Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 32:9. Mandej, Ai e formëson atë (në barkun e nënës) dhe nga ana e vet i jep shpirt atij dhe Ai është që juve ju pajis edhe me dëgjim, me të parit dhe me zemër, e pak send është ajo që ju falënderoni.
32:9. së cilës pastaj i dha trajtë dhe i fryu shpirtin e krijuar prej Tij. Ai ju ka dhënë dëgjimin, shikimin dhe zemrën, por pak prej jush janë mirënjohës.
32:9. Pastaj Ai e formësoi atë dhe fryu në të nga Shpirti i Tij dhe ju dha dëgjimin, të pamurit dhe zemrat. Por pak jeni ju që falënderoni.
32:9. THUMME SEWWAHU WE NEFEHA FIHI MIN RUHIHI WE XHE'ALE LEKUMU ES-SEM'A WEL-'EBSARE WEL-'EF'IDETE KALILEN MA TESHKURUNE
C 32:10. E ata thanë: "A pasi që ne të tretemi në tokë, a thua ne rishtazi do të krijohemi?" Por (çka është edhe më keq) ata nuk besojnë se do të dalin para Zotit të tyre.
32:10. Ata thonë: “Vallë, pasi të humbasim nën tokë, përsëri do të ngjallemi?” Vërtet, ata nuk besojnë se do të takohen me Zotin e tyre.
32:10. Dhe ata thonë: "Kur ne të jemi zhdukur në tokë, a me të vërtetë do të krijohemi përsëri?" Jo, ata janë mohues të takimit me Zotin e tyre.
32:10. WE KALU 'E'IDHA DELELNA FIL-'ERDI 'E'INNA LEFI HALKIN XHEDIDIN BEL HUM BILIKA'I RABBIHIM KAFIRUNE
C 32:11. Thuaj: "Engjëlli i vdekjes, i cili është caktuar për ju, ua merr shpirtrat, e pastaj do të ktheheni te Zoti juaj".
32:11. Thuaju: “Shpirtin do t'jua marrë engjëlli i vdekjes, i cili është caktuar për ju, e pastaj do të ktheheni te Zoti juaj”.
32:11. Thuaj: "Engjëlli i vdekjes që është ngarkuar me ju do t'ju marrë shpirtrat, pastaj te Zoti juaj do të ktheheni."
32:11. KUL JETEWEFFAKUM MELEKUL-MEWTIL-LEDHI WUKKILE BIKUM THUMME 'ILA RABBIKUM TURXHA'UNE
C 32:12. E, sikur t'i shihje mëkatarët se si ulin kokat e veta pranë Zotit të tyre: "Zoti ynë, tash pamë dhe dëgjuam, na kthe pra edhe një herë e të bëjmë vepra të mira, se tash jemi bindur".
32:12. Sikur t'i shohësh keqbërësit se si para Zotit të tyre kokulur do të thonë: “O Zoti ynë, pamë dhe dëgjuam, andaj, kthena (në atë botë) që të bëjmë vepra të mira! Ne tashmë besojmë me bindje”!
32:12. Dhe sikur ti të shihje kur kriminelët do të përkulnin kokat e tyre para Zotit të tyre duke thënë: "Zoti ynë, ne pamë dhe dëgjuam. Prandaj, na kthe që të mund të bëjmë mirësi. Me të vërtetë, ne jemi të bindur."
32:12. WE LEW TERA 'IDHIL-MUXHRIMUNE NAKISU RU'USIHIM 'INDE RABBIHIM REBBENA 'EBSERNA WE SEMI'NA FARXHI'NA NA'MEL SALIHEN 'INNA MUKINUNE
C 32:13. Sikur të kishim dëshiruar Ne, secilit do t'i jepnim udhëzimin, por fjala (vendimi) Ime ka marrë fund (definitiv) se do ta mbushë xhehennemin së bashku me exhinë e njerëz.
32:13. Sikur Ne të donim, do t'ia jepnim secilit udhëzimin e tij, por do të përmbushet Fjala Ime: “Me të vërtetë, do ta mbush Xhehenemin me xhind dhe njerëz bashkërisht!”
32:13. Dhe sikur të kishim dashur, Ne me siguri do t'i kishim dhënë çdo shpirti udhëzimin e tij. Por Fjala Ime është e përmbushur – me të vërtetë, Unë do ta mbush Xhehenemin me xhindët dhe njerëzit së bashku.
