Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 27:4. E atyre që nuk besojnë botën e ardhme, Ne ua kemi hijeshuar veprat ndaj dhe ata bredhin.
27:4. Njëmend, atyre që nuk besojnë në jetën tjetër, Ne kemi bërë që t'u duken të bukura veprat e tyre, prandaj ata ecin verbërisht.
27:4. Me të vërtetë, atyre që nuk besojnë në botën tjetër, Ne ua kemi zbukuruar veprat e tyre, prandaj ata enden të hutuar.
27:4. 'INNEL-LEDHINE LA JU'UMINUNE BIL-'AHIRETI ZEJJENNA LEHUM 'A'MALEHUM FEHUM JA'MEHUNE
C 27:5. Të tillët janë ata që u takon dënimi më i rëndë dhe mu ata do të jenë më të dëshpëruarit në botën tjetër.
27:5. Janë pikërisht ata që i pret dënimi i rëndë dhe në jetën tjetër do të jenë më të humburit.
27:5. Ata janë që do të kenë një dënim të keq, dhe ata në botën tjetër do të jenë më të humburit.
27:5. 'ULA'IKEL-LEDHINE LEHUM SU'UL-'ADHABI WE HUM FIL-'AHIRETI HUMUL-'EHSERUNE
C 27:6. E s'ka dyshim se ti (Muhammed) e pranon Kur'anin nga i Urti, i Dijshmi.
27:6. Në të vërtetë, ty (o Muhamed) po të shpallet Kurani nga ana e një të Urti të Gjithëdijshëm!
27:6. Dhe, me të vërtetë, ti po merr Kuranin nga një i Urtë dhe i Gjithëdijshëm.
27:6. WE 'INNEKE LETULEKKAL-KUR'ANE MIN LEDUN HEKIMIN 'ALIMIN
C 27:7. (Përkujto) Kur Musai i tha familjes së vet: "Unë e pash një zjarr,e nga ai do t'ju sjell ndonjë lajm ose do t'ju sjell një urë të ndezur që të ngroheni".
27:7. Kujto kur Musai i tha familjes së tij: “Unë pashë një zjarr. Do shkoj që t'ju sjell ndonjë lajm prej atje ose t'ju sjell një urë zjarri, për t'u ngrohur”.
27:7. Kujto kur Musa i tha familjes së tij: "Unë kam parë një zjarr; do t'ju sjell lajme prej tij ose do t'ju sjell një pishtar të ndezur, që të ngroheni."
27:7. 'IDH KALE MUSA LI'HLIHI 'INNI 'ANESTU NAREN SE'ATIKUM MINHA BIHABERIN 'EW 'ATIKUM BISHIHABIN KABESIN LE'ALLEKUM TESTELUNE
C 27:8. E kur arriti tek ai u thirr: "I bekuar është ai pranë zjarrit dhe ata përreth tij. I veçuar në madhëri është All-llahu, Zot i botëve!
27:8. Kur shkoi te zjarri, një zë e thirri: “Bekuar qoftë kush është te zjarri dhe të gjithë (engjëjt) rreth tij! Qoftë i lavdëruar Allahu, Zoti i botëve!
27:8. Por, kur arriti tek ai, një zë e thirri: "Bekuar qoftë ai që është pranë zjarrit dhe kush është përreth tij! Dhe i Lavdëruar qoftë Allahu, Zoti i botëve."
27:8. FELEMMA XHA'EHA NUDIJE 'EN BURIKE MEN FI EN-NARI WE MEN HEWLEHA WE SUBHANEL-LAHI RABBIL-'ALEMINE
C 27:9. O Musa, në të vërtetë Unë jam All-llahu, i plotfuqishmi, i urti.
27:9. O Musa! Jam Unë, Allahu, i Plotfuqishmi, i Urti!
27:9. O Musa, unë jam Allahu, i Plotfuqishmi, i Urtë.
27:9. JA MUSA 'INNEHU 'ENALLAHUL-'AZIZUL-HEKIMU
C 27:10. E ti hidhe shkopin tënd! E kur e pa atë që lëvizte si të ishte gjarpër, ai (nga frika) ktheu prapa duke mos pasur më kujdes. (I thamë) O Musa! Mos u frikëso se pranë meje të dërguarit nuk frikësohen!
