U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
27:6.
E s'ka dyshim se ti (Muhammed) e pranon Kur'anin nga i Urti, i Dijshmi.
27:6.
Në të vërtetë, ty (o Muhamed) po të shpallet Kurani nga ana e një të Urti të Gjithëdijshëm!
27:6.
Dhe, me të vërtetë, ti po merr Kuranin nga një i Urtë dhe i Gjithëdijshëm.
27:6.
WE 'INNEKE LETULEKKAL-KUR'ANE MIN LEDUN HEKIMIN 'ALIMIN
C
27:7.
(Përkujto) Kur Musai i tha familjes së vet: "Unë e pash një zjarr,e nga ai do t'ju sjell ndonjë lajm ose do t'ju sjell një urë të ndezur që të ngroheni".
27:7.
Kujto kur Musai i tha familjes së tij: “Unë pashë një zjarr. Do shkoj që t'ju sjell ndonjë lajm prej atje ose t'ju sjell një urë zjarri, për t'u ngrohur”.
27:7.
Kujto kur Musa i tha familjes së tij: "Unë kam parë një zjarr; do t'ju sjell lajme prej tij ose do t'ju sjell një pishtar të ndezur, që të ngroheni."
27:7.
'IDH KALE MUSA LI'HLIHI 'INNI 'ANESTU NAREN SE'ATIKUM MINHA BIHABERIN 'EW 'ATIKUM BISHIHABIN KABESIN LE'ALLEKUM TESTELUNE
C
27:8.
E kur arriti tek ai u thirr: "I bekuar është ai pranë zjarrit dhe ata përreth tij. I veçuar në madhëri është All-llahu, Zot i botëve!
27:8.
Kur shkoi te zjarri, një zë e thirri: “Bekuar qoftë kush është te zjarri dhe të gjithë (engjëjt) rreth tij! Qoftë i lavdëruar Allahu, Zoti i botëve!
27:8.
Por, kur arriti tek ai, një zë e thirri: "Bekuar qoftë ai që është pranë zjarrit dhe kush është përreth tij! Dhe i Lavdëruar qoftë Allahu, Zoti i botëve."
27:8.
FELEMMA XHA'EHA NUDIJE 'EN BURIKE MEN FI EN-NARI WE MEN HEWLEHA WE SUBHANEL-LAHI RABBIL-'ALEMINE
C
27:9.
O Musa, në të vërtetë Unë jam All-llahu, i plotfuqishmi, i urti.
27:9.
O Musa! Jam Unë, Allahu, i Plotfuqishmi, i Urti!
27:9.
O Musa, unë jam Allahu, i Plotfuqishmi, i Urtë.
27:9.
JA MUSA 'INNEHU 'ENALLAHUL-'AZIZUL-HEKIMU
C
27:10.
E ti hidhe shkopin tënd! E kur e pa atë që lëvizte si të ishte gjarpër, ai (nga frika) ktheu prapa duke mos pasur më kujdes. (I thamë) O Musa! Mos u frikëso se pranë meje të dërguarit nuk frikësohen!
27:10.
Hidhe shkopin tënd!” Kur e pa shkopin që po lëvizte si gjarpër, ai iku me vrap e nuk u kthye prapa. “O Musa, mos u frikëso! Në të vërtetë, të dërguarit e Mi nuk frikësohen në praninë Time.
27:10.
Hidhe shkopin tënd. Por, kur e pa atë që lëvizte si të ishte gjarpër, ai u kthye prapa duke mos u kthyer më. O Musa, mos ki frikë. Me të vërtetë, të dërguarit nuk kanë përse të kenë frikë para Meje.
27:10.
WE 'ELKI 'ASAKE FELEMMA RE'AHA TEHTEZZU KE'ENNEHA XHANNUN WELLA MUDBIREN WE LEM JU'AKKIB JA MUSA LA TEHAF 'INNI LA JEHAFU LEDEJJEL-MURSELUNE
C
27:11.
Përpos kush (nuk është i dërguar) bën mëkat (ai frikësohet) e që të keqen pastaj e zëvendëson me të mirën, atëherë s'ka dyshim se Unë jam që fali shumë dhe jam mëshirues.
27:11.
Sa për ata që bëjnë keq, e pastaj të keqen e zëvendësojnë me vepër të mirë, Unë jam vërtet Falës dhe Mëshirëplotë.
27:11.
Përveç atyre që bënë padrejtësi, por pastaj e zëvendësuan të keqen me të mirë, sepse Unë jam Falës, Mëshirëplotë.
27:11.
'ILLA MEN DHELEME THUMME BEDDELE HUSNEN BA'DE SU'IN FE'INNI GAFURUN REHIMUN
C
27:12.
