U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
32:23.
Ne i patëm dhënë edhe Musait librin, e ti (Muhammed) mos ke dyshim në çka pranon (në Kur'anin libër qiellor si i Musait), kurse atë (librin e Musait) e bëmë udhërrëfyes për beni israilët.
32:23.
Ne i dhamë Musait Librin (Teuratin) - prandaj mos dysho në takimin me atë - dhe e bëmë atë udhërrëfyes për bijtë e Izraelit.
32:23.
Dhe me të vërtetë, Ne i dhamë Musait Librin. Prandaj, mos dysho në takimin e tij. Dhe Ne e bëmë atë një udhëzim për bijtë e Israilit.
32:23.
WE LEKAD 'ATEJNA MUSAL-KITABE FELA TEKUN FI MIRJETIN MIN LIKA'IHI WE XHE'ALNAHU HUDEN LIBENI 'ISRA'ILE
C
32:24.
Dhe prej tyre Ne bëmë prijës që me urdhrin Tonë udhëzojnë, pasi që ata (që i bëmë prijësa) ishin të durueshëm dhe ndaj argumenteve Tona ishin të bindur.
32:24.
Ne zgjodhëm prej tyre prijës, të cilët udhëzonin me urdhrat Tanë, për sa kohë që ishin të durueshëm dhe besonin bindshëm.
32:24.
Dhe Ne bëmë nga ata udhëheqës që udhëzonin me urdhrin Tonë kur ata ishin të duruar dhe ishin të sigurt për shpalljet Tona.
32:24.
WE XHE'ALNA MINHUM 'E'IMMETEN JEHDUNE BI'EMRINA LEMMA SEBERU WE KANU BI'AJATINA JUKINUNE
C
32:25.
S'ka dyshim se Zoti yt është Ai që në ditën e kijametit do të gjykojë mes tyre në atë që ishin të përçarë.
32:25.
Me të vërtetë, Zoti yt do të gjykojë midis tyre Ditën e Kiametit, për çështjet në të cilat kishin mosmarrëveshje.
32:25.
Me të vërtetë, Zoti yt do t'i gjykojë ata Ditën e Ringjalljes për atë që ata ishin në mospajtim.
32:25.
'INNE REBBEKE HUWE JEFSILU BEJNEHUM JEWMEL-KIJAMETI FIMA KANU FIHI JEHTELIFUNE
C
32:26.
A nuk e kanë të qartë ata (mekasit) se sa nga popujt para tyre i shkatërruam, që nëpër ato vendbanime të tyre janë kah kalojnë? Është e vërtetë se në ato (vende të shkretërruara) ka fakte, e si nuk janë duke dëgjuar me vëmendje?
32:26.
A nuk e kanë të qartë ata, se sa popuj i kemi shkatërruar Ne para tyre; nëpër vendbanimet e të cilëve ecin? Me të vërtetë, në këto ka shenja paralajmëruese, por ata nuk po vënë vesh.
32:26.
A nuk është udhëzuar atyre (nga kjo) që sa shumë gjenerata përpara tyre Ne kemi shkatërruar? Ata ecin në vendbanimet e tyre. Me të vërtetë, në këtë ka shenja. A nuk dëgjojnë ata?
32:26.
'EWELEM JEHDI LEHUM KEM 'EHLEKNA MIN KABLIHIM MINEL-KURUNI JEMSHUNE FI MESAKINIHIM 'INNE FI DHALIKE LE'AJATIN 'EFELA JESMA'UNE
C
32:27.
Si nuk kanë parë ata se Ne e sjellim ujin në tokën e thatë dhe me të nxjerrim bimë që prej tyre ushqehen kafshët e tyre, bile edhe ata vetë. A nuk janë duke parë (e të kuptojnë)?
32:27.
A nuk e shohin ata, se Ne e dërgojmë ujin në tokën e shkretuar, e nëpërmjet tij bëjmë që të rriten bimët, me të cilat ushqehen bagëtitë e tyre dhe ata vetë?! A nuk kanë sy për të parë?!
32:27.
