U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
28:15.
Dhe ai hyri në qytet në një kohë të pahetuar prej banorëve të tij, dhe në të i gjeti dy veta që po përlaheshin, njëri prej ithtarëve të tij e tjetri prej armiqve të tij, e ai i anës së tij i kërkoi ndihmë kundër armikut dhe Musai i ra grusht e ai vdiq. Ai (Musai) tha: "Kjo është prej veprave të djallit, e s'ka dyshim se ai është armik i hapët që shpie në humbje".
28:15.
Një herë Musai hyri në qytet, pa u vënë re nga banorët e tij. Atje pa dy njerëz që rriheshin. Njëri ishte nga të vetët, kurse tjetri ishte nga kundërshtarët. Ai i grupit të vet i kërkoi ndihmë kundër atij të popullit armik. Dhe Musai i ra me grusht atij, duke e vrarë. Pastaj tha: “Kjo është punë e djallit! Ai është armik i betuar i njeriut dhe ngatërrestar i hapur!
28:15.
Dhe ai hyri në qytet në një kohë kur banorët e tij ishin të pavëmendshëm dhe gjeti dy burra që po ziheshin – njëri ishte nga populli i tij dhe tjetri nga armiqtë e tij. Ai që ishte nga populli i tij i kërkoi ndihmë kundër atij që ishte nga armiqtë e tij. Prandaj, Musai e goditi atë me grusht dhe e vrau. Ai tha: "Kjo është nga vepra e Shejtanit. Me të vërtetë, ai është një armik i qartë, që devijon."
28:15.
WE DEHALEL-MEDINETE 'ALA HINI GAFLETIN MIN 'EHLIHA FEWEXHEDE FIHA REXHULEJNI JEKTETILANI HADHA MIN SHI'ATIHI WE HEDHA MIN 'ADUWIHI FASTEGATHEHUL-LEDHI MIN SHI'ATIHI 'ALEL-LEDHI MIN 'ADUWIHI FEWEKEZEHU MUSA FEKADA 'ALEJHI KALE HADHA MIN 'AMELI ESH-SHEJTANI 'INNEHU 'ADUWUN MUDILLUN MUBINUN
C
28:16.
Ai tha: "Zoti im, unë e ngarkova veten e Ti më fal mua!" Dhe Ai ia fali, se Ai është që fal shumë, është mëshirues.
28:16.
O Zoti im! Njëmend, Unë i kam bërë keq vetes, andaj më fal!” Dhe Ai e fali. Pa dyshim, Ai është Falësi e Mëshirëploti.
28:16.
Ai tha: "O Zoti im, me të vërtetë, unë i kam bërë padrejtësi vetes, prandaj më fal." Dhe Ai e fali atë. Me të vërtetë, Ai është Falës, Mëshirëplotë.
28:16.
KALE RABBI 'INNI DHELEMTU NEFSI FAGFIR LI FEGAFERE LEHU 'INNEHU HUWEL-GAFURU ER-REHIMU
C
28:17.
Ai tha: "Zoti im, betohem në ato të mira që m'i dhurove mua se kurrë nuk do të vihem në ndihmë të kriminelëve".
28:17.
Musai tha: “O Zoti im! Falë të mirave që më ke dhënë, unë nuk do të bëhem ndihmës i të këqijve!”
28:17.
Ai tha: "O Zoti im, për shkak të asaj që më ke dhuruar, unë kurrë nuk do të jem ndihmës i mëkatarëve."
28:17.
KALE RABBI BIMA 'EN'AMTE 'ALEJJE FELEN 'EKUNE DHEHIREN LILMUXHRIMINE
C
28:18.
Dhe (Musai) agoi i frikësuar në qytet e duke pritur (se çka po i ndodh), kur qe, ai i cili i kishte kërkuar ndihmë dje, e thirri sërish (në ndihmë), e Musai i tha: "Vërtet ti qenke ngatërrestar i njohur!"
28:18.
Teksa Musai ecte në mëngjes i frikësuar në qytet, duke pritur se ç'do të ndodhte, kur ai që të djeshmen e kishte thirrur në ndihmë, e thirri sërish në ndihmë. Musai i tha: “Ti qenke tamam një ngatërrestar i hapur!”
28:18.
