Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 32:5. Ai është që udhëheq çështjen (e të gjitha krijesave) prej qiellit në tokë, pastaj ajo (çështja) ngrihet te Ai në një ditë që sipas llogarisë suaj është sa një mijë vjet.
32:5. Ai drejton çdo çështje, prej qiellit deri në Tokë, pastaj ato kthehen tek Ai në ditën, gjatësia e së cilës është një mijë vjet sipas llogaritjes suaj.
32:5. Ai drejton çështjen nga qielli në tokë, pastaj ajo ngjitet te Ai në një ditë që masa e saj është një mijë vjet sipas llogaritjes suaj.
32:5. JUDEBBIRUL-'EMRE MINE ES-SEMA'I 'ILAL-'ERDI THUMME JA'RUXHU 'ILEJHI FI JEWMIN KANE MIKDARUHU 'ELFE SENETIN MIMMA TA'UDDUNE
C 32:6. Ai është njohës i të (gjitha) fshehtës dhe të dukshmes, i gjithëfuqishmi, mëshirëbërësi.
32:6. Është Ai që i di gjërat e padukshme dhe të dukshme. Ai është i Plotfuqishmi dhe Mëshirëploti,
32:6. Kjo është Ai që është i Padukshmi dhe i Dukshmi, i Gjithëfuqishmi, Mëshirëploti,
32:6. DHALIKE 'ALIMUL-GAJBI WE ESH-SHEHADETIL-'AZIZU ER-REHIMU
C 32:7. Ai që përsosi krijimin e çdo sendi, e krijimin e njeriut e filloi nga balta.
32:7. i Cili ka përsosur çdo gjë që ka krijuar. Ai e ka filluar krijimin e njeriut prej baltës.
32:7. Që e përsosi çdo gjë që Ai krijoi dhe filloi krijimin e njeriut nga argjila.
32:7. EL-LEDHI 'EHSENE KULLE SHEJ'IN HALEKAHU WE BEDE'E HALKAL-'INSANI MIN TININ
C 32:8. Pastaj bëri që pasardhësit e tij të rrjedhin prej një pike uji të dobët.
32:8. Pastaj bëri që pasardhësit e tij të krijohen prej një pike të lëngut të shpërfillur,
32:8. Pastaj Ai e bëri pasardhësin e tij nga një pikë uji i nënvlerësuar.
32:8. THUMME XHE'ALE NESLEHU MIN SULALETIN MIN MA'IN MEHININ
C 32:9. Mandej, Ai e formëson atë (në barkun e nënës) dhe nga ana e vet i jep shpirt atij dhe Ai është që juve ju pajis edhe me dëgjim, me të parit dhe me zemër, e pak send është ajo që ju falënderoni.
32:9. së cilës pastaj i dha trajtë dhe i fryu shpirtin e krijuar prej Tij. Ai ju ka dhënë dëgjimin, shikimin dhe zemrën, por pak prej jush janë mirënjohës.
32:9. Pastaj Ai e formësoi atë dhe fryu në të nga Shpirti i Tij dhe ju dha dëgjimin, të pamurit dhe zemrat. Por pak jeni ju që falënderoni.
32:9. THUMME SEWWAHU WE NEFEHA FIHI MIN RUHIHI WE XHE'ALE LEKUMU ES-SEM'A WEL-'EBSARE WEL-'EF'IDETE KALILEN MA TESHKURUNE
C 32:10. E ata thanë: "A pasi që ne të tretemi në tokë, a thua ne rishtazi do të krijohemi?" Por (çka është edhe më keq) ata nuk besojnë se do të dalin para Zotit të tyre.
32:10. Ata thonë: “Vallë, pasi të humbasim nën tokë, përsëri do të ngjallemi?” Vërtet, ata nuk besojnë se do të takohen me Zotin e tyre.
32:10. Dhe ata thonë: "Kur ne të jemi zhdukur në tokë, a me të vërtetë do të krijohemi përsëri?" Jo, ata janë mohues të takimit me Zotin e tyre.
32:10. WE KALU 'E'IDHA DELELNA FIL-'ERDI 'E'INNA LEFI HALKIN XHEDIDIN BEL HUM BILIKA'I RABBIHIM KAFIRUNE
C 32:11. Thuaj: "Engjëlli i vdekjes, i cili është caktuar për ju, ua merr shpirtrat, e pastaj do të ktheheni te Zoti juaj".
32:11. Thuaju: “Shpirtin do t'jua marrë engjëlli i vdekjes, i cili është caktuar për ju, e pastaj do të ktheheni te Zoti juaj”.
