U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
32:17.
Pra, për ata që kanë vepruar, nuk di askush për atë kënaqësi (të zemrës e shpirtit) që u është caktuar atyre si shpërblim.
32:17.
Askush nuk di se çfarë gëzimesh janë fshehur për ata (në jetën tjetër), si shpërblim për punët e mira që kanë bërë.
32:17.
Dhe askush nuk e di se çfarë kënaqësish të fshehura janë për ta, si shpërblim për atë që kanë bërë.
32:17.
FELA TA'LEMU NEFSUN MA 'UHFIJE LEHUM MIN KURRETI 'A'JUNIN XHEZA'EN BIMA KANU JA'MELUNE
C
32:18.
A mos është ai që ishte besimtar, sikurse ai që ishte jashtë rrugës? Jo! Këta nuk janë të barabartë.
32:18.
Vallë! A është besimtari njësoj si keqbërësi? Jo, ata nuk janë të barabartë.
32:18.
A është ai që është besimtar si ai që është mëkatar? Ata nuk janë të barabartë.
32:18.
'EFEMEN KANE MU'UMINEN KEMEN KANE FASIKAN LA JESTEWUNE
C
32:19.
Për sa u përket atyre që besuan dhe bënë vepra të mira, ata, për hir të veprave që i bënë, vendpritje e kanë xhennetin.
32:19.
Ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, do të kenë Xhenetin- Strehim, si shpërblim për punët (e mira) që kanë bërë.
32:19.
Për ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, do të jenë kopshtet e strehimit si një mikpritje për atë që kanë punuar.
32:19.
'EMMAL-LEDHINE 'AMENU WE 'AMILU ES-SALIHATI FELEHUM XHENNATUL-ME'WA NUZULEN BIMA KANU JA'MELUNE
C
32:20.
E ata që nuk e respektuan All-llahun, skutë e tyre është zjarri. Sa herë që të tentojnë të dalin nga ai, kthehen në të dhe atyre u thuhet: "Shijoni dënimin e zjarrit që ju e konsideronit rrenë".
32:20.
Ndërsa ata që nuk besojnë e që bëjnë keq, vendbanim i tyre do të jetë zjarri. Sa herë që do të duan të dalin nga ai, do të kthehen në të dhe do t'u thuhet: “Shijoni dënimin e zjarrit, të cilin e mohonit!”
32:20.
Dhe sa për ata që kanë bërë të keqen, vendbanimi i tyre do të jetë zjarri. Sa herë që ata duan të dalin prej tij, ata do të kthehen përsëri në të, dhe do t'u thuhet atyre: "Shijoni ndëshkimin e zjarrit që ju e përgënjeshtruat."
32:20.
WE 'EMMAL-LEDHINE FESEKU FEME'WAHUMU EN-NARU KULLEMA 'ERADU 'EN JEHRUXHU MINHA 'U'IDU FIHA WE KILE LEHUM DHUKU 'ADHABE EN-NARIL-LEDHI KUNTUM BIHI TUKEDHDHIBUNE
C
32:21.
Ne do t'u shijojmë atyre dënimin më të shpejtë (në Dunja) para dënimit të madh (në Ahiret), ndoshta do të tërhiqen (prej të këqijave).
32:21.
Dhe, Ne do të bëjmë që të shijojnë një dënim më të lehtë në këtë jetë, para dënimit më të madh në jetën e përtejme, me qëllim që të kthehen në rrugën e drejtë.
32:21.
Dhe me të vërtetë, Ne do t'i bëjmë ata të shijojnë ndëshkimin më të afërt përpara ndëshkimit më të madh, që ata të mund të kthehen.
32:21.
WE LENUDHIKANNEHUM MINEL-'ADHABIL-'EDNA DUNEL-'ADHABIL-'EKBERI LE'ALLEHUM JERXHI'UNE
C
32:22.
E kush është më zullumqar se ai që këshillohet me ajetet e Zotit të vet, e pastaj u kthen shpinën atyre? Ne me siguri do të hakmerremi kundër kriminelëve.
32:22.
Kush është më i padrejtë se ai që, kur i përmenden shpalljet e Zotit të tij, nuk ua vë veshin atyre? Vërtet, Ne do të hakmerremi ndaj keqbërësve!
32:22.
Dhe kush është më i padrejtë sesa ai që përkujtohet me shpalljet e Zotit të tij dhe pastaj shmanget prej tyre? Me të vërtetë, Ne do t'i hakmerremi kriminelëve.
32:22.
WE MEN 'EDHLEMU MIMMEN DHUKKIRE BI'AJATI RABBIHI THUMME 'A'REDE 'ANHA 'INNA MINEL-MUXHRIMINE MUNTEKIMUNE
C
32:23.
