Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 28:65. Dhe ditën kur (All-llahu) i thërret ata e u thotë: "Çfarë përgjigje u keni dhënë të dërguarve?"
28:65. Atë Ditë, Ai do t'i thërrasë, duke u thënë: “Ç'përgjigje iu dhatë të dërguarve?”
28:65. Dhe atë ditë Ai do t'i thërrasë ata dhe do të thotë: "Çfarë u përgjigjët të dërguarve?"
28:65. WE JEWME JUNADIHIM FEJEKULU MADHA 'EXHEBTUMUL-MURSELINE
C 28:66. Atë ditë atyre u humbin faktet dhe ata nuk konsultohen ndërmjet vete.
28:66. Atë ditë, argumentet e tyre do t'u ngatërrohen e ata nuk do të mund të pyesin njëri - tjetrin.
28:66. Por atyre do t'u bëhen të paqarta të gjitha lajmet atë ditë, prandaj ata nuk do të pyesin njëri-tjetrin.
28:66. FE'AMIJET 'ALEJHIMUL-'ENBA'U JEWME'IDHIN FEHUM LA JETESA'ELUNE
C 28:67. E për sa i përket atij që është penduar, që ka besuar dhe ka bërë vepra të mira, ai le të shpresojë se është nga të shpëtuarit.
28:67. Porse, ai që pendohet, beson dhe bën vepra të mira, do të jetë i shpëtuar.
28:67. Por ai që pendohet dhe beson dhe bën vepra të mira, ndoshta ai do të jetë nga ata që do të kenë sukses.
28:67. FE'EMMA MEN TABE WE 'AMENE WE 'AMILE SALIHEN FE'ASA 'EN JEKUNE MINEL-MUFLIHINE
C 28:68. Zoti yt krijon çka të dojë dhe zgjedh kë të dojë, atyre nuk u takon zgjedhja. I pastër dhe i lartë është All-llahu nga çka i përshkruajnë për shok.
28:68. Zoti yt krijon ç'të dojë dhe zgjedh lirisht, ndërsa ata (idhujt) nuk mund të zgjedhin. Qoftë i lavdëruar Allahu dhe i lartësuar mbi gjithçka që ia shoqërojnë Atij (në adhurim)!
28:68. Dhe Zoti yt krijon dhe zgjedh atë që Ai do. Ata nuk kanë zgjedhje. I Lavdëruar qoftë Allahu dhe i Lartësuar është Ai mbi atë që i bëjnë shok.
28:68. WE REBBUKE JEHLUKU MA JESHA'U WE JEHTARU MA KANE LEHUMUL-HIJERETU SUBHANEL-LAHI WE TA'ALA 'AMMA JUSHRIKUNE
C 28:69. Dhe Zoti yt e di se ç'fshehin zemrat e tyre dhe se ç'shfaqin haptazi.
28:69. Zoti yt e di çfarë fshehin zemrat e tyre dhe çfarë shprehin.
28:69. Dhe Zoti yt e di atë që fshehin gjokset e tyre dhe atë që ata shfaqin.
28:69. WE REBBUKE JA'LEMU MA TUKINNU SUDURUHUM WE MA JU'LINUNE
C 28:70. Ai është All-llahu, nuk ka zot tjetër pos Tij, vetëm Atij i takon falënderimi në këtë botë dhe në botën tjetër dhe vetëm Atij i takon gjykimi dhe te Ai ktheheni.
28:70. I tillë është Allahu! S'ka zot tjetër të vërtetë përveç Tij! Atij i takojnë falënderimet dhe lavdërimet në këtë jetë dhe në tjetrën! Vetëm Atij i përket vendimi dhe tek Ai do të ktheheni.
28:70. Dhe Ai është Allahu. Nuk ka të adhuruar tjetër përveç Tij. Për Të është falënderimi në këtë botë dhe në botën tjetër. Dhe për Të është gjykimi, dhe te Ai do të ktheheni.
28:70. WE HUWEL-LAHU LA 'ILAHE 'ILLA HUWE LEHUL-HEMDU FIL-'ULA WEL-'AHIRETI WE LEHUL-HUKMU WE 'ILEJHI TURXHA'UNE
C 28:71. Thuaj: "Sikur All-llahu ta bënte natën e përhershme (t'ua zgjaste) deri në ditën e kijametit, ç'mendoni, cili zot pos All-llahut do t'ju sillte juve dritë? A nuk merrni vesh?"
