Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 31:23. Ty mos të brengos mosbesimi i atij që nuk beson, kthimi i tyre është vetëm tek Ne, e për atë që vepruan, Ne do t'u tregojmë. All-llahu vërtet është i dijshëm për atë që mbajnë në zemra.
31:23. Sa për ata që nuk besojnë, ti (o Muhamed), mos u brengos nga mohimi i tyre. Ata do të kthehen te Ne, e Ne do t'i njoftojmë për atë që kanë bërë. Me të vërtetë, Allahu di ç'ka në zemrat e njerëzve.
31:23. Dhe kushdo që nuk beson, mos u pikëllo për mosbesimin e tij. Te Ne është kthimi i tyre, dhe Ne do t'i informojmë ata për atë që kanë bërë. Me të vërtetë, Allahu e di atë që është në gjokset e krijesave.
31:23. WE MEN KEFERE FELA JEHZUNKE KUFRUHU 'ILEJNA MERXHI'UHUM FENUNEBBI'UHUM BIMA 'AMILU 'INNALL-LLAHE 'ALIMUN BIDHATI ES-SUDURI
C 31:24. Ne u japim të jetojnë pak (në këtë botë), e pastaj i shtrëngojmë ata me një dënim të rëndë.
31:24. Ne ata do t'i kënaqim përkohësisht (në këtë botë) e pastaj do t'i hedhim në dënimin e ashpër (në botën tjetër).
31:24. Ne u japim atyre një kënaqësi të vogël, pastaj Ne do t'i çojmë ata në një ndëshkim të ashpër.
31:24. NUMETTI'UHUM KALILEN THUMME NEDTERRUHUM 'ILA 'ADHABIN GALIDHIN
C 31:25. Nëse ti i pyet ata: Kush krijoi qiejt e tokën? Me siguri do të thonë: "All-llahu!" Thuaj: "All-llahut i qoftë lavdërimi!" Por shumica e tyre nuk dinë.
31:25. Nëse ti (o Muhamed) i pyet ata: “Kush i ka krijuar qiejt dhe Tokën?”, me siguri që do të të thonë: “Allahu!”. Atëherë ti thuaju: “Qoftë lavdëruar Allahu!” Por, shumica e tyre nuk dinë.
31:25. Dhe nëse ti i pyet ata: "Kush i ka krijuar qiejt dhe tokën?" Me siguri ata do të thonë: "Allahu." Thuaj: "Falënderimi i takon Allahut." Por shumica e tyre nuk dinë.
31:25. WE LE'IN SE'ELTEHUM MEN HALEKA ES-SEMAWATI WEL-'ERDE LEJEKULUNNEL-LAHU KULIL-HEMDU LILLAHI BEL 'EKTHERUHUM LA JA'LEMUNE
C 31:26. Vetëm të All-llahut janë të gjitha që gjenden në qiej e në tokë; All-llahu është Ai që s'ka nevojë dhe është i lavdishëm.
31:26. Allahut i përket gjithçka, që gjendet në qiej dhe në Tokë. Vërtet, Allahu është i Vetëmjaftueshmi dhe i Denji për lavdërim.
31:26. Për Allahun është çdo gjë në qiej dhe në tokë. Me të vërtetë, Allahu është i Pasuri, i Denji për falënderim.
31:26. LILLAHI MA FI ES-SEMAWATI WEL-'ERDI 'INNALL-LLAHE HUWEL-GANIJUL-HEMIDU
C 31:27. Sikur të gjithë drutë në tokë të jenë lapsa dhe sikur detit t'i shtohen edhe shtatë dete (e të jenë me ngjyrë), nuk do të mbaronin fjalët e All-llahut (do të shteroheshin detet, do të soseshin lapsat, e jo mrekullitë e Zotit). All-llahu është ngadhënjyesi i urtë.
31:27. Sikur të gjithë drurët, që gjenden në Tokë, të ishin pena e deti bojë shkrimi e t'i shtohen atij edhe shtatë dete të tjera, nuk do të shtereshin fjalët e Allahut. Pa dyshim, Allahu është i Plotfuqishmi dhe i Urti.
