U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
32:13.
Sikur të kishim dëshiruar Ne, secilit do t'i jepnim udhëzimin, por fjala (vendimi) Ime ka marrë fund (definitiv) se do ta mbushë xhehennemin së bashku me exhinë e njerëz.
32:13.
Sikur Ne të donim, do t'ia jepnim secilit udhëzimin e tij, por do të përmbushet Fjala Ime: “Me të vërtetë, do ta mbush Xhehenemin me xhind dhe njerëz bashkërisht!”
32:13.
Dhe sikur të kishim dashur, Ne me siguri do t'i kishim dhënë çdo shpirti udhëzimin e tij. Por Fjala Ime është e përmbushur – me të vërtetë, Unë do ta mbush Xhehenemin me xhindët dhe njerëzit së bashku.
32:13.
WE LEW SHI'NA LE'ATEJNA KULLE NEFSIN HUDAHA WE LEKIN HEKKAL-KAWLU MINNI LE'EMLE'ENNE XHEHENNEME MINEL-XHINNETI WE EN-NASI 'EXHMA'INE
C
32:14.
Prandaj shijoni këtë (dënim) për shkak se ju e patët harruar takimin tuaj në këtë ditë, e edhe Ne tash ju harruam juve, ndaj, për shkak të asaj që keni vepruar, shijoni dënimin e përjetshëm.
32:14.
(Ne do t'u themi atyre): “Shijoni dënimin, sepse nuk e keni besuar takimin e kësaj dite. Në të vërtetë, Ne ju kemi braktisur, prandaj shijoni dënimin e përhershëm për atë që keni bërë!”
32:14.
Prandaj, shijoni atë që keni harruar takimin me këtë ditë tuaj. Me të vërtetë, Ne ju kemi harruar juve. Dhe shijoni ndëshkimin e përjetshëm për atë që bëtë.
32:14.
FEDHUKU BIMA NESITUM LIKA'E JEWMIKUM HADHA 'INNA NESINAKUM WE DHUKU 'ADHABEL-HULDI BIMA KUNTUM TA'MELUNE
C
32:15.
Argumentet tona i besojnë, në të vërtetë, ata që kur këshillohen me to, bien në fytyra (bëjnë sexhde), që madhërojnë Zotin e tyre në shenjë falënderimi dhe ata nuk bëjnë kryelartësi,
32:15.
Shpalljet Tona i besojnë vetëm ata të cilët, kur u përmenden, bien në sexhde, dhe të cilët e madhërojnë Zotin e tyre, e lavdërojnë dhe nuk bëhen mendjemëdhenj.
32:15.
Vetëm ata besojnë në shpalljet Tona, të cilët, kur atyre u përkujtohen ato, bien në sexhde dhe e lavdërojnë Zotin e tyre duke mos qenë mendjemëdhenj.
32:15.
'INNEMA JU'UMINU BI'AJATINAL-LEDHINE 'IDHA DHUKKIRU BIHA HARRU SUXHXHEDEN WE SEBBEHU BIHEMDI RABBIHIM WE HUM LA JESTEKBIRUNE
C
32:16.
I heqin trupat e tyre prej dyshekëve, duke e lutur Zotin e tyre nga frika dhe nga shpresa dhe nga ajo që Ne ua kemi dhënë (pasuria) atyre, ata japin.
32:16.
Ata ngrihen nga shtrati, i luten Zotit të tyre me frikë e shpresë dhe japin nga ajo që iu kemi dhënë Ne.
32:16.
Anët e tyre ndahen nga shtrati, duke thirrur Zotin e tyre me frikë dhe shpresë, dhe ata japin nga ajo që Ne u kemi dhënë.
32:16.
TETEXHAFA XHUNUBUHUM 'ANIL-MEDAXHI'I JED'UNE REBBEHUM HAWFEN WE TEMA'AN WE MIMMA REZEKNAHUM JUNFIKUNE
C
32:17.
Pra, për ata që kanë vepruar, nuk di askush për atë kënaqësi (të zemrës e shpirtit) që u është caktuar atyre si shpërblim.
32:17.
Askush nuk di se çfarë gëzimesh janë fshehur për ata (në jetën tjetër), si shpërblim për punët e mira që kanë bërë.
32:17.
Dhe askush nuk e di se çfarë kënaqësish të fshehura janë për ta, si shpërblim për atë që kanë bërë.
32:17.
FELA TA'LEMU NEFSUN MA 'UHFIJE LEHUM MIN KURRETI 'A'JUNIN XHEZA'EN BIMA KANU JA'MELUNE
C
32:18.
A mos është ai që ishte besimtar, sikurse ai që ishte jashtë rrugës? Jo! Këta nuk janë të barabartë.
32:18.
