Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 28:60. Dhe çdo gjë që u është dhënë juve është kënaqësi dhe shije e kësaj bote, ndërsa ajo që është tek All-llahu (thevabi) është shumë më e mirë dhe përhershme, pra, a nuk mendoni?
28:60. Çdo gjë që ju është dhënë juve, ajo është kënaqësi e kësaj jete dhe stoli e saj, ndërsa ajo që është tek Allahu, është më e mirë dhe më e përhershme. Vallë, a nuk e kuptoni?!
28:60. Dhe çdo gjë që ju është dhënë është kënaqësia e jetës së kësaj bote dhe stolitë e saj, por ajo që është tek Allahu është më e mirë dhe më e qëndrueshme. A nuk mendoni?
28:60. WE MA 'UTITUM MIN SHEJ'IN FEMETA'UL-HEJETI ED-DUNJA WE ZINETUHA WE MA 'INDEL-LAHI HAJRUN WE 'EBKA 'EFELA TA'KILUNE
C 28:61. A është ai, të cilit Ne i kemi premtuar një premtim të mirë (për xhennet), sikurse ai të cilit i kemi dhënë kënaqësi të kësaj jete, kurse në ditën e kijametit ai do të jetë prej të dënuarve?
28:61. Si mund të jetë i njëjtë ai, që i kemi premtuar shpërblim të mirë, të cilin do ta arrijë dhe ai që i kemi dhënë kënaqësi në jetën e kësaj bote, ndërkohë që në Ditën e Kiametit, do të hidhet në zjarr?
28:61. A është ai që Ne i kemi premtuar një premtim të mirë dhe që ai do ta arrijë si ai që Ne e kemi furnizuar me kënaqësitë e jetës së kësaj bote, pastaj në Ditën e Ringjalljes ai do të jetë nga të sjellurit në ndëshkim?
28:61. 'EFEMEN WE'ADNAHU WA'DEN HESENAN FEHUWE LAKIHI KEMEN METTA'NAHU META'AL-HEJÆTI ED-DUNJA THUMME HUWE JEWMEL-KIJAMETI MINEL-MUHDERINE
C 28:62. (përkujto) Ditën kur i thërret ata e u thotë: "Ku janë ata shokët e Mi, të cilët ju i pandehnit (si zota)?"
28:62. Atë Ditë, Allahu do t'i thërrasë ata dhe do t'u thotë: “Ku janë ata për të cilët pretendonit se ishin ortakët e Mi?!”
28:62. Dhe atë ditë Ai do t'i thërrasë ata dhe do të thotë: "Ku janë shokët e Mi, ata që pretendonit?"
28:62. WE JEWME JUNADIHIM FEJEKULU 'EJNE SHUREKA'IJEL-LEDHINE KUNTUM TEZ'UMUNE
C 28:63. E ata, të cilët e merituan fjalën (dënimin), thonë: "Zoti ynë, këta janë që ne i humbëm, i humbëm ata si humbën edhe vetë, ne para Teje tërhiqëm se ata nuk na adhuruan neve!"
28:63. Ata që kanë merituar dënimin Tonë, do të thonë: “O Zoti ynë, këta janë ata, që ne i çuam në rrugë të shtrembër. Ne i çuam ata në rrugë të shtrembër, ashtu siç shkuam edhe vetë në atë rrugë. Ne deklarohemi të pafajshëm para Teje; ata nuk na kanë adhuruar ne”.
28:63. Ata mbi të cilët fjala është bërë e sigurt do të thonë: "Zoti ynë, këta janë ata që ne i devijuam. Ne i devijuam ata ashtu siç ne u devijuam. Ne të pastrojmë Ty nga çdo gjë që ata na bashkojnë."
28:63. KALEL-LEDHINE HEKKA 'ALEJHIMUL-KAWLU REBBENA HA'UULA'L-LEDHINE 'EGWEJNA 'EGWEJNAHUM KEMA GAWEJNA TEBERRE'NA 'ILEJKE MA KANU 'IJANA JA'BUDUNE
C 28:64. Dhe u thuhet: "Thirrni zotat tuaj"! Ata i thërrasin, por ata nuk u përgjigjen dot, dhe shohin dënimin. E atëherë (do të dëshironin) sikur të kishin qenë në rrugën e drejtë (e të mos përjetonin dënimin).
28:64. Atyre do t'u thuhet: “Thirrni hyjnitë tuaja!” - dhe ata do t'i thërrasin ato, por nuk do të marrin asnjë përgjigje. Ata do të shohin dënimin dhe do të dëshirojnë që të kishin qenë në rrugën e drejtë!