31:27. Dhe sikur të gjitha pemët në tokë të ishin penela dhe deti të ishte bojë, me shtatë dete të tjera që shtohen pas tij, fjalët e Allahut nuk do të përfundonin. Me të vërtetë, Allahu është i Gjithëfuqishmi, i Urtë.
31:27. WE LEW 'ENNEMA FIL-'ERDI MIN SHEXHERETIN 'EKLAMUN WEL-BEHRU JEMUDDUHU MIN BA'DIHI SEB'ATU 'EBHURIN MA NEFIDET KELIMATU ELLAHI 'INNALL-LLAHE 'AZIZUN HEKIMUN
C 31:28. Krijimi dhe ringjallja juaj nuk është më e rëndë se krijimi i një qenieje (një njeriu); vërtet, All-llahu është që i dëgjon e i sheh veprat e njerëzve.
31:28. Krijimi dhe ringjallja e ju të gjithëve është njësoj si krijimi i një njeriu të vetëm. Vërtet, Allahu i dëgjon dhe i sheh të gjitha.
31:28. Krijimi dhe ringjallja juaj është vetëm si krijimi dhe ringjallja e një shpirti të vetëm. Me të vërtetë, Allahu është Dëgjuesi, i Gjithëvëzhguesi.
31:28. MA HALKUKUM WE LA BA'THUKUM 'ILLA KENEFSIN WAHIDETIN 'INNALL-LLAHE SEMI'UN BESIRUN
C 31:29. A nuk e di se All-llahu e fut (errësirën) natën në ditë dhe e fut (dritën) ditën në natë, dhe Ai i nënshtroi Diellin e Hënën (të lindin e të perëndojnë) dhe secili rrjedh (noton) deri në një afat të caktuar dhe se All-llahu hollësisht është i njohur për atë që veproni.
31:29. A nuk shihni se Allahu e kthen natën në ditë dhe ditën në natë, se e ka nënshtruar Diellin dhe Hënën e secili lëviz për një kohë të caktuar dhe se Allahu e di mirë çfarë punoni ju?!
31:29. A nuk e ke parë ti se Allahu e bën natën të hyjë në ditë dhe e bën ditën të hyjë në natë dhe ka nënshtruar diellin dhe hënën, secila duke lundruar për një afat të caktuar, dhe se Allahu është i Mirënjohuri për atë që bëni?
31:29. 'ELEM TERA 'ENNEL-LAHE JULIXHUL-LEJLE FI EN-NEHARI WE JULIXHU EN-NEHARE FIL-LEJLI WE SEHHARE ESH-SHEMSE WEL-KAMERE KULLUN JEXHRI 'ILA 'EXHELIN MUSEMMEN WE 'ENNEL-LAHE BIMA TA'MELUNE HABIRUN
C 31:30. Kjo (dokumenton) se All-llahu është Ai (Zoti) i vërtetë, dhe se ajo që ata adhurojnë pos Tij është gënjeshtër, e All-llahu është Ai i larti, i madhi.
31:30. Kjo është kështu, sepse Allahu është e Vërteta, ndërsa çfarë adhurohet në vend të Tij, është e rreme dhe se Allahu është i Lartësuar dhe i Madhërishëm.
31:30. Kjo është sepse Allahu është e vërteta, dhe ajo që ata thërrasin përveç Tij është e kotë, dhe se Allahu është i Larti, i Madhërishmi.
31:30. DHALIKE BI'ENNEL-LAHE HUWEL-HEKKU WE 'ENNE MA JED'UNE MIN DUNIHIL-BATILU WE 'ENNEL-LAHE HUWEL-'ALIJUL-KEBIRU
C 31:31. A nuk e sheh se anijet lundrojnë në saje të mirësisë së All-llahut, e për t'ju treguar juve madhërinë e Tij. Vërtet, edhe në këtë ka argument për secilin që është shumë i durueshëm dhe shumë mirënjohës.
31:31. A nuk e shihni se anijet lundrojnë nëpër det me dhuntinë e Allahut, për t'ju treguar disa nga mrekullitë e Veta? Këto janë vërtet tregues për çdo njeri të duruar dhe mirënjohës.