Vallë! A është besimtari njësoj si keqbërësi? Jo, ata nuk janë të barabartë.
32:18.
A është ai që është besimtar si ai që është mëkatar? Ata nuk janë të barabartë.
32:18.
'EFEMEN KANE MU'UMINEN KEMEN KANE FASIKAN LA JESTEWUNE
C
32:19.
Për sa u përket atyre që besuan dhe bënë vepra të mira, ata, për hir të veprave që i bënë, vendpritje e kanë xhennetin.
32:19.
Ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, do të kenë Xhenetin- Strehim, si shpërblim për punët (e mira) që kanë bërë.
32:19.
Për ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, do të jenë kopshtet e strehimit si një mikpritje për atë që kanë punuar.
32:19.
'EMMAL-LEDHINE 'AMENU WE 'AMILU ES-SALIHATI FELEHUM XHENNATUL-ME'WA NUZULEN BIMA KANU JA'MELUNE
C
32:20.
E ata që nuk e respektuan All-llahun, skutë e tyre është zjarri. Sa herë që të tentojnë të dalin nga ai, kthehen në të dhe atyre u thuhet: "Shijoni dënimin e zjarrit që ju e konsideronit rrenë".
32:20.
Ndërsa ata që nuk besojnë e që bëjnë keq, vendbanim i tyre do të jetë zjarri. Sa herë që do të duan të dalin nga ai, do të kthehen në të dhe do t'u thuhet: “Shijoni dënimin e zjarrit, të cilin e mohonit!”
32:20.
Dhe sa për ata që kanë bërë të keqen, vendbanimi i tyre do të jetë zjarri. Sa herë që ata duan të dalin prej tij, ata do të kthehen përsëri në të, dhe do t'u thuhet atyre: "Shijoni ndëshkimin e zjarrit që ju e përgënjeshtruat."
32:20.
WE 'EMMAL-LEDHINE FESEKU FEME'WAHUMU EN-NARU KULLEMA 'ERADU 'EN JEHRUXHU MINHA 'U'IDU FIHA WE KILE LEHUM DHUKU 'ADHABE EN-NARIL-LEDHI KUNTUM BIHI TUKEDHDHIBUNE
C
32:21.
Ne do t'u shijojmë atyre dënimin më të shpejtë (në Dunja) para dënimit të madh (në Ahiret), ndoshta do të tërhiqen (prej të këqijave).
32:21.
Dhe, Ne do të bëjmë që të shijojnë një dënim më të lehtë në këtë jetë, para dënimit më të madh në jetën e përtejme, me qëllim që të kthehen në rrugën e drejtë.
32:21.
Dhe me të vërtetë, Ne do t'i bëjmë ata të shijojnë ndëshkimin më të afërt përpara ndëshkimit më të madh, që ata të mund të kthehen.
32:21.
WE LENUDHIKANNEHUM MINEL-'ADHABIL-'EDNA DUNEL-'ADHABIL-'EKBERI LE'ALLEHUM JERXHI'UNE
C
32:22.
E kush është më zullumqar se ai që këshillohet me ajetet e Zotit të vet, e pastaj u kthen shpinën atyre? Ne me siguri do të hakmerremi kundër kriminelëve.
32:22.
Kush është më i padrejtë se ai që, kur i përmenden shpalljet e Zotit të tij, nuk ua vë veshin atyre? Vërtet, Ne do të hakmerremi ndaj keqbërësve!
32:22.
Dhe kush është më i padrejtë sesa ai që përkujtohet me shpalljet e Zotit të tij dhe pastaj shmanget prej tyre? Me të vërtetë, Ne do t'i hakmerremi kriminelëve.
32:22.
WE MEN 'EDHLEMU MIMMEN DHUKKIRE BI'AJATI RABBIHI THUMME 'A'REDE 'ANHA 'INNA MINEL-MUXHRIMINE MUNTEKIMUNE
C
32:23.
Ne i patëm dhënë edhe Musait librin, e ti (Muhammed) mos ke dyshim në çka pranon (në Kur'anin libër qiellor si i Musait), kurse atë (librin e Musait) e bëmë udhërrëfyes për beni israilët.
32:23.
Ne i dhamë Musait Librin (Teuratin) - prandaj mos dysho në takimin me atë - dhe e bëmë atë udhërrëfyes për bijtë e Izraelit.
32:23.
Dhe me të vërtetë, Ne i dhamë Musait Librin. Prandaj, mos dysho në takimin e tij. Dhe Ne e bëmë atë një udhëzim për bijtë e Israilit.
32:23.
WE LEKAD 'ATEJNA MUSAL-KITABE FELA TEKUN FI MIRJETIN MIN LIKA'IHI WE XHE'ALNAHU HUDEN LIBENI 'ISRA'ILE