U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
28:57.
Ata thanë: "Nëse ne ndjekim rrugën e drejtë së bashku me ty, ne me të shpejtë do të jemi të dëbuar prej vendit tonë!" Po a nuk u siguruam Ne atyre një vend të shenjtë e të sigurt që aty sillen frutat e çdo sendi si furnizim nga ana Jonë, po shumica e tyre nuk e dinë.
28:57.
Ata thonë: “Nëse ndjekim udhëzimin së bashku me ty, së shpejti do të jemi të dëbuar nga vendlindja”. Vallë, a nuk ua kemi mundësuar, që të jetojnë në një vend të shenjtë e të sigurt, ku sillen fruta të llojllojshme, si ushqim prej Nesh? Por shumica e tyre nuk e dinë.
28:57.
Dhe ata thonë: "Nëse ndjekim udhëzimin me ty, ne do të nxirremi nga toka jonë." A nuk i kemi vendosur ata në një vendbanim të sigurt, ku furnizohen fruta nga çdo lloj si furnizim prej Nesh? Por shumica e tyre nuk e dinë.
28:57.
WE KALU 'IN NETTEBI'IL-HUDA ME'AKE NUTEHATTEF MIN 'ERDINA 'EWELEM NUMEKKIN LEHUM HEREMEN 'AMINAN JUXHBA 'ILEJHI THEMERATU KULLI SHEJ'IN RIZKÆN MIN LEDUNNA WE LEKINNE 'EKTHEREHUM LA JA'LEMUNE
C
28:58.
E sa vendbanime që përbuzën jetën e vet Ne i kemi shkatërruar, e ja, ato janë shtëpitë e tyre, që pas tyre ato pak kohë janë banuar prej dokujt dhe Ne ishim trashëgues të tyre.
28:58.
Eh, sa e sa fshatra e qytete i kemi zhdukur Ne, sepse banorët e tyre bënin jetë të shfrenuar! Ja tek janë shtëpitë e tyre, të cilat janë banuar pas tyre fare pak ose aspak. Jemi Ne trashëgimtarët e fundit.
28:58.
Dhe sa qytete kemi shkatërruar që ishin mosmirënjohës për jetesën e tyre? Këto janë banesat e tyre që nuk janë banuar pas tyre, përveçse për pak kohë. Dhe Ne ishim trashëgimtarët.
28:58.
WE KEM 'EHLEKNA MIN KARJETIN BETIRET MA'ISHETEHA FETILKE MESAKINUHUM LEM TUSKEN MIN BA'DIHIM 'ILLA KALILEN WE KUNNA NEHNUL-WARITHINE
C
28:59.
Zoti yt nuk është i tillë që të shkatërrojë venbanimet para se në kryeqendër të tyre të dërgoj Pejgamber, i cili do t'ua lexojë atyre argumentet Tona, dhe Ne nuk shkatërruam vendbanime, pos vetëm kur banorët e tyre ishin zullumqarë.
28:59.
Zoti yt kurrë nuk i ka shkatërruar këto vendbanime, para se t'u çonte në kryeqytetet e tyre të dërguar, që t'u lexonte shpalljet e Tij. Ne kurrë nuk i kemi shkatërruar vendbanimet (pa shkak), por vetëm kur banorët e tyre kanë qenë keqbërës.
28:59.
Dhe Zoti yt nuk do të shkatërrojë qytetet derisa Ai të dërgojë në kryeqytetet e tyre një të dërguar që t'u lexojë shpalljet Tona. Dhe Ne nuk shkatërrojmë qytetet përveçse kur banorët e tyre janë të padrejtë.
28:59.
WE MA KANE REBBUKE MUHLIKEL-KURA HETTA JEB'ATHE FI 'UMMIHA RESULEN JETLU 'ALEJHIM 'AJATINA WE MA KUNNA MUHLIKIL-KURA 'ILLA WE 'EHLUHA DHALIMUNE
C
28:60.
Dhe çdo gjë që u është dhënë juve është kënaqësi dhe shije e kësaj bote, ndërsa ajo që është tek All-llahu (thevabi) është shumë më e mirë dhe përhershme, pra, a nuk mendoni?
28:60.
Çdo gjë që ju është dhënë juve, ajo është kënaqësi e kësaj jete dhe stoli e saj, ndërsa ajo që është tek Allahu, është më e mirë dhe më e përhershme. Vallë, a nuk e kuptoni?!
28:60.
Dhe çdo gjë që ju është dhënë është kënaqësia e jetës së kësaj bote dhe stolitë e saj, por ajo që është tek Allahu është më e mirë dhe më e qëndrueshme. A nuk mendoni?
28:60.
WE MA 'UTITUM MIN SHEJ'IN FEMETA'UL-HEJETI ED-DUNJA WE ZINETUHA WE MA 'INDEL-LAHI HAJRUN WE 'EBKA 'EFELA TA'KILUNE
C
28:61.
A është ai, të cilit Ne i kemi premtuar një premtim të mirë (për xhennet), sikurse ai të cilit i kemi dhënë kënaqësi të kësaj jete, kurse në ditën e kijametit ai do të jetë prej të dënuarve?
28:61.
Si mund të jetë i njëjtë ai, që i kemi premtuar shpërblim të mirë, të cilin do ta arrijë dhe ai që i kemi dhënë kënaqësi në jetën e kësaj bote, ndërkohë që në Ditën e Kiametit, do të hidhet në zjarr?
