE MA TEHMILU MIN 'UNTHA WE LA TEDA'U 'ILLA BI'ILMIHI WE MA JU'AMMERU MIN MU'AMMERIN WE LA JUNKASU MIN 'UMURIHI 'ILLA FI KITABIN 'INNE DHALIKE 'ALA ELLAHI JESIRUN