Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 32:25. S'ka dyshim se Zoti yt është Ai që në ditën e kijametit do të gjykojë mes tyre në atë që ishin të përçarë.
32:25. Me të vërtetë, Zoti yt do të gjykojë midis tyre Ditën e Kiametit, për çështjet në të cilat kishin mosmarrëveshje.
32:25. Me të vërtetë, Zoti yt do t'i gjykojë ata Ditën e Ringjalljes për atë që ata ishin në mospajtim.
32:25. 'INNE REBBEKE HUWE JEFSILU BEJNEHUM JEWMEL-KIJAMETI FIMA KANU FIHI JEHTELIFUNE
C 32:26. A nuk e kanë të qartë ata (mekasit) se sa nga popujt para tyre i shkatërruam, që nëpër ato vendbanime të tyre janë kah kalojnë? Është e vërtetë se në ato (vende të shkretërruara) ka fakte, e si nuk janë duke dëgjuar me vëmendje?
32:26. A nuk e kanë të qartë ata, se sa popuj i kemi shkatërruar Ne para tyre; nëpër vendbanimet e të cilëve ecin? Me të vërtetë, në këto ka shenja paralajmëruese, por ata nuk po vënë vesh.
32:26. A nuk është udhëzuar atyre (nga kjo) që sa shumë gjenerata përpara tyre Ne kemi shkatërruar? Ata ecin në vendbanimet e tyre. Me të vërtetë, në këtë ka shenja. A nuk dëgjojnë ata?
32:26. 'EWELEM JEHDI LEHUM KEM 'EHLEKNA MIN KABLIHIM MINEL-KURUNI JEMSHUNE FI MESAKINIHIM 'INNE FI DHALIKE LE'AJATIN 'EFELA JESMA'UNE
C 32:27. Si nuk kanë parë ata se Ne e sjellim ujin në tokën e thatë dhe me të nxjerrim bimë që prej tyre ushqehen kafshët e tyre, bile edhe ata vetë. A nuk janë duke parë (e të kuptojnë)?
32:27. A nuk e shohin ata, se Ne e dërgojmë ujin në tokën e shkretuar, e nëpërmjet tij bëjmë që të rriten bimët, me të cilat ushqehen bagëtitë e tyre dhe ata vetë?! A nuk kanë sy për të parë?!
32:27. A nuk e kanë parë ata se Ne drejtojmë ujin te një tokë të thatë dhe me të Ne nxjerrim të mbjella nga të cilat ata dhe bagëtitë e tyre hanë? A nuk shohin ata?
32:27. 'EWELEM JEREW 'ENNA NESUKUL-MA'E 'ILAL-'ERDIL-XHURUZI FENUHRIXHU BIHI ZER'EN TE'KULU MINHU 'EN'AMUHUM WE 'ENFUSUHUM 'EFELA JUBSIRUNE
C 32:28. E në anën tjetër ata thonë: "E kur do të jetë ai ngadhënjim (çlirimi i Mekes ose gjykimi i Zotit), nëse jeni të drejtë çka thoni.
32:28. Ata pyesin: “Kur do të vijë Gjykimi, nëse thoni të vërtetën?”
32:28. Dhe ata thonë: "Kur do të jetë kjo fitore, nëse jeni të sinqertë?"
32:28. WE JEKULUNE META HADHAL-FETHU 'IN KUNTUM SADIKINE
C 32:29. Thuaj: "ditën e kijametit, atyre që kanë qenë jobesimtarë, nuk u bën dobi besimi e as nuk u jepet afat".
32:29. Thuaju: “Ditën e gjykimit nuk do t'u bëjë dobi mohuesve besimi i tyre e as që do t'u jepet afat”.
32:29. Thuaj: "Ditën e Fitores, ata që kanë mohuar nuk do të përfitojnë nga besimi i tyre dhe as nuk do t'u jepet kohë."
32:29. KUL JEWMEL-FETHI LA JENFA'UL-LEDHINE KEFERU 'IMANUHUM WE LA HUM JUNDHERUNE
C 32:30. Andaj, ti largohu prej tyre dhe prit, edhe ata janë duke pritur.
32:30. Andaj, mos ua vë veshin atyre dhe prit, edhe ata, me të vërtetë, po presin!
32:30. Prandaj, largohu prej tyre dhe prit. Me të vërtetë, ata gjithashtu po presin.
32:30. FE'A'RID 'ANHUM WE ENTEDHIR 'INNEHUM MUNTEDHIRUNE
C 33:1. O ti Pejgamber, qëndro i fortë në besnikëri ndaj All-llahut, e mos i përfill jobesimtarët dhe hipokritët, se vërtet All-llahu është i gjithëdijshëm, i di çështjet në hollësi.
33:1. O i Dërguar! Kije frikë Allahun dhe mos i dëgjo jobesimtarët dhe hipokritët! Me të vërtetë, Allahu është i Urtë dhe i Gjithëdijshëm,
33:1. O Profet, ki frikë Allahun dhe mos i bind jobesimtarët dhe hipokritët. Me të vërtetë, Allahu është i Gjithëdijshmi, i Urtë.
