U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
26:223.
(U vijnë) Dhe hedhin dëgjimin, shumica e tyre gënjejnë.
26:223.
Ata përgjojnë, por shumica tyre janë gënjeshtarë.
26:223.
Ata dëgjojnë, por shumica prej tyre janë gënjeshtarë.
26:223.
JULKUNE ES-SEM'A WE 'EKTHERUHUM KADHIBUNE
C
26:224.
E për sa u përket poetëve (që Muhammedi nuk është i tillë), ata i ndjekin të humburit (nga e vërteta).
26:224.
Poetët ndiqen nga njerëzit e humbur.
26:224.
Dhe poetët – vetëm të humburit i ndjekin ata.
26:224.
WE ESH-SHU'ARA'U JETTEBI'UHUMUL-GAWUNE
C
26:225.
A nuk sheh se ata hidhen në çdo anë (sa lavdërojnë, sa përqeshin).
26:225.
Vallë, a nuk e sheh ti, që ata bredhin në çdo luginë (të fjalës së kotë),
26:225.
A nuk e sheh ti se ata enden në çdo luginë,
26:225.
'ELEM TERA 'ENNEHUM FI KULLI WADIN JEHIMUNE
C
26:226.
Dhe ata janë që flasin atë çka nuk punojnë.
26:226.
duke folur atë që kurrë s'e bëjnë?
26:226.
Dhe ata thonë atë që nuk e bëjnë?
26:226.
WE 'ENNEHUM JEKULUNE MA LA JEF'ALUNE
C
26:227.
Me përjashtim të atyre që besuan, që bënë vepra të mira, që e përmendën shumë All-llahun dhe që u mbrojtën pasi që atyre iu bë e padrejtë. E ata që bënë zullum do ta kuptojnë se ç'përfundimi i shkojnë (ç'dënim të ashpër ose ç'vendi në xhehennem do t'i nënshtrohen).
26:227.
Përveç atyre (poetëve) që besojnë, bëjnë vepra të mira, e përmendin shumë Allahun dhe mbrohen, vetëm pasi u është bërë padrejtësi. Sigurisht, të padrejtët do ta shohin se në çfarë mundimi do të kthehen (pas vdekjes).
26:227.
Përveç atyre që besojnë dhe bëjnë vepra të mira dhe përmendin shumë Allahun dhe mbrojnë veten pasi janë padrejtuar. Dhe ata që bëjnë padrejtësi do të dinë se çfarë kthimi do të kenë.
26:227.
'ILLAL-LEDHINE 'AMENU WE 'AMILU ES-SALIHATI WE DHEKERU ELLAHE KETHIREN WE ENTESERU MIN BA'DI MA DHULIMU WE SEJA'LEMUL-LEDHINE DHELEMU 'EJJE MUNKALEBIN JENKALIBUNE
C
27:1.
Ta, Sin. Këto janë ajete të Kur'anit dhe të librit të kuptueshëm.
27:1.
Tâ, Sîn. Këto janë vargjet e Kuranit, të një Libri të qartë,
27:1.
Ta, Sin. Këto janë ajetet e Kuranit dhe të një Libri të qartë.
27:1.
TA-SIN TILKE 'AJATUL-KUR'ANI WE KITABIN MUBININ
C
27:2.
Janë udhërrëfyes dhe myzhde për besimtarët.
27:2.
një udhërrëfyesi dhe lajmi të mirë për besimtarët,
27:2.
Udhëzim dhe përgëzim për besimtarët.
27:2.
HUDEN WE BUSHRA LILMU'UMININE
C
27:3.
Që e falin namazin dhe e japin zeqatin dhe mu ata janë të bindur ndaj botës tjetër.
27:3.
të cilët falin namazin, ndajnë zeqatin dhe besojnë bindshëm në jetën tjetër.
27:3.
Ata që kryejnë namazin dhe japin zekatin dhe që besojnë në botën tjetër.
27:3.
EL-LEDHINE JUKIMUNE ES-SELETE WE JU'UTUNE EZ-ZEKATE WE HUM BIL-'AHIRETI HUM JUKINUNE
C
27:4.
E atyre që nuk besojnë botën e ardhme, Ne ua kemi hijeshuar veprat ndaj dhe ata bredhin.
27:4.
Njëmend, atyre që nuk besojnë në jetën tjetër, Ne kemi bërë që t'u duken të bukura veprat e tyre, prandaj ata ecin verbërisht.
27:4.
Me të vërtetë, atyre që nuk besojnë në botën tjetër, Ne ua kemi zbukuruar veprat e tyre, prandaj ata enden të hutuar.
27:4.
'INNEL-LEDHINE LA JU'UMINUNE BIL-'AHIRETI ZEJJENNA LEHUM 'A'MALEHUM FEHUM JA'MEHUNE
C
27:5.
Të tillët janë ata që u takon dënimi më i rëndë dhe mu ata do të jenë më të dëshpëruarit në botën tjetër.
27:5.
Janë pikërisht ata që i pret dënimi i rëndë dhe në jetën tjetër do të jenë më të humburit.
27:5.
Ata janë që do të kenë një dënim të keq, dhe ata në botën tjetër do të jenë më të humburit.
27:5.
'ULA'IKEL-LEDHINE LEHUM SU'UL-'ADHABI WE HUM FIL-'AHIRETI HUMUL-'EHSERUNE
C
27:6.
E s'ka dyshim se ti (Muhammed) e pranon Kur'anin nga i Urti, i Dijshmi.
27:6.
Në të vërtetë, ty (o Muhamed) po të shpallet Kurani nga ana e një të Urti të Gjithëdijshëm!
27:6.
Dhe, me të vërtetë, ti po merr Kuranin nga një i Urtë dhe i Gjithëdijshëm.
27:6.
WE 'INNEKE LETULEKKAL-KUR'ANE MIN LEDUN HEKIMIN 'ALIMIN