U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
31:27.
Sikur të gjithë drutë në tokë të jenë lapsa dhe sikur detit t'i shtohen edhe shtatë dete (e të jenë me ngjyrë), nuk do të mbaronin fjalët e All-llahut (do të shteroheshin detet, do të soseshin lapsat, e jo mrekullitë e Zotit). All-llahu është ngadhënjyesi i urtë.
31:27.
Sikur të gjithë drurët, që gjenden në Tokë, të ishin pena e deti bojë shkrimi e t'i shtohen atij edhe shtatë dete të tjera, nuk do të shtereshin fjalët e Allahut. Pa dyshim, Allahu është i Plotfuqishmi dhe i Urti.
31:27.
Dhe sikur të gjitha pemët në tokë të ishin penela dhe deti të ishte bojë, me shtatë dete të tjera që shtohen pas tij, fjalët e Allahut nuk do të përfundonin. Me të vërtetë, Allahu është i Gjithëfuqishmi, i Urtë.
31:27.
WE LEW 'ENNEMA FIL-'ERDI MIN SHEXHERETIN 'EKLAMUN WEL-BEHRU JEMUDDUHU MIN BA'DIHI SEB'ATU 'EBHURIN MA NEFIDET KELIMATU ELLAHI 'INNALL-LLAHE 'AZIZUN HEKIMUN
C
31:28.
Krijimi dhe ringjallja juaj nuk është më e rëndë se krijimi i një qenieje (një njeriu); vërtet, All-llahu është që i dëgjon e i sheh veprat e njerëzve.
31:28.
Krijimi dhe ringjallja e ju të gjithëve është njësoj si krijimi i një njeriu të vetëm. Vërtet, Allahu i dëgjon dhe i sheh të gjitha.
31:28.
Krijimi dhe ringjallja juaj është vetëm si krijimi dhe ringjallja e një shpirti të vetëm. Me të vërtetë, Allahu është Dëgjuesi, i Gjithëvëzhguesi.
31:28.
MA HALKUKUM WE LA BA'THUKUM 'ILLA KENEFSIN WAHIDETIN 'INNALL-LLAHE SEMI'UN BESIRUN
C
31:29.
A nuk e di se All-llahu e fut (errësirën) natën në ditë dhe e fut (dritën) ditën në natë, dhe Ai i nënshtroi Diellin e Hënën (të lindin e të perëndojnë) dhe secili rrjedh (noton) deri në një afat të caktuar dhe se All-llahu hollësisht është i njohur për atë që veproni.
31:29.
A nuk shihni se Allahu e kthen natën në ditë dhe ditën në natë, se e ka nënshtruar Diellin dhe Hënën e secili lëviz për një kohë të caktuar dhe se Allahu e di mirë çfarë punoni ju?!
31:29.
A nuk e ke parë ti se Allahu e bën natën të hyjë në ditë dhe e bën ditën të hyjë në natë dhe ka nënshtruar diellin dhe hënën, secila duke lundruar për një afat të caktuar, dhe se Allahu është i Mirënjohuri për atë që bëni?
31:29.
'ELEM TERA 'ENNEL-LAHE JULIXHUL-LEJLE FI EN-NEHARI WE JULIXHU EN-NEHARE FIL-LEJLI WE SEHHARE ESH-SHEMSE WEL-KAMERE KULLUN JEXHRI 'ILA 'EXHELIN MUSEMMEN WE 'ENNEL-LAHE BIMA TA'MELUNE HABIRUN
C
31:30.
Kjo (dokumenton) se All-llahu është Ai (Zoti) i vërtetë, dhe se ajo që ata adhurojnë pos Tij është gënjeshtër, e All-llahu është Ai i larti, i madhi.
31:30.
Kjo është kështu, sepse Allahu është e Vërteta, ndërsa çfarë adhurohet në vend të Tij, është e rreme dhe se Allahu është i Lartësuar dhe i Madhërishëm.
31:30.
Kjo është sepse Allahu është e vërteta, dhe ajo që ata thërrasin përveç Tij është e kotë, dhe se Allahu është i Larti, i Madhërishmi.