33:1. JA 'EJJUHA EN-NEBIJU ETTEKI ELLAHE WE LA TUTI'IL-KAFIRINE WEL-MUNAFIKINE 'INNALL-LLAHE KANE 'ALIMEN HEKIMAN
C 33:2. Dhe ti vepro sipas asaj që po të shpallet nga Zoti yt; All-llahu është i njohur shumë mirë me atë që ju veproni.
33:2. Bindju asaj që të është shpallur ty nga Zoti yt, se vërtet, Allahu e di mirë se çfarë bëni!
33:2. Dhe ndiq atë që të është shpallur ty nga Zoti yt. Me të vërtetë, Allahu është i Gjithëvëzhguesi i asaj që bëni.
33:2. WE ETTEBI' MA JUHA 'ILEJKE MIN RABBIKE 'INNALL-LLAHE KANE BIMA TA'MELUNE HABIREN
C 33:3. E mbështetu në All-llahun, se mjafton që All-llahu të jetë mbrojtës yti.
33:3. Mbështetu tek Allahu; Allahu të mjafton si mbrojtës!
33:3. Dhe mbështetu te Allahu. Dhe mjafton Allahu si Ndihmës.
33:3. WE TEWEKKEL 'ALA ELLAHI WE KEFA BILLAHI WE KILEN
C 33:4. All-llahu nuk krijoi dy zemra në gjoksin e asnjë njeriu e as nuk ua bëri gratë tuaja, prej të cilave largoheni me dhihar nëna tuaja, (duke e krahasuar shpinën e gruas me atë të nënës), e as nuk ua bëri djem tuaj të adoptuarit tuaj (fëmijët e tjetërkujt që i adoptoni si të juaj). Këto janë vetëm thënie tuaja që i shqiptoni me gojët tuaja, e All-llahu e thotë atë që është realitet, dhe Ai udhëzon në rrugën e drejtë.
33:4. Allahu nuk i ka dhënë asnjë njeriu dy zemra në kraharor. Ai nuk i konsideron gratë, që ju i ndani si nënat tuaja e as fëmijët tuaj të birësuar nuk i konsideron si bij të vërtetë. Këto janë vetëm fjalë që dalin prej gojës suaj, kurse Allahu thotë të vërtetën dhe udhëzon në rrugë të drejtë.
33:4. Allahu nuk e ka bërë për një njeri dy zemra brenda tij. Dhe Ai nuk i ka bërë gratë tuaja, që ju i bëni si nënat tuaja, të jenë nënat tuaja të vërteta, as ka bërë bijtë tuaj të birësuar të jenë bijtë tuaj të vërtetë. Këto janë vetëm fjalët tuaja nga gojët tuaja. Por Allahu thotë të vërtetën, dhe Ai udhëzon në rrugën e drejtë.
33:4. MA XHE'ALEL-LAHU LIREXHULIN MIN KALBEJNI FI XHEWFIHI WE MA XHE'ALE 'EZWAXHEKUMUL-LA'I TUDHAHIRUNE MINHUNNE 'UMMEHATIKUM WE MA XHE'ALE 'ED'IJA'EKUM 'EBNA'EKUM DHALIKUM KAWLUKUM BI'EFWAHIKUM WEL-LAHU JEKULUL-HEKKA WE HUWE JEHDI ES-SEBILE
C 33:5. Ju thirrni (mbështetni) ata në etërit e vërtetë të tyre, kjo është më e drejtë tek All-llahu, e nëse nuk ua dini (nuk dini se kush janë) etërit e tyre, atëherë ata janë vëllezërit tuaj dhe të afërmit tuaj në fé. Nuk ëshë ndonjë mëkat juaji ajo për çka keni gabuar, por (është mëkat) ajo që zemrat tuaja e bëjnë qëllimisht, po All-llahu është që falë, është mëshirues.
33:5. Thërritini të birësuarit sipas etërve të tyre! Kjo është më e drejtë në sytë e Allahut. Në qoftë se nuk e dini emrin e etërve të tyre, konsiderojini ata si vëllezërit tuaj të besimit dhe si të mitur nën tutelën tuaj. Nuk është gjynah nëse gaboni, por është gjynah, kur zemrat tuaja bëjnë faj me qëllim. Allahu është Falës dhe Mëshirëplotë.
33:5. Thirrini ata me emrat e baballarëve të tyre. Kjo është më e drejtë te Allahu. Por nëse nuk e dini emrin e baballarëve të tyre, atëherë janë vëllezërit tuaj në fe dhe miqtë tuaj. Dhe nuk ka faj për ju në atë që gaboni me qëllim, por për atë që qëllimisht ka qëlluar zemrat tuaja. Dhe Allahu është Falës, Mëshirëplotë.
33:5. ED'UHUM LI'EBA'IHIM HUWE 'EKSETU 'INDEL-LAHI FE'IN LEM TA'LEMU 'ABA'EHUM FE'IHWANUKUM FI ED-DINI WE MEWALIKUM WE LEJSE 'ALEJKUM XHUNAHUN FIMA 'EHTE'TUM BIHI WE LEKIN MA TE'AMMEDET KULUBUKUM WE KANEL-LAHU GAFUREN REHIMAN