Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 31:32. E kur i mbulon ata ndonjë valë si reja, i drejtohen All-llahut sinqerisht me besim vetëm ndaj Tij, e kur i shpëton ata e dalin në tokë, ka disa prej tyre që i mbesin besnikë besimit të drejtë, e faktet Tona nuk i refuzon kush pos të pabesit dhe përbuzësit.
31:32. Kur ata i mbulon vala si pëlhurë, e thërrasin Allahun me devotshmëri të çiltër. Por sapo Ai i shpëton, duke i kthyer ata në tokë, një pjesë e tyre lëkunden (ndërmjet besimit dhe mosbesimit). Në të vërtetë, shpalljet dhe mrekullitë Tona i mohojnë vetëm mashtruesit dhe mosmirënjohësit.
31:32. Dhe kur i mbulon ata një valë si çadra, ata thërrasin Allahun, duke qenë të sinqertë ndaj Tij në fenë e tyre. Por kur Ai i shpëton ata në tokë, ja, disa prej tyre ndjekin një rrugë të mesme. Por askush nuk i mohon shenjat Tona përveç çdo mashtruesi, mosmirënjohësi.
31:32. WE 'IDHA GASHIJEHUM MEWXHUN KALDHDHULELI DE'AW ELLAHE MUHLISINE LEHU ED-DINE FELEMMA NEXHXHAHUM 'ILAL-BERRI FEMINHUM MUKTESIDUN WE MA JEXHHEDU BI'AJATINA 'ILLA KULLU HATTARIN KEFURIN
C 31:33. O ju njerëz, kini kujdes ndaj Zotit tuaj dhe kini frikë ditës kur prindi nuk mund t'i bëjë dobi fëmijës së vet, e as fëmija nuk mund t'i bëjë dobi asnjë send prindit të vet. Premtimi i All-llahut (për thevab ose azab) është i sigurt, pra të mos ju mashrojë jeta e kësaj bote dhe të mos ju mashrojë ndaj All-llahut djalli mashtrues.
31:33. O njerëz! Frikësojuni Zotit tuaj dhe frikësojuni Ditës, kur prindi nuk do të mund ta ndihmojë aspak fëmijën e vet, e as fëmija nuk do të mund ta ndihmojë sado pak prindin e vet! Premtimi i Allahut është vërtet i sigurt, prandaj mos e lini jetën e kësaj bote t'ju mashtrojë dhe as djallin mos e lini t'ju mashtrojë për Allahun.
31:33. O njerëz, kini frikë Zotin tuaj dhe kini frikë një ditë kur babai nuk do të mund të ndihmojë fëmijën e tij dhe as fëmija nuk do të mund të ndihmojë babain e tij në asgjë. Me të vërtetë, premtimi i Allahut është i vërtetë. Prandaj, mos lejoni që jeta e kësaj bote t'ju mashtrojë dhe as mos lejoni që mashtruesi t'ju mashtrojë për Allahun.
31:33. JA 'EJJUHA EN-NASU ETTEKU REBBEKUM WE EHSHEW JEWMEN LA JEXHZI WE E-DUN 'AN WELEDIHI WE LA MEWLUDUN HUWE XHAZIN 'AN WE E-DIHI SHEJ'AN 'INNE WA'DEL-LAHI HEKKUN FELA TEGURRENNEKUMUL-HEJA ETU ED-DUNJA WE LA JEGURRENNEKUM BILLAHIL-GARURU
C 31:34. S'ka dyshim se vetëm All-llahu e di kur do të ndodhë kijameti, Ai e di kur e lëshon shiun. Ai e di se ç'ka në mitra (të nënave), nuk e di kush pos Tij se çka do të ndodhë (çka do të punojë) nesër, dhe askush nuk e di, pos Tij, se në ç'vend (ose kohë) do të vdesë. All-llahu është më i dijshmi, më i njohuri.
31:34. Pa dyshim, vetëm Allahu e di Orën e caktuar. Ai e zbret shiun dhe e di ç'ka në barkun e shtatzënës. Asnjë njeri nuk di ç'do të fitojë nesër dhe askush nuk di se në ç'vend do të vdesë. Me të vërtetë, Allahu është i Gjithëdijshëm dhe Njohës i çdo gjëje.
31:34. Me të vërtetë, Allahu ka dijen e Orës. Ai lëshon shiun dhe e di atë që është në mitra. Dhe askush nuk e di se çfarë do të fitojë nesër, dhe askush nuk e di se në çfarë toke do të vdesë. Me të vërtetë, Allahu është i Gjithëdituri, i Gjithëvëzhguesi.
31:34. 'INNALL-LLAHE 'INDEHU 'ILMU ES-SA'ATI WE JUNEZZILUL-GAJTHE WE JA'LEMU MA FIL-'ERHAMI WE MA TEDRI NEFSUN MADHA TEKSIBU GADEN WE MA TEDRI NEFSUN BI'EJJI 'ERDIN TEMUTU 'INNALL-LLAHE 'ALIMUN HABIRUN
C 32:1. Elif, Lam, Mim.
32:1. Elif, Lâm, Mîm.
32:1. Alif, Lam, Mim.
32:1. 'ELIF-LAM-MIM
C 32:2. Shpallja e librit (e Kur'anit), nuk ka dyshim se është (shpallje) nga Zoti i gjithësisë.
