U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
32:2.
Shpallja e librit (e Kur'anit), nuk ka dyshim se është (shpallje) nga Zoti i gjithësisë.
32:2.
Shpallja e këtij Libri, pa asnjë dyshim, është nga Zoti i botëve.
32:2.
Zbritja e Librit, për të cilin nuk ka dyshim, është nga Zoti i botëve.
32:2.
TENZILUL-KITABI LA REJBE FIHI MIN RABBIL-'ALEMINE
C
32:3.
A mos po thonë se ai (Muhammedi) e trilloi? Jo, ajo është e vërtetë prej Zotit tënd që t'i tërheqësh vërejtjen një populli që nuk u erdhi ndonjë pejgamber para teje, ashtu që ata të gjejnë rrugën e drejtë.
32:3.
Ata thonë: “Ai e ka trilluar atë! Jo, ajo është e Vërteta nga Zoti yt për të paralajmëruar popullin, të cilit para teje nuk i ka ardhur kurrfarë paralajmëruesi, që të shkojë në rrugë të drejtë.
32:3.
A thonë ata: "Ai e ka shpikur atë"? Jo, ai është e vërteta nga Zoti yt që ti të paralajmërosh një popull te të cilët nuk ka ardhur ndonjë paralajmërues para teje, që ata të mund të udhëzohen.
32:3.
'EM JEKULUNE EFTERAHU BEL HUWEL-HEKKU MIN RABBIKE LITUNDHIRE KAWMEN MA 'ETAHUM MIN NEDHIRIN MIN KABLIKE LE'ALLEHUM JEHTEDUNE
C
32:4.
All-llahu është Ai që krijoi qiejt dhe tokën dhe gjithë ç'ka ndërmjet tyre, brenda gjashtë ditësh, pastaj mbizotëroi Arshin. Përveç Tij nuk keni ndonjë ndihmëtar tjetër e as ndërmjetësues, pra a nuk jeni kah mendoni!
32:4.
Allahu është Ai që ka krijuar qiejt dhe Tokën dhe çdo gjë që gjendet midis tyre, për gjashtë ditë, pastaj është ngritur mbi Fron. Ju nuk keni as ndihmës, as ndërmjetësues tjetër përveç Atij. Vallë, a nuk po vini vesh?
32:4.
Allahu është Ai që krijoi qiejt dhe tokën dhe gjithçka që është ndërmjet tyre në gjashtë ditë. Pastaj Ai u ngrit mbi Arsh. Ju nuk keni ndonjë mbrojtës ose ndërmjetës përveç Tij. A nuk përkujtoni?
32:4.
ELLAHUL-LEDHI HALEKA ES-SEMAWATI WEL-'ERDE WE MA BEJNEHUMA FI SITTETI 'EJJAMIN THUMME ESTEWA 'ALEL-'ARSHI MA LEKUM MIN DUNIHI MIN WE LIJIN WE LA SHEFI'IN 'EFELA TETEDHEKKERUNE
C
32:5.
Ai është që udhëheq çështjen (e të gjitha krijesave) prej qiellit në tokë, pastaj ajo (çështja) ngrihet te Ai në një ditë që sipas llogarisë suaj është sa një mijë vjet.
32:5.
Ai drejton çdo çështje, prej qiellit deri në Tokë, pastaj ato kthehen tek Ai në ditën, gjatësia e së cilës është një mijë vjet sipas llogaritjes suaj.
32:5.
Ai drejton çështjen nga qielli në tokë, pastaj ajo ngjitet te Ai në një ditë që masa e saj është një mijë vjet sipas llogaritjes suaj.
32:5.
JUDEBBIRUL-'EMRE MINE ES-SEMA'I 'ILAL-'ERDI THUMME JA'RUXHU 'ILEJHI FI JEWMIN KANE MIKDARUHU 'ELFE SENETIN MIMMA TA'UDDUNE
C
32:6.
Ai është njohës i të (gjitha) fshehtës dhe të dukshmes, i gjithëfuqishmi, mëshirëbërësi.
32:6.
Është Ai që i di gjërat e padukshme dhe të dukshme. Ai është i Plotfuqishmi dhe Mëshirëploti,
32:6.
Kjo është Ai që është i Padukshmi dhe i Dukshmi, i Gjithëfuqishmi, Mëshirëploti,
32:6.
DHALIKE 'ALIMUL-GAJBI WE ESH-SHEHADETIL-'AZIZU ER-REHIMU
C
32:7.
Ai që përsosi krijimin e çdo sendi, e krijimin e njeriut e filloi nga balta.