31:30.
DHALIKE BI'ENNEL-LAHE HUWEL-HEKKU WE 'ENNE MA JED'UNE MIN DUNIHIL-BATILU WE 'ENNEL-LAHE HUWEL-'ALIJUL-KEBIRU
C
31:31.
A nuk e sheh se anijet lundrojnë në saje të mirësisë së All-llahut, e për t'ju treguar juve madhërinë e Tij. Vërtet, edhe në këtë ka argument për secilin që është shumë i durueshëm dhe shumë mirënjohës.
31:31.
A nuk e shihni se anijet lundrojnë nëpër det me dhuntinë e Allahut, për t'ju treguar disa nga mrekullitë e Veta? Këto janë vërtet tregues për çdo njeri të duruar dhe mirënjohës.
31:31.
A nuk e ke parë ti se anijet lundrojnë në det me mirësinë e Allahut, që Ai t'ju tregojë disa nga shenjat e Tij? Me të vërtetë, në këtë ka shenja për të gjithë ata që janë të duruar dhe falënderues.
31:31.
'ELEM TERA 'ENNEL-FULKE TEXHRI FIL-BEHRI BINI'METI ELLAHI LIJURIJEKUM MIN 'AJATIHI 'INNE FI DHALIKE LE'AJATIN LIKULLI SEBBARIN SHEKURIN
C
31:32.
E kur i mbulon ata ndonjë valë si reja, i drejtohen All-llahut sinqerisht me besim vetëm ndaj Tij, e kur i shpëton ata e dalin në tokë, ka disa prej tyre që i mbesin besnikë besimit të drejtë, e faktet Tona nuk i refuzon kush pos të pabesit dhe përbuzësit.
31:32.
Kur ata i mbulon vala si pëlhurë, e thërrasin Allahun me devotshmëri të çiltër. Por sapo Ai i shpëton, duke i kthyer ata në tokë, një pjesë e tyre lëkunden (ndërmjet besimit dhe mosbesimit). Në të vërtetë, shpalljet dhe mrekullitë Tona i mohojnë vetëm mashtruesit dhe mosmirënjohësit.
31:32.
Dhe kur i mbulon ata një valë si çadra, ata thërrasin Allahun, duke qenë të sinqertë ndaj Tij në fenë e tyre. Por kur Ai i shpëton ata në tokë, ja, disa prej tyre ndjekin një rrugë të mesme. Por askush nuk i mohon shenjat Tona përveç çdo mashtruesi, mosmirënjohësi.
31:32.
WE 'IDHA GASHIJEHUM MEWXHUN KALDHDHULELI DE'AW ELLAHE MUHLISINE LEHU ED-DINE FELEMMA NEXHXHAHUM 'ILAL-BERRI FEMINHUM MUKTESIDUN WE MA JEXHHEDU BI'AJATINA 'ILLA KULLU HATTARIN KEFURIN
C
31:33.
O ju njerëz, kini kujdes ndaj Zotit tuaj dhe kini frikë ditës kur prindi nuk mund t'i bëjë dobi fëmijës së vet, e as fëmija nuk mund t'i bëjë dobi asnjë send prindit të vet. Premtimi i All-llahut (për thevab ose azab) është i sigurt, pra të mos ju mashrojë jeta e kësaj bote dhe të mos ju mashrojë ndaj All-llahut djalli mashtrues.
31:33.
O njerëz! Frikësojuni Zotit tuaj dhe frikësojuni Ditës, kur prindi nuk do të mund ta ndihmojë aspak fëmijën e vet, e as fëmija nuk do të mund ta ndihmojë sado pak prindin e vet! Premtimi i Allahut është vërtet i sigurt, prandaj mos e lini jetën e kësaj bote t'ju mashtrojë dhe as djallin mos e lini t'ju mashtrojë për Allahun.
31:33.