28:64. Dhe do të thuhet: "Thirrni shokët tuaj." Dhe ata do t'i thërrasin ata, por ata nuk do t'u përgjigjen atyre, dhe ata do të shohin ndëshkimin. Ah, sikur të kishin qenë të udhëzuar!
28:64. WE KILE ED'U SHUREKA'EKUM FEDE'AWHUM FELEM JESTEXHIBU LEHUM WE RE'EWL-'ADHABE LEW 'ENNEHUM KANU JEHTEDUNE
C 28:65. Dhe ditën kur (All-llahu) i thërret ata e u thotë: "Çfarë përgjigje u keni dhënë të dërguarve?"
28:65. Atë Ditë, Ai do t'i thërrasë, duke u thënë: “Ç'përgjigje iu dhatë të dërguarve?”
28:65. Dhe atë ditë Ai do t'i thërrasë ata dhe do të thotë: "Çfarë u përgjigjët të dërguarve?"
28:65. WE JEWME JUNADIHIM FEJEKULU MADHA 'EXHEBTUMUL-MURSELINE
C 28:66. Atë ditë atyre u humbin faktet dhe ata nuk konsultohen ndërmjet vete.
28:66. Atë ditë, argumentet e tyre do t'u ngatërrohen e ata nuk do të mund të pyesin njëri - tjetrin.
28:66. Por atyre do t'u bëhen të paqarta të gjitha lajmet atë ditë, prandaj ata nuk do të pyesin njëri-tjetrin.
28:66. FE'AMIJET 'ALEJHIMUL-'ENBA'U JEWME'IDHIN FEHUM LA JETESA'ELUNE
C 28:67. E për sa i përket atij që është penduar, që ka besuar dhe ka bërë vepra të mira, ai le të shpresojë se është nga të shpëtuarit.
28:67. Porse, ai që pendohet, beson dhe bën vepra të mira, do të jetë i shpëtuar.
28:67. Por ai që pendohet dhe beson dhe bën vepra të mira, ndoshta ai do të jetë nga ata që do të kenë sukses.
28:67. FE'EMMA MEN TABE WE 'AMENE WE 'AMILE SALIHEN FE'ASA 'EN JEKUNE MINEL-MUFLIHINE
C 28:68. Zoti yt krijon çka të dojë dhe zgjedh kë të dojë, atyre nuk u takon zgjedhja. I pastër dhe i lartë është All-llahu nga çka i përshkruajnë për shok.
28:68. Zoti yt krijon ç'të dojë dhe zgjedh lirisht, ndërsa ata (idhujt) nuk mund të zgjedhin. Qoftë i lavdëruar Allahu dhe i lartësuar mbi gjithçka që ia shoqërojnë Atij (në adhurim)!
28:68. Dhe Zoti yt krijon dhe zgjedh atë që Ai do. Ata nuk kanë zgjedhje. I Lavdëruar qoftë Allahu dhe i Lartësuar është Ai mbi atë që i bëjnë shok.
28:68. WE REBBUKE JEHLUKU MA JESHA'U WE JEHTARU MA KANE LEHUMUL-HIJERETU SUBHANEL-LAHI WE TA'ALA 'AMMA JUSHRIKUNE
C 28:69. Dhe Zoti yt e di se ç'fshehin zemrat e tyre dhe se ç'shfaqin haptazi.
28:69. Zoti yt e di çfarë fshehin zemrat e tyre dhe çfarë shprehin.
28:69. Dhe Zoti yt e di atë që fshehin gjokset e tyre dhe atë që ata shfaqin.
28:69. WE REBBUKE JA'LEMU MA TUKINNU SUDURUHUM WE MA JU'LINUNE
C 28:70. Ai është All-llahu, nuk ka zot tjetër pos Tij, vetëm Atij i takon falënderimi në këtë botë dhe në botën tjetër dhe vetëm Atij i takon gjykimi dhe te Ai ktheheni.
28:70. I tillë është Allahu! S'ka zot tjetër të vërtetë përveç Tij! Atij i takojnë falënderimet dhe lavdërimet në këtë jetë dhe në tjetrën! Vetëm Atij i përket vendimi dhe tek Ai do të ktheheni.
28:70. Dhe Ai është Allahu. Nuk ka të adhuruar tjetër përveç Tij. Për Të është falënderimi në këtë botë dhe në botën tjetër. Dhe për Të është gjykimi, dhe te Ai do të ktheheni.
28:70. WE HUWEL-LAHU LA 'ILAHE 'ILLA HUWE LEHUL-HEMDU FIL-'ULA WEL-'AHIRETI WE LEHUL-HUKMU WE 'ILEJHI TURXHA'UNE