Ne i patëm dhënë edhe Musait librin, e ti (Muhammed) mos ke dyshim në çka pranon (në Kur'anin libër qiellor si i Musait), kurse atë (librin e Musait) e bëmë udhërrëfyes për beni israilët.
32:23.
Ne i dhamë Musait Librin (Teuratin) - prandaj mos dysho në takimin me atë - dhe e bëmë atë udhërrëfyes për bijtë e Izraelit.
32:23.
Dhe me të vërtetë, Ne i dhamë Musait Librin. Prandaj, mos dysho në takimin e tij. Dhe Ne e bëmë atë një udhëzim për bijtë e Israilit.
32:23.
WE LEKAD 'ATEJNA MUSAL-KITABE FELA TEKUN FI MIRJETIN MIN LIKA'IHI WE XHE'ALNAHU HUDEN LIBENI 'ISRA'ILE
C
32:24.
Dhe prej tyre Ne bëmë prijës që me urdhrin Tonë udhëzojnë, pasi që ata (që i bëmë prijësa) ishin të durueshëm dhe ndaj argumenteve Tona ishin të bindur.
32:24.
Ne zgjodhëm prej tyre prijës, të cilët udhëzonin me urdhrat Tanë, për sa kohë që ishin të durueshëm dhe besonin bindshëm.
32:24.
Dhe Ne bëmë nga ata udhëheqës që udhëzonin me urdhrin Tonë kur ata ishin të duruar dhe ishin të sigurt për shpalljet Tona.
32:24.
WE XHE'ALNA MINHUM 'E'IMMETEN JEHDUNE BI'EMRINA LEMMA SEBERU WE KANU BI'AJATINA JUKINUNE
C
32:25.
S'ka dyshim se Zoti yt është Ai që në ditën e kijametit do të gjykojë mes tyre në atë që ishin të përçarë.
32:25.
Me të vërtetë, Zoti yt do të gjykojë midis tyre Ditën e Kiametit, për çështjet në të cilat kishin mosmarrëveshje.
32:25.
Me të vërtetë, Zoti yt do t'i gjykojë ata Ditën e Ringjalljes për atë që ata ishin në mospajtim.
32:25.
'INNE REBBEKE HUWE JEFSILU BEJNEHUM JEWMEL-KIJAMETI FIMA KANU FIHI JEHTELIFUNE
C
32:26.
A nuk e kanë të qartë ata (mekasit) se sa nga popujt para tyre i shkatërruam, që nëpër ato vendbanime të tyre janë kah kalojnë? Është e vërtetë se në ato (vende të shkretërruara) ka fakte, e si nuk janë duke dëgjuar me vëmendje?
32:26.
A nuk e kanë të qartë ata, se sa popuj i kemi shkatërruar Ne para tyre; nëpër vendbanimet e të cilëve ecin? Me të vërtetë, në këto ka shenja paralajmëruese, por ata nuk po vënë vesh.
32:26.
A nuk është udhëzuar atyre (nga kjo) që sa shumë gjenerata përpara tyre Ne kemi shkatërruar? Ata ecin në vendbanimet e tyre. Me të vërtetë, në këtë ka shenja. A nuk dëgjojnë ata?
32:26.
'EWELEM JEHDI LEHUM KEM 'EHLEKNA MIN KABLIHIM MINEL-KURUNI JEMSHUNE FI MESAKINIHIM 'INNE FI DHALIKE LE'AJATIN 'EFELA JESMA'UNE
C
32:27.
Si nuk kanë parë ata se Ne e sjellim ujin në tokën e thatë dhe me të nxjerrim bimë që prej tyre ushqehen kafshët e tyre, bile edhe ata vetë. A nuk janë duke parë (e të kuptojnë)?
32:27.
A nuk e shohin ata, se Ne e dërgojmë ujin në tokën e shkretuar, e nëpërmjet tij bëjmë që të rriten bimët, me të cilat ushqehen bagëtitë e tyre dhe ata vetë?! A nuk kanë sy për të parë?!
32:27.
A nuk e kanë parë ata se Ne drejtojmë ujin te një tokë të thatë dhe me të Ne nxjerrim të mbjella nga të cilat ata dhe bagëtitë e tyre hanë? A nuk shohin ata?
32:27.
'EWELEM JEREW 'ENNA NESUKUL-MA'E 'ILAL-'ERDIL-XHURUZI FENUHRIXHU BIHI ZER'EN TE'KULU MINHU 'EN'AMUHUM WE 'ENFUSUHUM 'EFELA JUBSIRUNE