32:11. Thuaj: "Engjëlli i vdekjes që është ngarkuar me ju do t'ju marrë shpirtrat, pastaj te Zoti juaj do të ktheheni."
32:11. KUL JETEWEFFAKUM MELEKUL-MEWTIL-LEDHI WUKKILE BIKUM THUMME 'ILA RABBIKUM TURXHA'UNE
C 32:12. E, sikur t'i shihje mëkatarët se si ulin kokat e veta pranë Zotit të tyre: "Zoti ynë, tash pamë dhe dëgjuam, na kthe pra edhe një herë e të bëjmë vepra të mira, se tash jemi bindur".
32:12. Sikur t'i shohësh keqbërësit se si para Zotit të tyre kokulur do të thonë: “O Zoti ynë, pamë dhe dëgjuam, andaj, kthena (në atë botë) që të bëjmë vepra të mira! Ne tashmë besojmë me bindje”!
32:12. Dhe sikur ti të shihje kur kriminelët do të përkulnin kokat e tyre para Zotit të tyre duke thënë: "Zoti ynë, ne pamë dhe dëgjuam. Prandaj, na kthe që të mund të bëjmë mirësi. Me të vërtetë, ne jemi të bindur."
32:12. WE LEW TERA 'IDHIL-MUXHRIMUNE NAKISU RU'USIHIM 'INDE RABBIHIM REBBENA 'EBSERNA WE SEMI'NA FARXHI'NA NA'MEL SALIHEN 'INNA MUKINUNE
C 32:13. Sikur të kishim dëshiruar Ne, secilit do t'i jepnim udhëzimin, por fjala (vendimi) Ime ka marrë fund (definitiv) se do ta mbushë xhehennemin së bashku me exhinë e njerëz.
32:13. Sikur Ne të donim, do t'ia jepnim secilit udhëzimin e tij, por do të përmbushet Fjala Ime: “Me të vërtetë, do ta mbush Xhehenemin me xhind dhe njerëz bashkërisht!”
32:13. Dhe sikur të kishim dashur, Ne me siguri do t'i kishim dhënë çdo shpirti udhëzimin e tij. Por Fjala Ime është e përmbushur – me të vërtetë, Unë do ta mbush Xhehenemin me xhindët dhe njerëzit së bashku.
32:13. WE LEW SHI'NA LE'ATEJNA KULLE NEFSIN HUDAHA WE LEKIN HEKKAL-KAWLU MINNI LE'EMLE'ENNE XHEHENNEME MINEL-XHINNETI WE EN-NASI 'EXHMA'INE
C 32:14. Prandaj shijoni këtë (dënim) për shkak se ju e patët harruar takimin tuaj në këtë ditë, e edhe Ne tash ju harruam juve, ndaj, për shkak të asaj që keni vepruar, shijoni dënimin e përjetshëm.
32:14. (Ne do t'u themi atyre): “Shijoni dënimin, sepse nuk e keni besuar takimin e kësaj dite. Në të vërtetë, Ne ju kemi braktisur, prandaj shijoni dënimin e përhershëm për atë që keni bërë!”
32:14. Prandaj, shijoni atë që keni harruar takimin me këtë ditë tuaj. Me të vërtetë, Ne ju kemi harruar juve. Dhe shijoni ndëshkimin e përjetshëm për atë që bëtë.
32:14. FEDHUKU BIMA NESITUM LIKA'E JEWMIKUM HADHA 'INNA NESINAKUM WE DHUKU 'ADHABEL-HULDI BIMA KUNTUM TA'MELUNE
C 32:15. Argumentet tona i besojnë, në të vërtetë, ata që kur këshillohen me to, bien në fytyra (bëjnë sexhde), që madhërojnë Zotin e tyre në shenjë falënderimi dhe ata nuk bëjnë kryelartësi,
32:15. Shpalljet Tona i besojnë vetëm ata të cilët, kur u përmenden, bien në sexhde, dhe të cilët e madhërojnë Zotin e tyre, e lavdërojnë dhe nuk bëhen mendjemëdhenj.
32:15. Vetëm ata besojnë në shpalljet Tona, të cilët, kur atyre u përkujtohen ato, bien në sexhde dhe e lavdërojnë Zotin e tyre duke mos qenë mendjemëdhenj.
32:15. 'INNEMA JU'UMINU BI'AJATINAL-LEDHINE 'IDHA DHUKKIRU BIHA HARRU SUXHXHEDEN WE SEBBEHU BIHEMDI RABBIHIM WE HUM LA JESTEKBIRUNE