Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 26:227. Me përjashtim të atyre që besuan, që bënë vepra të mira, që e përmendën shumë All-llahun dhe që u mbrojtën pasi që atyre iu bë e padrejtë. E ata që bënë zullum do ta kuptojnë se ç'përfundimi i shkojnë (ç'dënim të ashpër ose ç'vendi në xhehennem do t'i nënshtrohen).
26:227. Përveç atyre (poetëve) që besojnë, bëjnë vepra të mira, e përmendin shumë Allahun dhe mbrohen, vetëm pasi u është bërë padrejtësi. Sigurisht, të padrejtët do ta shohin se në çfarë mundimi do të kthehen (pas vdekjes).
26:227. Përveç atyre që besojnë dhe bëjnë vepra të mira dhe përmendin shumë Allahun dhe mbrojnë veten pasi janë padrejtuar. Dhe ata që bëjnë padrejtësi do të dinë se çfarë kthimi do të kenë.
26:227. 'ILLAL-LEDHINE 'AMENU WE 'AMILU ES-SALIHATI WE DHEKERU ELLAHE KETHIREN WE ENTESERU MIN BA'DI MA DHULIMU WE SEJA'LEMUL-LEDHINE DHELEMU 'EJJE MUNKALEBIN JENKALIBUNE
C 27:1. Ta, Sin. Këto janë ajete të Kur'anit dhe të librit të kuptueshëm.
27:1. Tâ, Sîn. Këto janë vargjet e Kuranit, të një Libri të qartë,
27:1. Ta, Sin. Këto janë ajetet e Kuranit dhe të një Libri të qartë.
27:1. TA-SIN TILKE 'AJATUL-KUR'ANI WE KITABIN MUBININ
C 27:2. Janë udhërrëfyes dhe myzhde për besimtarët.
27:2. një udhërrëfyesi dhe lajmi të mirë për besimtarët,
27:2. Udhëzim dhe përgëzim për besimtarët.
27:2. HUDEN WE BUSHRA LILMU'UMININE
C 27:3. Që e falin namazin dhe e japin zeqatin dhe mu ata janë të bindur ndaj botës tjetër.
27:3. të cilët falin namazin, ndajnë zeqatin dhe besojnë bindshëm në jetën tjetër.
27:3. Ata që kryejnë namazin dhe japin zekatin dhe që besojnë në botën tjetër.
27:3. EL-LEDHINE JUKIMUNE ES-SELETE WE JU'UTUNE EZ-ZEKATE WE HUM BIL-'AHIRETI HUM JUKINUNE
C 27:4. E atyre që nuk besojnë botën e ardhme, Ne ua kemi hijeshuar veprat ndaj dhe ata bredhin.
27:4. Njëmend, atyre që nuk besojnë në jetën tjetër, Ne kemi bërë që t'u duken të bukura veprat e tyre, prandaj ata ecin verbërisht.
27:4. Me të vërtetë, atyre që nuk besojnë në botën tjetër, Ne ua kemi zbukuruar veprat e tyre, prandaj ata enden të hutuar.
27:4. 'INNEL-LEDHINE LA JU'UMINUNE BIL-'AHIRETI ZEJJENNA LEHUM 'A'MALEHUM FEHUM JA'MEHUNE
C 27:5. Të tillët janë ata që u takon dënimi më i rëndë dhe mu ata do të jenë më të dëshpëruarit në botën tjetër.
27:5. Janë pikërisht ata që i pret dënimi i rëndë dhe në jetën tjetër do të jenë më të humburit.
27:5. Ata janë që do të kenë një dënim të keq, dhe ata në botën tjetër do të jenë më të humburit.
27:5. 'ULA'IKEL-LEDHINE LEHUM SU'UL-'ADHABI WE HUM FIL-'AHIRETI HUMUL-'EHSERUNE
C 27:6. E s'ka dyshim se ti (Muhammed) e pranon Kur'anin nga i Urti, i Dijshmi.
27:6. Në të vërtetë, ty (o Muhamed) po të shpallet Kurani nga ana e një të Urti të Gjithëdijshëm!
27:6. Dhe, me të vërtetë, ti po merr Kuranin nga një i Urtë dhe i Gjithëdijshëm.
27:6. WE 'INNEKE LETULEKKAL-KUR'ANE MIN LEDUN HEKIMIN 'ALIMIN
C 27:7. (Përkujto) Kur Musai i tha familjes së vet: "Unë e pash një zjarr,e nga ai do t'ju sjell ndonjë lajm ose do t'ju sjell një urë të ndezur që të ngroheni".
27:7. Kujto kur Musai i tha familjes së tij: “Unë pashë një zjarr. Do shkoj që t'ju sjell ndonjë lajm prej atje ose t'ju sjell një urë zjarri, për t'u ngrohur”.
27:7. Kujto kur Musa i tha familjes së tij: "Unë kam parë një zjarr; do t'ju sjell lajme prej tij ose do t'ju sjell një pishtar të ndezur, që të ngroheni."
27:7. 'IDH KALE MUSA LI'HLIHI 'INNI 'ANESTU NAREN SE'ATIKUM MINHA BIHABERIN 'EW 'ATIKUM BISHIHABIN KABESIN LE'ALLEKUM TESTELUNE
C 27:8. E kur arriti tek ai u thirr: "I bekuar është ai pranë zjarrit dhe ata përreth tij. I veçuar në madhëri është All-llahu, Zot i botëve!
27:8. Kur shkoi te zjarri, një zë e thirri: “Bekuar qoftë kush është te zjarri dhe të gjithë (engjëjt) rreth tij! Qoftë i lavdëruar Allahu, Zoti i botëve!
27:8. Por, kur arriti tek ai, një zë e thirri: "Bekuar qoftë ai që është pranë zjarrit dhe kush është përreth tij! Dhe i Lavdëruar qoftë Allahu, Zoti i botëve."
27:8. FELEMMA XHA'EHA NUDIJE 'EN BURIKE MEN FI EN-NARI WE MEN HEWLEHA WE SUBHANEL-LAHI RABBIL-'ALEMINE
C 27:9. O Musa, në të vërtetë Unë jam All-llahu, i plotfuqishmi, i urti.
27:9. O Musa! Jam Unë, Allahu, i Plotfuqishmi, i Urti!
27:9. O Musa, unë jam Allahu, i Plotfuqishmi, i Urtë.
27:9. JA MUSA 'INNEHU 'ENALLAHUL-'AZIZUL-HEKIMU
C 27:10. E ti hidhe shkopin tënd! E kur e pa atë që lëvizte si të ishte gjarpër, ai (nga frika) ktheu prapa duke mos pasur më kujdes. (I thamë) O Musa! Mos u frikëso se pranë meje të dërguarit nuk frikësohen!
27:10. Hidhe shkopin tënd!” Kur e pa shkopin që po lëvizte si gjarpër, ai iku me vrap e nuk u kthye prapa. “O Musa, mos u frikëso! Në të vërtetë, të dërguarit e Mi nuk frikësohen në praninë Time.
27:10. Hidhe shkopin tënd. Por, kur e pa atë që lëvizte si të ishte gjarpër, ai u kthye prapa duke mos u kthyer më. O Musa, mos ki frikë. Me të vërtetë, të dërguarit nuk kanë përse të kenë frikë para Meje.
27:10. WE 'ELKI 'ASAKE FELEMMA RE'AHA TEHTEZZU KE'ENNEHA XHANNUN WELLA MUDBIREN WE LEM JU'AKKIB JA MUSA LA TEHAF 'INNI LA JEHAFU LEDEJJEL-MURSELUNE