Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 28:59. Zoti yt nuk është i tillë që të shkatërrojë venbanimet para se në kryeqendër të tyre të dërgoj Pejgamber, i cili do t'ua lexojë atyre argumentet Tona, dhe Ne nuk shkatërruam vendbanime, pos vetëm kur banorët e tyre ishin zullumqarë.
28:59. Zoti yt kurrë nuk i ka shkatërruar këto vendbanime, para se t'u çonte në kryeqytetet e tyre të dërguar, që t'u lexonte shpalljet e Tij. Ne kurrë nuk i kemi shkatërruar vendbanimet (pa shkak), por vetëm kur banorët e tyre kanë qenë keqbërës.
28:59. Dhe Zoti yt nuk do të shkatërrojë qytetet derisa Ai të dërgojë në kryeqytetet e tyre një të dërguar që t'u lexojë shpalljet Tona. Dhe Ne nuk shkatërrojmë qytetet përveçse kur banorët e tyre janë të padrejtë.
28:59. WE MA KANE REBBUKE MUHLIKEL-KURA HETTA JEB'ATHE FI 'UMMIHA RESULEN JETLU 'ALEJHIM 'AJATINA WE MA KUNNA MUHLIKIL-KURA 'ILLA WE 'EHLUHA DHALIMUNE
C 28:60. Dhe çdo gjë që u është dhënë juve është kënaqësi dhe shije e kësaj bote, ndërsa ajo që është tek All-llahu (thevabi) është shumë më e mirë dhe përhershme, pra, a nuk mendoni?
28:60. Çdo gjë që ju është dhënë juve, ajo është kënaqësi e kësaj jete dhe stoli e saj, ndërsa ajo që është tek Allahu, është më e mirë dhe më e përhershme. Vallë, a nuk e kuptoni?!
28:60. Dhe çdo gjë që ju është dhënë është kënaqësia e jetës së kësaj bote dhe stolitë e saj, por ajo që është tek Allahu është më e mirë dhe më e qëndrueshme. A nuk mendoni?
28:60. WE MA 'UTITUM MIN SHEJ'IN FEMETA'UL-HEJETI ED-DUNJA WE ZINETUHA WE MA 'INDEL-LAHI HAJRUN WE 'EBKA 'EFELA TA'KILUNE
C 28:61. A është ai, të cilit Ne i kemi premtuar një premtim të mirë (për xhennet), sikurse ai të cilit i kemi dhënë kënaqësi të kësaj jete, kurse në ditën e kijametit ai do të jetë prej të dënuarve?
28:61. Si mund të jetë i njëjtë ai, që i kemi premtuar shpërblim të mirë, të cilin do ta arrijë dhe ai që i kemi dhënë kënaqësi në jetën e kësaj bote, ndërkohë që në Ditën e Kiametit, do të hidhet në zjarr?
28:61. A është ai që Ne i kemi premtuar një premtim të mirë dhe që ai do ta arrijë si ai që Ne e kemi furnizuar me kënaqësitë e jetës së kësaj bote, pastaj në Ditën e Ringjalljes ai do të jetë nga të sjellurit në ndëshkim?
28:61. 'EFEMEN WE'ADNAHU WA'DEN HESENAN FEHUWE LAKIHI KEMEN METTA'NAHU META'AL-HEJÆTI ED-DUNJA THUMME HUWE JEWMEL-KIJAMETI MINEL-MUHDERINE
C 28:62. (përkujto) Ditën kur i thërret ata e u thotë: "Ku janë ata shokët e Mi, të cilët ju i pandehnit (si zota)?"
28:62. Atë Ditë, Allahu do t'i thërrasë ata dhe do t'u thotë: “Ku janë ata për të cilët pretendonit se ishin ortakët e Mi?!”
28:62. Dhe atë ditë Ai do t'i thërrasë ata dhe do të thotë: "Ku janë shokët e Mi, ata që pretendonit?"
28:62. WE JEWME JUNADIHIM FEJEKULU 'EJNE SHUREKA'IJEL-LEDHINE KUNTUM TEZ'UMUNE
C 28:63. E ata, të cilët e merituan fjalën (dënimin), thonë: "Zoti ynë, këta janë që ne i humbëm, i humbëm ata si humbën edhe vetë, ne para Teje tërhiqëm se ata nuk na adhuruan neve!"
28:63. Ata që kanë merituar dënimin Tonë, do të thonë: “O Zoti ynë, këta janë ata, që ne i çuam në rrugë të shtrembër. Ne i çuam ata në rrugë të shtrembër, ashtu siç shkuam edhe vetë në atë rrugë. Ne deklarohemi të pafajshëm para Teje; ata nuk na kanë adhuruar ne”.
