Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 28:16. Ai tha: "Zoti im, unë e ngarkova veten e Ti më fal mua!" Dhe Ai ia fali, se Ai është që fal shumë, është mëshirues.
28:16. O Zoti im! Njëmend, Unë i kam bërë keq vetes, andaj më fal!” Dhe Ai e fali. Pa dyshim, Ai është Falësi e Mëshirëploti.
28:16. Ai tha: "O Zoti im, me të vërtetë, unë i kam bërë padrejtësi vetes, prandaj më fal." Dhe Ai e fali atë. Me të vërtetë, Ai është Falës, Mëshirëplotë.
28:16. KALE RABBI 'INNI DHELEMTU NEFSI FAGFIR LI FEGAFERE LEHU 'INNEHU HUWEL-GAFURU ER-REHIMU
C 28:17. Ai tha: "Zoti im, betohem në ato të mira që m'i dhurove mua se kurrë nuk do të vihem në ndihmë të kriminelëve".
28:17. Musai tha: “O Zoti im! Falë të mirave që më ke dhënë, unë nuk do të bëhem ndihmës i të këqijve!”
28:17. Ai tha: "O Zoti im, për shkak të asaj që më ke dhuruar, unë kurrë nuk do të jem ndihmës i mëkatarëve."
28:17. KALE RABBI BIMA 'EN'AMTE 'ALEJJE FELEN 'EKUNE DHEHIREN LILMUXHRIMINE
C 28:18. Dhe (Musai) agoi i frikësuar në qytet e duke pritur (se çka po i ndodh), kur qe, ai i cili i kishte kërkuar ndihmë dje, e thirri sërish (në ndihmë), e Musai i tha: "Vërtet ti qenke ngatërrestar i njohur!"
28:18. Teksa Musai ecte në mëngjes i frikësuar në qytet, duke pritur se ç'do të ndodhte, kur ai që të djeshmen e kishte thirrur në ndihmë, e thirri sërish në ndihmë. Musai i tha: “Ti qenke tamam një ngatërrestar i hapur!”
28:18. Prandaj, ai ishte në qytet duke pasur frikë dhe duke pritur çfarë do të ndodhte, kur ja, ai që i kishte kërkuar ndihmë dje e thirri përsëri për ndihmë. Musai i tha: "Me të vërtetë, ti je një njeri që devijon qartë."
28:18. FE'ESBEHE FIL-MEDINETI HA'IFEN JETEREKKABU FE'IDHAL-LEDHI ESTENSEREHU BIL-'EMSI JESTESRIHUHU KALE LEHU MUSA 'INNEKE LEGAWIJUN MUBINUN
C 28:19. E kur deshi ta rrëmbejë atë që ishte armik i të dyve, ai tha: "A do të më mbysësh mua siç e mbyte dje njeriun, ti nuk do tjetër, vetëm se të bëhesh arrogant në tokë, e nuk dëshiron të jeshë nga përmirësuesit!"
28:19. Dhe, kur deshi të sulmonte atë që ishte armik i të dyve, ai i tha: “O Musa, a do të më vrasësh edhe mua, siç vrave atë tjetrin dje?! Ti dëshiron vetëm që të bëhesh dhunues në tokë e nuk dëshiron të bëhesh nga ata që ndreqin e vendosin drejtësi”.
28:19. Por kur ai donte ta sulmonte atë që ishte armiku i tyre të përbashkët, ai tha: "O Musa, a do të më vrasësh mua ashtu siç vrave një njeri dje? Ti dëshiron vetëm të jesh një tiran në tokë dhe nuk dëshiron të jesh nga ata që përmirësojnë."
28:19. FELEMMA 'EN 'ERADE 'EN JEBTISHE BIEL-LEDHI HUWE 'ADUWUN LEHUMA KALE JA MUSA 'ETURIDU 'EN TEKTULENI KEMA KATELTE NEFSEN BIL-'EMSI 'IN TURIDU 'ILLA 'EN TEKUNE XHEBBARAN FIL-'ERDI WE MA TURIDU 'EN TEKUNE MINEL-MUSLIHINE
C 28:20. Dhe erdhi një njeri që ngutej nga ana më e largët e qytetit e tha: "O Musa, parësimi është duke biseduar me të mbytur ty, pra ti dil (ik), unë jam këshillues yti".
28:20. Aty erdhi një njeri, duke nxituar prej skajit të qytetit, e tha: “O Musa, paria është mbledhur e po bisedon për të të vrarë, prandaj ik, sepse po ta jap një këshillë të sinqertë”.
28:20. Dhe një burrë erdhi duke nxituar nga skaji më i largët i qytetit, duke thënë: "O Musa, krerët po mendojnë të të vrasin. Prandaj, dil (nga qyteti). Me të vërtetë, unë jam nga ata që të këshillojnë sinqerisht."
28:20. WE XHA'E REXHULUN MIN 'EKSAL-MEDINETI JES'A KALE JA MUSA 'INNEL-MELE'E JE'TEMIRUNE BIKE LIJEKTULUKE FAHRUXH 'INNI LEKE MINE EN-NASIHINE
C 28:21. E ai doli prej aty i frikësuar e duke pritur (se ç'po ndodh) dhe tha: "O Zoti im, më shpëto prej popullit zullumqar".
28:21. Musai doli prej qytetit i frikësuar, duke pritur se ç'do të ndodhte dhe tha: “O Zoti im, më shpëto prej popullit keqbërës!”
28:21. Prandaj, ai doli nga qyteti duke pasur frikë dhe duke pritur çfarë do të ndodhte. Ai tha: "O Zoti im, më shpëto nga populli i padrejtë."