32:2. Shpallja e këtij Libri, pa asnjë dyshim, është nga Zoti i botëve.
32:2. Zbritja e Librit, për të cilin nuk ka dyshim, është nga Zoti i botëve.
32:2. TENZILUL-KITABI LA REJBE FIHI MIN RABBIL-'ALEMINE
C 32:3. A mos po thonë se ai (Muhammedi) e trilloi? Jo, ajo është e vërtetë prej Zotit tënd që t'i tërheqësh vërejtjen një populli që nuk u erdhi ndonjë pejgamber para teje, ashtu që ata të gjejnë rrugën e drejtë.
32:3. Ata thonë: “Ai e ka trilluar atë! Jo, ajo është e Vërteta nga Zoti yt për të paralajmëruar popullin, të cilit para teje nuk i ka ardhur kurrfarë paralajmëruesi, që të shkojë në rrugë të drejtë.
32:3. A thonë ata: "Ai e ka shpikur atë"? Jo, ai është e vërteta nga Zoti yt që ti të paralajmërosh një popull te të cilët nuk ka ardhur ndonjë paralajmërues para teje, që ata të mund të udhëzohen.
32:3. 'EM JEKULUNE EFTERAHU BEL HUWEL-HEKKU MIN RABBIKE LITUNDHIRE KAWMEN MA 'ETAHUM MIN NEDHIRIN MIN KABLIKE LE'ALLEHUM JEHTEDUNE
C 32:4. All-llahu është Ai që krijoi qiejt dhe tokën dhe gjithë ç'ka ndërmjet tyre, brenda gjashtë ditësh, pastaj mbizotëroi Arshin. Përveç Tij nuk keni ndonjë ndihmëtar tjetër e as ndërmjetësues, pra a nuk jeni kah mendoni!
32:4. Allahu është Ai që ka krijuar qiejt dhe Tokën dhe çdo gjë që gjendet midis tyre, për gjashtë ditë, pastaj është ngritur mbi Fron. Ju nuk keni as ndihmës, as ndërmjetësues tjetër përveç Atij. Vallë, a nuk po vini vesh?
32:4. Allahu është Ai që krijoi qiejt dhe tokën dhe gjithçka që është ndërmjet tyre në gjashtë ditë. Pastaj Ai u ngrit mbi Arsh. Ju nuk keni ndonjë mbrojtës ose ndërmjetës përveç Tij. A nuk përkujtoni?
32:4. ELLAHUL-LEDHI HALEKA ES-SEMAWATI WEL-'ERDE WE MA BEJNEHUMA FI SITTETI 'EJJAMIN THUMME ESTEWA 'ALEL-'ARSHI MA LEKUM MIN DUNIHI MIN WE LIJIN WE LA SHEFI'IN 'EFELA TETEDHEKKERUNE
C 32:5. Ai është që udhëheq çështjen (e të gjitha krijesave) prej qiellit në tokë, pastaj ajo (çështja) ngrihet te Ai në një ditë që sipas llogarisë suaj është sa një mijë vjet.
32:5. Ai drejton çdo çështje, prej qiellit deri në Tokë, pastaj ato kthehen tek Ai në ditën, gjatësia e së cilës është një mijë vjet sipas llogaritjes suaj.
32:5. Ai drejton çështjen nga qielli në tokë, pastaj ajo ngjitet te Ai në një ditë që masa e saj është një mijë vjet sipas llogaritjes suaj.
32:5. JUDEBBIRUL-'EMRE MINE ES-SEMA'I 'ILAL-'ERDI THUMME JA'RUXHU 'ILEJHI FI JEWMIN KANE MIKDARUHU 'ELFE SENETIN MIMMA TA'UDDUNE
C 32:6. Ai është njohës i të (gjitha) fshehtës dhe të dukshmes, i gjithëfuqishmi, mëshirëbërësi.
32:6. Është Ai që i di gjërat e padukshme dhe të dukshme. Ai është i Plotfuqishmi dhe Mëshirëploti,
32:6. Kjo është Ai që është i Padukshmi dhe i Dukshmi, i Gjithëfuqishmi, Mëshirëploti,
32:6. DHALIKE 'ALIMUL-GAJBI WE ESH-SHEHADETIL-'AZIZU ER-REHIMU
C 32:7. Ai që përsosi krijimin e çdo sendi, e krijimin e njeriut e filloi nga balta.
32:7. i Cili ka përsosur çdo gjë që ka krijuar. Ai e ka filluar krijimin e njeriut prej baltës.
32:7. Që e përsosi çdo gjë që Ai krijoi dhe filloi krijimin e njeriut nga argjila.
32:7. EL-LEDHI 'EHSENE KULLE SHEJ'IN HALEKAHU WE BEDE'E HALKAL-'INSANI MIN TININ
C 32:8. Pastaj bëri që pasardhësit e tij të rrjedhin prej një pike uji të dobët.
32:8. Pastaj bëri që pasardhësit e tij të krijohen prej një pike të lëngut të shpërfillur,
32:8. Pastaj Ai e bëri pasardhësin e tij nga një pikë uji i nënvlerësuar.
32:8. THUMME XHE'ALE NESLEHU MIN SULALETIN MIN MA'IN MEHININ