28:61.
A është ai që Ne i kemi premtuar një premtim të mirë dhe që ai do ta arrijë si ai që Ne e kemi furnizuar me kënaqësitë e jetës së kësaj bote, pastaj në Ditën e Ringjalljes ai do të jetë nga të sjellurit në ndëshkim?
28:61.
'EFEMEN WE'ADNAHU WA'DEN HESENAN FEHUWE LAKIHI KEMEN METTA'NAHU META'AL-HEJÆTI ED-DUNJA THUMME HUWE JEWMEL-KIJAMETI MINEL-MUHDERINE
C
28:62.
(përkujto) Ditën kur i thërret ata e u thotë: "Ku janë ata shokët e Mi, të cilët ju i pandehnit (si zota)?"
28:62.
Atë Ditë, Allahu do t'i thërrasë ata dhe do t'u thotë: “Ku janë ata për të cilët pretendonit se ishin ortakët e Mi?!”
28:62.
Dhe atë ditë Ai do t'i thërrasë ata dhe do të thotë: "Ku janë shokët e Mi, ata që pretendonit?"
28:62.
WE JEWME JUNADIHIM FEJEKULU 'EJNE SHUREKA'IJEL-LEDHINE KUNTUM TEZ'UMUNE
C
28:63.
E ata, të cilët e merituan fjalën (dënimin), thonë: "Zoti ynë, këta janë që ne i humbëm, i humbëm ata si humbën edhe vetë, ne para Teje tërhiqëm se ata nuk na adhuruan neve!"
28:63.
Ata që kanë merituar dënimin Tonë, do të thonë: “O Zoti ynë, këta janë ata, që ne i çuam në rrugë të shtrembër. Ne i çuam ata në rrugë të shtrembër, ashtu siç shkuam edhe vetë në atë rrugë. Ne deklarohemi të pafajshëm para Teje; ata nuk na kanë adhuruar ne”.
28:63.
Ata mbi të cilët fjala është bërë e sigurt do të thonë: "Zoti ynë, këta janë ata që ne i devijuam. Ne i devijuam ata ashtu siç ne u devijuam. Ne të pastrojmë Ty nga çdo gjë që ata na bashkojnë."
28:63.
KALEL-LEDHINE HEKKA 'ALEJHIMUL-KAWLU REBBENA HA'UULA'L-LEDHINE 'EGWEJNA 'EGWEJNAHUM KEMA GAWEJNA TEBERRE'NA 'ILEJKE MA KANU 'IJANA JA'BUDUNE
C
28:64.
Dhe u thuhet: "Thirrni zotat tuaj"! Ata i thërrasin, por ata nuk u përgjigjen dot, dhe shohin dënimin. E atëherë (do të dëshironin) sikur të kishin qenë në rrugën e drejtë (e të mos përjetonin dënimin).
28:64.
Atyre do t'u thuhet: “Thirrni hyjnitë tuaja!” - dhe ata do t'i thërrasin ato, por nuk do të marrin asnjë përgjigje. Ata do të shohin dënimin dhe do të dëshirojnë që të kishin qenë në rrugën e drejtë!
28:64.
Dhe do të thuhet: "Thirrni shokët tuaj." Dhe ata do t'i thërrasin ata, por ata nuk do t'u përgjigjen atyre, dhe ata do të shohin ndëshkimin. Ah, sikur të kishin qenë të udhëzuar!
28:64.
WE KILE ED'U SHUREKA'EKUM FEDE'AWHUM FELEM JESTEXHIBU LEHUM WE RE'EWL-'ADHABE LEW 'ENNEHUM KANU JEHTEDUNE
C
28:65.
Dhe ditën kur (All-llahu) i thërret ata e u thotë: "Çfarë përgjigje u keni dhënë të dërguarve?"
28:65.
Atë Ditë, Ai do t'i thërrasë, duke u thënë: “Ç'përgjigje iu dhatë të dërguarve?”
28:65.
Dhe atë ditë Ai do t'i thërrasë ata dhe do të thotë: "Çfarë u përgjigjët të dërguarve?"
28:65.
WE JEWME JUNADIHIM FEJEKULU MADHA 'EXHEBTUMUL-MURSELINE
C
28:66.
Atë ditë atyre u humbin faktet dhe ata nuk konsultohen ndërmjet vete.
28:66.
Atë ditë, argumentet e tyre do t'u ngatërrohen e ata nuk do të mund të pyesin njëri - tjetrin.
28:66.
Por atyre do t'u bëhen të paqarta të gjitha lajmet atë ditë, prandaj ata nuk do të pyesin njëri-tjetrin.
28:66.
FE'AMIJET 'ALEJHIMUL-'ENBA'U JEWME'IDHIN FEHUM LA JETESA'ELUNE
C
28:67.
E për sa i përket atij që është penduar, që ka besuar dhe ka bërë vepra të mira, ai le të shpresojë se është nga të shpëtuarit.
28:67.
Porse, ai që pendohet, beson dhe bën vepra të mira, do të jetë i shpëtuar.
28:67.
Por ai që pendohet dhe beson dhe bën vepra të mira, ndoshta ai do të jetë nga ata që do të kenë sukses.
28:67.
FE'EMMA MEN TABE WE 'AMENE WE 'AMILE SALIHEN FE'ASA 'EN JEKUNE MINEL-MUFLIHINE