28:63. Ata mbi të cilët fjala është bërë e sigurt do të thonë: "Zoti ynë, këta janë ata që ne i devijuam. Ne i devijuam ata ashtu siç ne u devijuam. Ne të pastrojmë Ty nga çdo gjë që ata na bashkojnë."
28:63. KALEL-LEDHINE HEKKA 'ALEJHIMUL-KAWLU REBBENA HA'UULA'L-LEDHINE 'EGWEJNA 'EGWEJNAHUM KEMA GAWEJNA TEBERRE'NA 'ILEJKE MA KANU 'IJANA JA'BUDUNE
C 28:64. Dhe u thuhet: "Thirrni zotat tuaj"! Ata i thërrasin, por ata nuk u përgjigjen dot, dhe shohin dënimin. E atëherë (do të dëshironin) sikur të kishin qenë në rrugën e drejtë (e të mos përjetonin dënimin).
28:64. Atyre do t'u thuhet: “Thirrni hyjnitë tuaja!” - dhe ata do t'i thërrasin ato, por nuk do të marrin asnjë përgjigje. Ata do të shohin dënimin dhe do të dëshirojnë që të kishin qenë në rrugën e drejtë!
28:64. Dhe do të thuhet: "Thirrni shokët tuaj." Dhe ata do t'i thërrasin ata, por ata nuk do t'u përgjigjen atyre, dhe ata do të shohin ndëshkimin. Ah, sikur të kishin qenë të udhëzuar!
28:64. WE KILE ED'U SHUREKA'EKUM FEDE'AWHUM FELEM JESTEXHIBU LEHUM WE RE'EWL-'ADHABE LEW 'ENNEHUM KANU JEHTEDUNE
C 28:65. Dhe ditën kur (All-llahu) i thërret ata e u thotë: "Çfarë përgjigje u keni dhënë të dërguarve?"
28:65. Atë Ditë, Ai do t'i thërrasë, duke u thënë: “Ç'përgjigje iu dhatë të dërguarve?”
28:65. Dhe atë ditë Ai do t'i thërrasë ata dhe do të thotë: "Çfarë u përgjigjët të dërguarve?"
28:65. WE JEWME JUNADIHIM FEJEKULU MADHA 'EXHEBTUMUL-MURSELINE
C 28:66. Atë ditë atyre u humbin faktet dhe ata nuk konsultohen ndërmjet vete.
28:66. Atë ditë, argumentet e tyre do t'u ngatërrohen e ata nuk do të mund të pyesin njëri - tjetrin.
28:66. Por atyre do t'u bëhen të paqarta të gjitha lajmet atë ditë, prandaj ata nuk do të pyesin njëri-tjetrin.
28:66. FE'AMIJET 'ALEJHIMUL-'ENBA'U JEWME'IDHIN FEHUM LA JETESA'ELUNE
C 28:67. E për sa i përket atij që është penduar, që ka besuar dhe ka bërë vepra të mira, ai le të shpresojë se është nga të shpëtuarit.
28:67. Porse, ai që pendohet, beson dhe bën vepra të mira, do të jetë i shpëtuar.
28:67. Por ai që pendohet dhe beson dhe bën vepra të mira, ndoshta ai do të jetë nga ata që do të kenë sukses.
28:67. FE'EMMA MEN TABE WE 'AMENE WE 'AMILE SALIHEN FE'ASA 'EN JEKUNE MINEL-MUFLIHINE
C 28:68. Zoti yt krijon çka të dojë dhe zgjedh kë të dojë, atyre nuk u takon zgjedhja. I pastër dhe i lartë është All-llahu nga çka i përshkruajnë për shok.
28:68. Zoti yt krijon ç'të dojë dhe zgjedh lirisht, ndërsa ata (idhujt) nuk mund të zgjedhin. Qoftë i lavdëruar Allahu dhe i lartësuar mbi gjithçka që ia shoqërojnë Atij (në adhurim)!
28:68. Dhe Zoti yt krijon dhe zgjedh atë që Ai do. Ata nuk kanë zgjedhje. I Lavdëruar qoftë Allahu dhe i Lartësuar është Ai mbi atë që i bëjnë shok.
28:68. WE REBBUKE JEHLUKU MA JESHA'U WE JEHTARU MA KANE LEHUMUL-HIJERETU SUBHANEL-LAHI WE TA'ALA 'AMMA JUSHRIKUNE
C 28:69. Dhe Zoti yt e di se ç'fshehin zemrat e tyre dhe se ç'shfaqin haptazi.
28:69. Zoti yt e di çfarë fshehin zemrat e tyre dhe çfarë shprehin.
28:69. Dhe Zoti yt e di atë që fshehin gjokset e tyre dhe atë që ata shfaqin.
28:69. WE REBBUKE JA'LEMU MA TUKINNU SUDURUHUM WE MA JU'LINUNE