O njerëz, kini frikë Zotin tuaj dhe kini frikë një ditë kur babai nuk do të mund të ndihmojë fëmijën e tij dhe as fëmija nuk do të mund të ndihmojë babain e tij në asgjë. Me të vërtetë, premtimi i Allahut është i vërtetë. Prandaj, mos lejoni që jeta e kësaj bote t'ju mashtrojë dhe as mos lejoni që mashtruesi t'ju mashtrojë për Allahun.
31:33.
JA 'EJJUHA EN-NASU ETTEKU REBBEKUM WE EHSHEW JEWMEN LA JEXHZI WE E-DUN 'AN WELEDIHI WE LA MEWLUDUN HUWE XHAZIN 'AN WE E-DIHI SHEJ'AN 'INNE WA'DEL-LAHI HEKKUN FELA TEGURRENNEKUMUL-HEJA ETU ED-DUNJA WE LA JEGURRENNEKUM BILLAHIL-GARURU
C
31:34.
S'ka dyshim se vetëm All-llahu e di kur do të ndodhë kijameti, Ai e di kur e lëshon shiun. Ai e di se ç'ka në mitra (të nënave), nuk e di kush pos Tij se çka do të ndodhë (çka do të punojë) nesër, dhe askush nuk e di, pos Tij, se në ç'vend (ose kohë) do të vdesë. All-llahu është më i dijshmi, më i njohuri.
31:34.
Pa dyshim, vetëm Allahu e di Orën e caktuar. Ai e zbret shiun dhe e di ç'ka në barkun e shtatzënës. Asnjë njeri nuk di ç'do të fitojë nesër dhe askush nuk di se në ç'vend do të vdesë. Me të vërtetë, Allahu është i Gjithëdijshëm dhe Njohës i çdo gjëje.
31:34.
Me të vërtetë, Allahu ka dijen e Orës. Ai lëshon shiun dhe e di atë që është në mitra. Dhe askush nuk e di se çfarë do të fitojë nesër, dhe askush nuk e di se në çfarë toke do të vdesë. Me të vërtetë, Allahu është i Gjithëdituri, i Gjithëvëzhguesi.
31:34.
'INNALL-LLAHE 'INDEHU 'ILMU ES-SA'ATI WE JUNEZZILUL-GAJTHE WE JA'LEMU MA FIL-'ERHAMI WE MA TEDRI NEFSUN MADHA TEKSIBU GADEN WE MA TEDRI NEFSUN BI'EJJI 'ERDIN TEMUTU 'INNALL-LLAHE 'ALIMUN HABIRUN
C
32:2.
Shpallja e librit (e Kur'anit), nuk ka dyshim se është (shpallje) nga Zoti i gjithësisë.
32:2.
Shpallja e këtij Libri, pa asnjë dyshim, është nga Zoti i botëve.
32:2.
Zbritja e Librit, për të cilin nuk ka dyshim, është nga Zoti i botëve.
32:2.
TENZILUL-KITABI LA REJBE FIHI MIN RABBIL-'ALEMINE
C
32:3.
A mos po thonë se ai (Muhammedi) e trilloi? Jo, ajo është e vërtetë prej Zotit tënd që t'i tërheqësh vërejtjen një populli që nuk u erdhi ndonjë pejgamber para teje, ashtu që ata të gjejnë rrugën e drejtë.
32:3.
Ata thonë: “Ai e ka trilluar atë! Jo, ajo është e Vërteta nga Zoti yt për të paralajmëruar popullin, të cilit para teje nuk i ka ardhur kurrfarë paralajmëruesi, që të shkojë në rrugë të drejtë.
32:3.
A thonë ata: "Ai e ka shpikur atë"? Jo, ai është e vërteta nga Zoti yt që ti të paralajmërosh një popull te të cilët nuk ka ardhur ndonjë paralajmërues para teje, që ata të mund të udhëzohen.
32:3.
'EM JEKULUNE EFTERAHU BEL HUWEL-HEKKU MIN RABBIKE LITUNDHIRE KAWMEN MA 'ETAHUM MIN NEDHIRIN MIN KABLIKE LE'ALLEHUM JEHTEDUNE