Prandaj, ai ishte në qytet duke pasur frikë dhe duke pritur çfarë do të ndodhte, kur ja, ai që i kishte kërkuar ndihmë dje e thirri përsëri për ndihmë. Musai i tha: "Me të vërtetë, ti je një njeri që devijon qartë."
28:18.
FE'ESBEHE FIL-MEDINETI HA'IFEN JETEREKKABU FE'IDHAL-LEDHI ESTENSEREHU BIL-'EMSI JESTESRIHUHU KALE LEHU MUSA 'INNEKE LEGAWIJUN MUBINUN
C
28:19.
E kur deshi ta rrëmbejë atë që ishte armik i të dyve, ai tha: "A do të më mbysësh mua siç e mbyte dje njeriun, ti nuk do tjetër, vetëm se të bëhesh arrogant në tokë, e nuk dëshiron të jeshë nga përmirësuesit!"
28:19.
Dhe, kur deshi të sulmonte atë që ishte armik i të dyve, ai i tha: “O Musa, a do të më vrasësh edhe mua, siç vrave atë tjetrin dje?! Ti dëshiron vetëm që të bëhesh dhunues në tokë e nuk dëshiron të bëhesh nga ata që ndreqin e vendosin drejtësi”.
28:19.
Por kur ai donte ta sulmonte atë që ishte armiku i tyre të përbashkët, ai tha: "O Musa, a do të më vrasësh mua ashtu siç vrave një njeri dje? Ti dëshiron vetëm të jesh një tiran në tokë dhe nuk dëshiron të jesh nga ata që përmirësojnë."
28:19.
FELEMMA 'EN 'ERADE 'EN JEBTISHE BIEL-LEDHI HUWE 'ADUWUN LEHUMA KALE JA MUSA 'ETURIDU 'EN TEKTULENI KEMA KATELTE NEFSEN BIL-'EMSI 'IN TURIDU 'ILLA 'EN TEKUNE XHEBBARAN FIL-'ERDI WE MA TURIDU 'EN TEKUNE MINEL-MUSLIHINE
C
28:20.
Dhe erdhi një njeri që ngutej nga ana më e largët e qytetit e tha: "O Musa, parësimi është duke biseduar me të mbytur ty, pra ti dil (ik), unë jam këshillues yti".
28:20.
Aty erdhi një njeri, duke nxituar prej skajit të qytetit, e tha: “O Musa, paria është mbledhur e po bisedon për të të vrarë, prandaj ik, sepse po ta jap një këshillë të sinqertë”.
28:20.
Dhe një burrë erdhi duke nxituar nga skaji më i largët i qytetit, duke thënë: "O Musa, krerët po mendojnë të të vrasin. Prandaj, dil (nga qyteti). Me të vërtetë, unë jam nga ata që të këshillojnë sinqerisht."
28:20.
WE XHA'E REXHULUN MIN 'EKSAL-MEDINETI JES'A KALE JA MUSA 'INNEL-MELE'E JE'TEMIRUNE BIKE LIJEKTULUKE FAHRUXH 'INNI LEKE MINE EN-NASIHINE
C
28:21.
E ai doli prej aty i frikësuar e duke pritur (se ç'po ndodh) dhe tha: "O Zoti im, më shpëto prej popullit zullumqar".
28:21.
Musai doli prej qytetit i frikësuar, duke pritur se ç'do të ndodhte dhe tha: “O Zoti im, më shpëto prej popullit keqbërës!”
28:21.
Prandaj, ai doli nga qyteti duke pasur frikë dhe duke pritur çfarë do të ndodhte. Ai tha: "O Zoti im, më shpëto nga populli i padrejtë."
28:21.
FEHAREXHE MINHA HA'IFEN JETEREKKABU KALE RABBI NEXHXHINI MINEL-KAWMI EDH-DHALIMINE
C
28:22.
Dhe kur u drejtua kah Medjeni tha: "Shpresoj që Zoti im të më orientojë rrugës së drejtë".
28:22.
Teksa drejtohej nga Medjeni, ai tha: “Shpresoj se Zoti im do të më tregojë rrugën e drejtë!”
28:22.
Dhe kur ai u drejtua kah Medjani, ai tha: "Ndoshta Zoti im do të më udhëzojë në rrugën e drejtë."
28:22.