31:31. A nuk e ke parë ti se anijet lundrojnë në det me mirësinë e Allahut, që Ai t'ju tregojë disa nga shenjat e Tij? Me të vërtetë, në këtë ka shenja për të gjithë ata që janë të duruar dhe falënderues.
31:31. 'ELEM TERA 'ENNEL-FULKE TEXHRI FIL-BEHRI BINI'METI ELLAHI LIJURIJEKUM MIN 'AJATIHI 'INNE FI DHALIKE LE'AJATIN LIKULLI SEBBARIN SHEKURIN
C 31:32. E kur i mbulon ata ndonjë valë si reja, i drejtohen All-llahut sinqerisht me besim vetëm ndaj Tij, e kur i shpëton ata e dalin në tokë, ka disa prej tyre që i mbesin besnikë besimit të drejtë, e faktet Tona nuk i refuzon kush pos të pabesit dhe përbuzësit.
31:32. Kur ata i mbulon vala si pëlhurë, e thërrasin Allahun me devotshmëri të çiltër. Por sapo Ai i shpëton, duke i kthyer ata në tokë, një pjesë e tyre lëkunden (ndërmjet besimit dhe mosbesimit). Në të vërtetë, shpalljet dhe mrekullitë Tona i mohojnë vetëm mashtruesit dhe mosmirënjohësit.
31:32. Dhe kur i mbulon ata një valë si çadra, ata thërrasin Allahun, duke qenë të sinqertë ndaj Tij në fenë e tyre. Por kur Ai i shpëton ata në tokë, ja, disa prej tyre ndjekin një rrugë të mesme. Por askush nuk i mohon shenjat Tona përveç çdo mashtruesi, mosmirënjohësi.
31:32. WE 'IDHA GASHIJEHUM MEWXHUN KALDHDHULELI DE'AW ELLAHE MUHLISINE LEHU ED-DINE FELEMMA NEXHXHAHUM 'ILAL-BERRI FEMINHUM MUKTESIDUN WE MA JEXHHEDU BI'AJATINA 'ILLA KULLU HATTARIN KEFURIN
C 31:33. O ju njerëz, kini kujdes ndaj Zotit tuaj dhe kini frikë ditës kur prindi nuk mund t'i bëjë dobi fëmijës së vet, e as fëmija nuk mund t'i bëjë dobi asnjë send prindit të vet. Premtimi i All-llahut (për thevab ose azab) është i sigurt, pra të mos ju mashrojë jeta e kësaj bote dhe të mos ju mashrojë ndaj All-llahut djalli mashtrues.
31:33. O njerëz! Frikësojuni Zotit tuaj dhe frikësojuni Ditës, kur prindi nuk do të mund ta ndihmojë aspak fëmijën e vet, e as fëmija nuk do të mund ta ndihmojë sado pak prindin e vet! Premtimi i Allahut është vërtet i sigurt, prandaj mos e lini jetën e kësaj bote t'ju mashtrojë dhe as djallin mos e lini t'ju mashtrojë për Allahun.
31:33. O njerëz, kini frikë Zotin tuaj dhe kini frikë një ditë kur babai nuk do të mund të ndihmojë fëmijën e tij dhe as fëmija nuk do të mund të ndihmojë babain e tij në asgjë. Me të vërtetë, premtimi i Allahut është i vërtetë. Prandaj, mos lejoni që jeta e kësaj bote t'ju mashtrojë dhe as mos lejoni që mashtruesi t'ju mashtrojë për Allahun.
31:33. JA 'EJJUHA EN-NASU ETTEKU REBBEKUM WE EHSHEW JEWMEN LA JEXHZI WE E-DUN 'AN WELEDIHI WE LA MEWLUDUN HUWE XHAZIN 'AN WE E-DIHI SHEJ'AN 'INNE WA'DEL-LAHI HEKKUN FELA TEGURRENNEKUMUL-HEJA ETU ED-DUNJA WE LA JEGURRENNEKUM BILLAHIL-GARURU