28:21. FEHAREXHE MINHA HA'IFEN JETEREKKABU KALE RABBI NEXHXHINI MINEL-KAWMI EDH-DHALIMINE
C 28:22. Dhe kur u drejtua kah Medjeni tha: "Shpresoj që Zoti im të më orientojë rrugës së drejtë".
28:22. Teksa drejtohej nga Medjeni, ai tha: “Shpresoj se Zoti im do të më tregojë rrugën e drejtë!”
28:22. Dhe kur ai u drejtua kah Medjani, ai tha: "Ndoshta Zoti im do të më udhëzojë në rrugën e drejtë."
28:22. WE LEMMA TEWEXHXHEHE TILKA'E MEDJENE KALE 'ASA RABBI 'EN JEHDIJENI SEWA'E ES-SEBIL
C 28:23. E kur arriti ujin e Medjenit, aty gjeti një grumbull njerëzish që po i jepnin bagëtisë ujë, e pak më larg prej tyre vërejti dy gra që po i ndalnin (kafshët e tyre) e u tha: "E çka është puna e juve dyjave?" Ato që të dyja i thanë: "Ne nuk u japim ujë deri që të largohen barinjtë, kurse babai ynë është shumë i vjetër!"
28:23. Kur arriti tek pusi i Medjenit, ndeshi rreth tij shumë njerëz që u jepnin ujë kafshëve. Përveç tyre, ai vuri re dy vasha që po mbanin kafshët e veta. Ai tha: “Si e keni hallin ju?” Ato thanë: “Ne nuk u japim ujë, pa u larguar barinjtë. Babai ynë është shumë plak”.
28:23. Dhe kur ai mbërriti te uji i Medjanit, ai gjeti një grup njerëzish që po i jepnin ujë bagëtive të tyre, dhe gjeti përveç tyre dy gra që i mbanin larg. Ai tha: "Cili është problemi juaj?" Ato thanë: "Ne nuk mund të ujisim bagëtitë tona derisa barinjtë t'i largojnë të tyret, dhe babai ynë është shumë i moshuar."
28:23. WE LEMMA WEREDE MA'E MEDJENE WEXHEDE 'ALEJHI 'UMMETEN MINE EN-NASI JESKUNE WE WEXHEDE MIN DUNIHIMU EMRE'TEJNI TEDHUDANI KALE MA HATBUKUMA KALETA LA NESKI HETTA JUSDIRE ER-RI'A'U WE 'EBUNA SHEJHUN KEBIRUN
C 28:24. Atëherë ai u dha ujë (kafshëve) të atyre, pastaj u largua anash nën një hije e tha: "O Zoti im, unë kam nevojë për çkado që të më japësh!"
28:24. Kështu, Musai u dha ujë kafshëve të tyre e pastaj u kthye te një hije dhe tha: “Zoti im, çfarëdo dhuntie që të më japësh, unë jam nevojtar!”
28:24. Prandaj, ai ua ujiti atyre (bagëtitë), pastaj u tërhoq nën hijen e një peme dhe tha: "O Zoti im, me të vërtetë, unë jam në nevojë për çdo të mirë që mund të më dërgosh."
28:24. FESEKA LEHUMA THUMME TEWELLA 'ILA EDH-DHILLI FEKALE RABBI 'INNI LIMA 'ENZELTE 'ILEJJE MIN HAJRIN FEKIRUN
C 28:25. E njëra prej tyre erdhi te ai, ecte e turpërueshme, e tha: "Babai im të thërret që të paguajë ty shpërblimin për atë që na u dhe (bagëtisë) ujë!" E kur shkoi (Musai) tek ai dhe ia tregoi atij ngjarjen, ai tha: "Mos ki frikë, paske shpëtuar nga populli zullumqar!"
28:25. Më vonë, njëra nga ato dyja, erdhi me ndrojtje dhe i tha: “Babai im të fton për të të shpërblyer, se i dhe ujë (tufës sonë)”. Kur Musai shkoi tek ai dhe i tregoi çfarë kishte përjetuar, ai tha: “Mos u frikëso, sepse ke shpëtuar prej një populli keqbërës!”
28:25. Pastaj njëra nga ato dyja erdhi duke ecur me turp dhe tha: "Me të vërtetë, babai im të thërret që të të shpërblejë për atë që na ujite bagëtitë." Prandaj, kur ai erdhi te ai dhe i tregoi atij tregimin e tij, ai tha: "Mos ki frikë. Ti je shpëtuar nga populli i padrejtë."
28:25. FEXHA'ET/HU 'IHDAHUMA TEMSHI 'ALA ESTIHJA'IN KALET 'INNE 'EBI JED'UKE LIJEXHZIJEKE 'EXHRE MA SEKAJTE LENA FELEMMA XHA'EHU WE KASSE 'ALEJHIL-KASESE KALE LA TEHAF NEXHEWTE MINEL-KAWMI EDH-DHALIMINE
C 28:26. Njëra prej atyre dyjave tha: "O babai im, merre këtë në shërbim me pagë, pse më i miri i atij që do ta marrësh në shërbim është ai i fuqishmi e besniku!"
28:26. “O babai im, - tha njëra nga ato të dyja - merre këtë njeri në shërbim! Sigurisht që njerëzit e fortë dhe të besueshëm janë më të mirët, që dikush mund të marrë në shërbim”.
28:26. Njëra nga ato dyja tha: "O babai im, merr atë me pagesë. Me të vërtetë, më i miri që mund të marrësh është i fuqishmi, i besueshmi."
28:26. KALET 'IHDAHUMA JA 'EBETI ESTE'XHIRHU 'INNE HAJRE MENI ESTE'XHERTEL-KAWIJUL-'EMINU