27:10. Hidhe shkopin tënd!” Kur e pa shkopin që po lëvizte si gjarpër, ai iku me vrap e nuk u kthye prapa. “O Musa, mos u frikëso! Në të vërtetë, të dërguarit e Mi nuk frikësohen në praninë Time.
27:10. Hidhe shkopin tënd. Por, kur e pa atë që lëvizte si të ishte gjarpër, ai u kthye prapa duke mos u kthyer më. O Musa, mos ki frikë. Me të vërtetë, të dërguarit nuk kanë përse të kenë frikë para Meje.
27:10. WE 'ELKI 'ASAKE FELEMMA RE'AHA TEHTEZZU KE'ENNEHA XHANNUN WELLA MUDBIREN WE LEM JU'AKKIB JA MUSA LA TEHAF 'INNI LA JEHAFU LEDEJJEL-MURSELUNE
C 27:11. Përpos kush (nuk është i dërguar) bën mëkat (ai frikësohet) e që të keqen pastaj e zëvendëson me të mirën, atëherë s'ka dyshim se Unë jam që fali shumë dhe jam mëshirues.
27:11. Sa për ata që bëjnë keq, e pastaj të keqen e zëvendësojnë me vepër të mirë, Unë jam vërtet Falës dhe Mëshirëplotë.
27:11. Përveç atyre që bënë padrejtësi, por pastaj e zëvendësuan të keqen me të mirë, sepse Unë jam Falës, Mëshirëplotë.
27:11. 'ILLA MEN DHELEME THUMME BEDDELE HUSNEN BA'DE SU'IN FE'INNI GAFURUN REHIMUN
C 27:12. Fute dorën tënde në xhepin tënd, e ajo do të dalë e bardhë pa kurrfarë të keqe, e këto janë ndër nëntë argumentet për të (vajtur) te faraoni dhe populli i tij, se me të vërtetë ata janë popull i prishur.
27:12. Fute dorën tënde brenda në gji dhe do të dalë e bardhë pa kurrfarë sëmundje. Kjo do të jetë njëra prej nëntë mrekullive, që do t'i tregohen Faraonit dhe popullit të tij. Vërtet, ata janë popull i pabindur!”.
27:12. Fut dorën tënde në gjirin tënd; ajo do të dalë e bardhë, pa ndonjë të metë. Këto janë nëntë shenja për Faraonin dhe popullin e tij. Me të vërtetë, ata janë njerëz të këqij.
27:12. WE 'EDHIL JEDEKE FI XHEJBIKE TEHRUXH BEJDA'E MIN GAJRI SU'IN FI TIS'I 'AJATIN 'ILA FIR'AWNE WE KAWMIHI 'INNEHUM KANU KAWMEN FASIKINE
C 27:13. E kur u erdhën argumentet Tona të qarta, ata thanë: "Kjo pa dyshim është magji!"
27:13. Por kur u erdhën atyre shenjat Tona të dukshme, ata thanë: “Kjo është magji e qartë”!
27:13. Por, kur atyre u erdhën shenjat Tona të dukshme, ata thanë: "Kjo është magji e qartë."
27:13. FELEMMA XHA'ET/HUM 'AJATUNA MUBSIRETEN KALU HADHA SIHRUN MUBINUN
C 27:14. Dhe, edhe pse bindshëm të besueshëm në to (se ishin nga Zoti), i mohuan në mënyrë të padrejtë e me mendjemadhësi, pra shikoje se çfarë ishte fundi i shkatërrimtarëve.
27:14. Kështu, ata i mohuan ato padrejtësisht dhe me mendje madhësi, edhe pse shpirti i tyre i besonte për të vërteta. Pa shiko, cili ka qenë fundi i shkatërrimtarëve!
27:14. Dhe ata i mohuan ato, megjithëse shpirtrat e tyre ishin të bindur për to, për shkak të padrejtësisë dhe arrogancës. Shiko, pra, si ishte fundi i keqbërësve.
27:14. WE XHEHEDU BIHA WE ESTEJKANET/HA 'ENFUSUHUM DHULMEN WE 'ULUWAN FANDHUR KEJFE KANE 'AKIBETUL-MUFSIDINE