WE LEMMA TEWEXHXHEHE TILKA'E MEDJENE KALE 'ASA RABBI 'EN JEHDIJENI SEWA'E ES-SEBIL
C
28:23.
E kur arriti ujin e Medjenit, aty gjeti një grumbull njerëzish që po i jepnin bagëtisë ujë, e pak më larg prej tyre vërejti dy gra që po i ndalnin (kafshët e tyre) e u tha: "E çka është puna e juve dyjave?" Ato që të dyja i thanë: "Ne nuk u japim ujë deri që të largohen barinjtë, kurse babai ynë është shumë i vjetër!"
28:23.
Kur arriti tek pusi i Medjenit, ndeshi rreth tij shumë njerëz që u jepnin ujë kafshëve. Përveç tyre, ai vuri re dy vasha që po mbanin kafshët e veta. Ai tha: “Si e keni hallin ju?” Ato thanë: “Ne nuk u japim ujë, pa u larguar barinjtë. Babai ynë është shumë plak”.
28:23.
Dhe kur ai mbërriti te uji i Medjanit, ai gjeti një grup njerëzish që po i jepnin ujë bagëtive të tyre, dhe gjeti përveç tyre dy gra që i mbanin larg. Ai tha: "Cili është problemi juaj?" Ato thanë: "Ne nuk mund të ujisim bagëtitë tona derisa barinjtë t'i largojnë të tyret, dhe babai ynë është shumë i moshuar."
28:23.
WE LEMMA WEREDE MA'E MEDJENE WEXHEDE 'ALEJHI 'UMMETEN MINE EN-NASI JESKUNE WE WEXHEDE MIN DUNIHIMU EMRE'TEJNI TEDHUDANI KALE MA HATBUKUMA KALETA LA NESKI HETTA JUSDIRE ER-RI'A'U WE 'EBUNA SHEJHUN KEBIRUN
C
28:24.
Atëherë ai u dha ujë (kafshëve) të atyre, pastaj u largua anash nën një hije e tha: "O Zoti im, unë kam nevojë për çkado që të më japësh!"
28:24.
Kështu, Musai u dha ujë kafshëve të tyre e pastaj u kthye te një hije dhe tha: “Zoti im, çfarëdo dhuntie që të më japësh, unë jam nevojtar!”
28:24.
Prandaj, ai ua ujiti atyre (bagëtitë), pastaj u tërhoq nën hijen e një peme dhe tha: "O Zoti im, me të vërtetë, unë jam në nevojë për çdo të mirë që mund të më dërgosh."
28:24.
FESEKA LEHUMA THUMME TEWELLA 'ILA EDH-DHILLI FEKALE RABBI 'INNI LIMA 'ENZELTE 'ILEJJE MIN HAJRIN FEKIRUN
C
28:25.
E njëra prej tyre erdhi te ai, ecte e turpërueshme, e tha: "Babai im të thërret që të paguajë ty shpërblimin për atë që na u dhe (bagëtisë) ujë!" E kur shkoi (Musai) tek ai dhe ia tregoi atij ngjarjen, ai tha: "Mos ki frikë, paske shpëtuar nga populli zullumqar!"
28:25.
Më vonë, njëra nga ato dyja, erdhi me ndrojtje dhe i tha: “Babai im të fton për të të shpërblyer, se i dhe ujë (tufës sonë)”. Kur Musai shkoi tek ai dhe i tregoi çfarë kishte përjetuar, ai tha: “Mos u frikëso, sepse ke shpëtuar prej një populli keqbërës!”
28:25.
Pastaj njëra nga ato dyja erdhi duke ecur me turp dhe tha: "Me të vërtetë, babai im të thërret që të të shpërblejë për atë që na ujite bagëtitë." Prandaj, kur ai erdhi te ai dhe i tregoi atij tregimin e tij, ai tha: "Mos ki frikë. Ti je shpëtuar nga populli i padrejtë."
28:25.
FEXHA'ET/HU 'IHDAHUMA TEMSHI 'ALA ESTIHJA'IN KALET 'INNE 'EBI JED'UKE LIJEXHZIJEKE 'EXHRE MA SEKAJTE LENA FELEMMA XHA'EHU WE KASSE 'ALEJHIL-KASESE KALE LA TEHAF NEXHEWTE MINEL-KAWMI EDH-DHALIMINE