28:71. Thuaju (o Muhamed): “Pa mendoni, nëse Allahu jua bën natën të përhershme deri në Ditën e Kiametit, cili zot, përveç Tij, do t'jua sillte dritën? Vallë, a nuk dëgjoni?”
28:71. Thuaj: "A nuk e keni parë nëse Allahu e bën natën të vazhdojë për ju deri në Ditën e Ringjalljes? Cili zot përveç Allahut mund t'ju sjellë dritë? A nuk dëgjoni?"
28:71. KUL 'ERE'EJTUM 'IN XHE'ALEL-LAHU 'ALEJKUMUL-LEJLE SERMEDEN 'ILA JEWMIL-KIJAMETI MEN 'ILEHUN GAJRU ELLAHI JE'TIKUM BIDIJA'IN 'EFELA TESMA'UNE
C 28:72. Thuaj: "Më tregoni, nëse All-llahu ua bën ditën të vazhdueshme deri në ditën e kijametit, cili zot pos All-llahut do t'ju sjellë natë që të pushoni në të? A nuk shihni (sa po gaboni)?"
28:72. Thuaju (o Muhamed): “Pa mendoni, nëse Allahu jua bën ditën të përhershme deri në Ditën e Kiametit, cili zot, përveç Tij, do t'jua sillte natën, në të cilën qetësoheni? Vallë, a nuk shihni?
28:72. Thuaj: "A nuk e keni parë nëse Allahu e bën ditën të vazhdojë për ju deri në Ditën e Ringjalljes? Cili zot përveç Allahut mund t'ju sjellë natë që të pushoni në të? A nuk shihni?"
28:72. KUL 'ERE'EJTUM 'IN XHE'ALEL-LAHU 'ALEJKUMU EN-NEHARE SERMEDEN 'ILA JEWMIL-KIJAMETI MEN 'ILEHUN GAJRU ELLAHI JE'TIKUM BILEJLIN TESKUNUNE FIHI 'EFELA TUBSIRUNE
C 28:73. Po mëshira e Tij u bëri juve natën dhe ditën për të pushuar në të dhe për të përfituar nga begatitë e Tij, prandaj, të jini mirënjohës!.
28:73. Prej mëshirës së Vet, Ai ka bërë për ju natën dhe ditën, që të qetësoheni, të kërkoni nga mirësia e Tij dhe të jeni mirënjohës.”
28:73. Dhe është nga mëshira e Tij që Ai ju ka bërë natën dhe ditën, që të pushoni në të dhe të kërkoni nga furnizimi i Tij, dhe që të jeni mirënjohës.
28:73. WE MIN REHMETIHI XHE'ALE LEKUMUL-LEJLE WE EN-NEHARE LITESKUNU FIHI WE LITEBTEGU MIN FEDLIHI WE LE'ALLEKUM TESHKURUNE
C 28:74. Dhe ditën që i fton (All-llahu) e thotë: "Ku janë ata që i menduat shokë të Mi?"
28:74. Atë Ditë, Ai do t'i thërrasë, duke u thënë: “Ku janë ata që pretendonit, se ishin ortakët e Mi?!”
28:74. Dhe atë ditë Ai do t'i thërrasë ata dhe do të thotë: "Ku janë shokët e Mi, ata që pretendonit?"
28:74. WE JEWME JUNADIHIM FEJEKULU 'EJNE SHUREKA'IJEL-LEDHINE KUNTUM TEZ'UMUNE
C 28:75. Dhe Ne do të nxjerrim prej çdo populli dëshmitarë e u themi: "Sillni argumentin tuaj!" Atëherë do ta kuptojnë se e drejta (për Zot) është vetëm e All-llahut, dhe dështon çdo trillim i tyre.
28:75. Dhe prej çdo populli, Ne do të nxjerrim nga një dëshmitar e do të themi: “Paraqitni provat tuaja!” Atëherë, ata do ta marrin vesh se e vërteta është (vetëm) e Allahut dhe do të braktisen nga zotat që i trilluan vetë.
28:75. Dhe Ne do të nxjerrim një dëshmitar nga çdo komb dhe do të themi: "Sillni provën tuaj." Pastaj ata do të dinë se e vërteta është me Allahun, dhe ajo që ata trilluan do të humbasë prej tyre.
28:75. WE NEZA'NA MIN KULLI 'UMMETIN SHEHIDEN FEKULNA HATU BURHANEKUM FE'ALIMU 'ENNEL-HEKKA LILLAHI WE DELLE 'ANHUM MA KANU JEFTERUNE