Fute dorën tënde në xhepin tënd, e ajo do të dalë e bardhë pa kurrfarë të keqe, e këto janë ndër nëntë argumentet për të (vajtur) te faraoni dhe populli i tij, se me të vërtetë ata janë popull i prishur.
27:12.
Fute dorën tënde brenda në gji dhe do të dalë e bardhë pa kurrfarë sëmundje. Kjo do të jetë njëra prej nëntë mrekullive, që do t'i tregohen Faraonit dhe popullit të tij. Vërtet, ata janë popull i pabindur!”.
27:12.
Fut dorën tënde në gjirin tënd; ajo do të dalë e bardhë, pa ndonjë të metë. Këto janë nëntë shenja për Faraonin dhe popullin e tij. Me të vërtetë, ata janë njerëz të këqij.
27:12.
WE 'EDHIL JEDEKE FI XHEJBIKE TEHRUXH BEJDA'E MIN GAJRI SU'IN FI TIS'I 'AJATIN 'ILA FIR'AWNE WE KAWMIHI 'INNEHUM KANU KAWMEN FASIKINE
C
27:13.
E kur u erdhën argumentet Tona të qarta, ata thanë: "Kjo pa dyshim është magji!"
27:13.
Por kur u erdhën atyre shenjat Tona të dukshme, ata thanë: “Kjo është magji e qartë”!
27:13.
Por, kur atyre u erdhën shenjat Tona të dukshme, ata thanë: "Kjo është magji e qartë."
27:13.
FELEMMA XHA'ET/HUM 'AJATUNA MUBSIRETEN KALU HADHA SIHRUN MUBINUN
C
27:14.
Dhe, edhe pse bindshëm të besueshëm në to (se ishin nga Zoti), i mohuan në mënyrë të padrejtë e me mendjemadhësi, pra shikoje se çfarë ishte fundi i shkatërrimtarëve.
27:14.
Kështu, ata i mohuan ato padrejtësisht dhe me mendje madhësi, edhe pse shpirti i tyre i besonte për të vërteta. Pa shiko, cili ka qenë fundi i shkatërrimtarëve!
27:14.
Dhe ata i mohuan ato, megjithëse shpirtrat e tyre ishin të bindur për to, për shkak të padrejtësisë dhe arrogancës. Shiko, pra, si ishte fundi i keqbërësve.
27:14.
WE XHEHEDU BIHA WE ESTEJKANET/HA 'ENFUSUHUM DHULMEN WE 'ULUWAN FANDHUR KEJFE KANE 'AKIBETUL-MUFSIDINE
C
27:15.
Ne i patëm dhënë Davudit dhe Sulejmanit dituri, e ata të dy thanë: "I falënderohemi vetëm All-llahut që na dalloi (me të mira) mbi shumë robër të Tij besimtarë".
27:15.
Ne i dhamë Daudit dhe Sulejmanit dituri dhe ata thanë: “Qoftë lavdëruar Allahu që na ka ngritur mbi shumicën e robërve të Tij besimtarë!
27:15.
Dhe, me të vërtetë, Ne i dhamë Davudit dhe Sulejmanit dijeni, dhe ata thanë: "Falënderimi i takon Allahut, i Cili na dalloi mbi shumë nga robërit e Tij besimtarë."
27:15.
WE LEKAD 'ATEJNA DAWUDE WE SULEJMANE 'ILMEN WE KALAL-HEMDU LILLAHIL-LEDHI FEDDELENA 'ALA KETHIRIN MIN 'IBADIHIL-MU'UMININE
C
27:16.
E Sulejmani e trashëgoi Davudin dhe tha: "O njerëz, ne kuptojmë gjuhën e shpendëve e na është dhuruar nga gjithçka, e vërtet ky është shpërblim i qartë".
27:16.
Sulejmani e trashëgoi Daudin (në misionin e tij profetik) dhe tha: “O populli im! Neve na është mësuar gjuha e shpendëve dhe na është dhënë gjithçka. Kjo është vërtet dhunti e madhe”
27:16.
Dhe Sulejmani trashëgoi nga Davudi dhe tha: "O njerëz, ne na është mësuar gjuha e shpendëve dhe na është dhënë çdo gjë. Me të vërtetë, kjo është mirësia e qartë."
27:16.
WE WERITHE SULEJMANU DAWUDE WE KALE JA 'EJJUHA EN-NASU 'ULLIMNA MENTIKAT-TEJRI WE 'UTINA MIN KULLI SHEJ'IN 'INNE HADHA LEHUWEL-FEDLUL-MUBINU