32:13. WE LEW SHI'NA LE'ATEJNA KULLE NEFSIN HUDAHA WE LEKIN HEKKAL-KAWLU MINNI LE'EMLE'ENNE XHEHENNEME MINEL-XHINNETI WE EN-NASI 'EXHMA'INE
C 32:14. Prandaj shijoni këtë (dënim) për shkak se ju e patët harruar takimin tuaj në këtë ditë, e edhe Ne tash ju harruam juve, ndaj, për shkak të asaj që keni vepruar, shijoni dënimin e përjetshëm.
32:14. (Ne do t'u themi atyre): “Shijoni dënimin, sepse nuk e keni besuar takimin e kësaj dite. Në të vërtetë, Ne ju kemi braktisur, prandaj shijoni dënimin e përhershëm për atë që keni bërë!”
32:14. Prandaj, shijoni atë që keni harruar takimin me këtë ditë tuaj. Me të vërtetë, Ne ju kemi harruar juve. Dhe shijoni ndëshkimin e përjetshëm për atë që bëtë.
32:14. FEDHUKU BIMA NESITUM LIKA'E JEWMIKUM HADHA 'INNA NESINAKUM WE DHUKU 'ADHABEL-HULDI BIMA KUNTUM TA'MELUNE
C 32:15. Argumentet tona i besojnë, në të vërtetë, ata që kur këshillohen me to, bien në fytyra (bëjnë sexhde), që madhërojnë Zotin e tyre në shenjë falënderimi dhe ata nuk bëjnë kryelartësi,
32:15. Shpalljet Tona i besojnë vetëm ata të cilët, kur u përmenden, bien në sexhde, dhe të cilët e madhërojnë Zotin e tyre, e lavdërojnë dhe nuk bëhen mendjemëdhenj.
32:15. Vetëm ata besojnë në shpalljet Tona, të cilët, kur atyre u përkujtohen ato, bien në sexhde dhe e lavdërojnë Zotin e tyre duke mos qenë mendjemëdhenj.
32:15. 'INNEMA JU'UMINU BI'AJATINAL-LEDHINE 'IDHA DHUKKIRU BIHA HARRU SUXHXHEDEN WE SEBBEHU BIHEMDI RABBIHIM WE HUM LA JESTEKBIRUNE
C 32:16. I heqin trupat e tyre prej dyshekëve, duke e lutur Zotin e tyre nga frika dhe nga shpresa dhe nga ajo që Ne ua kemi dhënë (pasuria) atyre, ata japin.
32:16. Ata ngrihen nga shtrati, i luten Zotit të tyre me frikë e shpresë dhe japin nga ajo që iu kemi dhënë Ne.
32:16. Anët e tyre ndahen nga shtrati, duke thirrur Zotin e tyre me frikë dhe shpresë, dhe ata japin nga ajo që Ne u kemi dhënë.
32:16. TETEXHAFA XHUNUBUHUM 'ANIL-MEDAXHI'I JED'UNE REBBEHUM HAWFEN WE TEMA'AN WE MIMMA REZEKNAHUM JUNFIKUNE
C 32:17. Pra, për ata që kanë vepruar, nuk di askush për atë kënaqësi (të zemrës e shpirtit) që u është caktuar atyre si shpërblim.
32:17. Askush nuk di se çfarë gëzimesh janë fshehur për ata (në jetën tjetër), si shpërblim për punët e mira që kanë bërë.
32:17. Dhe askush nuk e di se çfarë kënaqësish të fshehura janë për ta, si shpërblim për atë që kanë bërë.
32:17. FELA TA'LEMU NEFSUN MA 'UHFIJE LEHUM MIN KURRETI 'A'JUNIN XHEZA'EN BIMA KANU JA'MELUNE
C 32:18. A mos është ai që ishte besimtar, sikurse ai që ishte jashtë rrugës? Jo! Këta nuk janë të barabartë.
32:18. Vallë! A është besimtari njësoj si keqbërësi? Jo, ata nuk janë të barabartë.
32:18. A është ai që është besimtar si ai që është mëkatar? Ata nuk janë të barabartë.
32:18. 'EFEMEN KANE MU'UMINEN KEMEN KANE FASIKAN LA JESTEWUNE
C 32:19. Për sa u përket atyre që besuan dhe bënë vepra të mira, ata, për hir të veprave që i bënë, vendpritje e kanë xhennetin.
32:19. Ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, do të kenë Xhenetin- Strehim, si shpërblim për punët (e mira) që kanë bërë.
32:19. Për ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, do të jenë kopshtet e strehimit si një mikpritje për atë që kanë punuar.
32:19. 'EMMAL-LEDHINE 'AMENU WE 'AMILU ES-SALIHATI FELEHUM XHENNATUL-ME'WA NUZULEN BIMA KANU JA'MELUNE