A nuk e kanë parë ata se Ne drejtojmë ujin te një tokë të thatë dhe me të Ne nxjerrim të mbjella nga të cilat ata dhe bagëtitë e tyre hanë? A nuk shohin ata?
32:27.
'EWELEM JEREW 'ENNA NESUKUL-MA'E 'ILAL-'ERDIL-XHURUZI FENUHRIXHU BIHI ZER'EN TE'KULU MINHU 'EN'AMUHUM WE 'ENFUSUHUM 'EFELA JUBSIRUNE
C
32:28.
E në anën tjetër ata thonë: "E kur do të jetë ai ngadhënjim (çlirimi i Mekes ose gjykimi i Zotit), nëse jeni të drejtë çka thoni.
32:28.
Ata pyesin: “Kur do të vijë Gjykimi, nëse thoni të vërtetën?”
32:28.
Dhe ata thonë: "Kur do të jetë kjo fitore, nëse jeni të sinqertë?"
32:28.
WE JEKULUNE META HADHAL-FETHU 'IN KUNTUM SADIKINE
C
32:29.
Thuaj: "ditën e kijametit, atyre që kanë qenë jobesimtarë, nuk u bën dobi besimi e as nuk u jepet afat".
32:29.
Thuaju: “Ditën e gjykimit nuk do t'u bëjë dobi mohuesve besimi i tyre e as që do t'u jepet afat”.
32:29.
Thuaj: "Ditën e Fitores, ata që kanë mohuar nuk do të përfitojnë nga besimi i tyre dhe as nuk do t'u jepet kohë."
32:29.
KUL JEWMEL-FETHI LA JENFA'UL-LEDHINE KEFERU 'IMANUHUM WE LA HUM JUNDHERUNE
C
32:30.
Andaj, ti largohu prej tyre dhe prit, edhe ata janë duke pritur.
32:30.
Andaj, mos ua vë veshin atyre dhe prit, edhe ata, me të vërtetë, po presin!
32:30.
Prandaj, largohu prej tyre dhe prit. Me të vërtetë, ata gjithashtu po presin.
32:30.
FE'A'RID 'ANHUM WE ENTEDHIR 'INNEHUM MUNTEDHIRUNE
C
33:1.
O ti Pejgamber, qëndro i fortë në besnikëri ndaj All-llahut, e mos i përfill jobesimtarët dhe hipokritët, se vërtet All-llahu është i gjithëdijshëm, i di çështjet në hollësi.
33:1.
O i Dërguar! Kije frikë Allahun dhe mos i dëgjo jobesimtarët dhe hipokritët! Me të vërtetë, Allahu është i Urtë dhe i Gjithëdijshëm,
33:1.
O Profet, ki frikë Allahun dhe mos i bind jobesimtarët dhe hipokritët. Me të vërtetë, Allahu është i Gjithëdijshmi, i Urtë.
33:1.
JA 'EJJUHA EN-NEBIJU ETTEKI ELLAHE WE LA TUTI'IL-KAFIRINE WEL-MUNAFIKINE 'INNALL-LLAHE KANE 'ALIMEN HEKIMAN
C
33:2.
Dhe ti vepro sipas asaj që po të shpallet nga Zoti yt; All-llahu është i njohur shumë mirë me atë që ju veproni.
33:2.
Bindju asaj që të është shpallur ty nga Zoti yt, se vërtet, Allahu e di mirë se çfarë bëni!
33:2.
Dhe ndiq atë që të është shpallur ty nga Zoti yt. Me të vërtetë, Allahu është i Gjithëvëzhguesi i asaj që bëni.
33:2.
WE ETTEBI' MA JUHA 'ILEJKE MIN RABBIKE 'INNALL-LLAHE KANE BIMA TA'MELUNE HABIREN
C
33:3.
E mbështetu në All-llahun, se mjafton që All-llahu të jetë mbrojtës yti.
33:3.
Mbështetu tek Allahu; Allahu të mjafton si mbrojtës!
33:3.
Dhe mbështetu te Allahu. Dhe mjafton Allahu si Ndihmës.
33:3.
WE TEWEKKEL 'ALA ELLAHI WE KEFA BILLAHI WE KILEN