32:7.
i Cili ka përsosur çdo gjë që ka krijuar. Ai e ka filluar krijimin e njeriut prej baltës.
32:7.
Që e përsosi çdo gjë që Ai krijoi dhe filloi krijimin e njeriut nga argjila.
32:7.
EL-LEDHI 'EHSENE KULLE SHEJ'IN HALEKAHU WE BEDE'E HALKAL-'INSANI MIN TININ
C
32:8.
Pastaj bëri që pasardhësit e tij të rrjedhin prej një pike uji të dobët.
32:8.
Pastaj bëri që pasardhësit e tij të krijohen prej një pike të lëngut të shpërfillur,
32:8.
Pastaj Ai e bëri pasardhësin e tij nga një pikë uji i nënvlerësuar.
32:8.
THUMME XHE'ALE NESLEHU MIN SULALETIN MIN MA'IN MEHININ
C
32:9.
Mandej, Ai e formëson atë (në barkun e nënës) dhe nga ana e vet i jep shpirt atij dhe Ai është që juve ju pajis edhe me dëgjim, me të parit dhe me zemër, e pak send është ajo që ju falënderoni.
32:9.
së cilës pastaj i dha trajtë dhe i fryu shpirtin e krijuar prej Tij. Ai ju ka dhënë dëgjimin, shikimin dhe zemrën, por pak prej jush janë mirënjohës.
32:9.
Pastaj Ai e formësoi atë dhe fryu në të nga Shpirti i Tij dhe ju dha dëgjimin, të pamurit dhe zemrat. Por pak jeni ju që falënderoni.
32:9.
THUMME SEWWAHU WE NEFEHA FIHI MIN RUHIHI WE XHE'ALE LEKUMU ES-SEM'A WEL-'EBSARE WEL-'EF'IDETE KALILEN MA TESHKURUNE
C
32:10.
E ata thanë: "A pasi që ne të tretemi në tokë, a thua ne rishtazi do të krijohemi?" Por (çka është edhe më keq) ata nuk besojnë se do të dalin para Zotit të tyre.
32:10.
Ata thonë: “Vallë, pasi të humbasim nën tokë, përsëri do të ngjallemi?” Vërtet, ata nuk besojnë se do të takohen me Zotin e tyre.
32:10.
Dhe ata thonë: "Kur ne të jemi zhdukur në tokë, a me të vërtetë do të krijohemi përsëri?" Jo, ata janë mohues të takimit me Zotin e tyre.
32:10.
WE KALU 'E'IDHA DELELNA FIL-'ERDI 'E'INNA LEFI HALKIN XHEDIDIN BEL HUM BILIKA'I RABBIHIM KAFIRUNE
C
32:11.
Thuaj: "Engjëlli i vdekjes, i cili është caktuar për ju, ua merr shpirtrat, e pastaj do të ktheheni te Zoti juaj".
32:11.
Thuaju: “Shpirtin do t'jua marrë engjëlli i vdekjes, i cili është caktuar për ju, e pastaj do të ktheheni te Zoti juaj”.
32:11.
Thuaj: "Engjëlli i vdekjes që është ngarkuar me ju do t'ju marrë shpirtrat, pastaj te Zoti juaj do të ktheheni."
32:11.
KUL JETEWEFFAKUM MELEKUL-MEWTIL-LEDHI WUKKILE BIKUM THUMME 'ILA RABBIKUM TURXHA'UNE
C
32:12.
E, sikur t'i shihje mëkatarët se si ulin kokat e veta pranë Zotit të tyre: "Zoti ynë, tash pamë dhe dëgjuam, na kthe pra edhe një herë e të bëjmë vepra të mira, se tash jemi bindur".
32:12.
Sikur t'i shohësh keqbërësit se si para Zotit të tyre kokulur do të thonë: “O Zoti ynë, pamë dhe dëgjuam, andaj, kthena (në atë botë) që të bëjmë vepra të mira! Ne tashmë besojmë me bindje”!
32:12.
Dhe sikur ti të shihje kur kriminelët do të përkulnin kokat e tyre para Zotit të tyre duke thënë: "Zoti ynë, ne pamë dhe dëgjuam. Prandaj, na kthe që të mund të bëjmë mirësi. Me të vërtetë, ne jemi të bindur."
32:12.
WE LEW TERA 'IDHIL-MUXHRIMUNE NAKISU RU'USIHIM 'INDE RABBIHIM REBBENA 'EBSERNA WE SEMI'NA FARXHI'NA NA'MEL SALIHEN 'INNA MUKINUNE