U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
27:3.
Që e falin namazin dhe e japin zeqatin dhe mu ata janë të bindur ndaj botës tjetër.
27:3.
të cilët falin namazin, ndajnë zeqatin dhe besojnë bindshëm në jetën tjetër.
27:3.
Ata që kryejnë namazin dhe japin zekatin dhe që besojnë në botën tjetër.
27:3.
EL-LEDHINE JUKIMUNE ES-SELETE WE JU'UTUNE EZ-ZEKATE WE HUM BIL-'AHIRETI HUM JUKINUNE
C
27:4.
E atyre që nuk besojnë botën e ardhme, Ne ua kemi hijeshuar veprat ndaj dhe ata bredhin.
27:4.
Njëmend, atyre që nuk besojnë në jetën tjetër, Ne kemi bërë që t'u duken të bukura veprat e tyre, prandaj ata ecin verbërisht.
27:4.
Me të vërtetë, atyre që nuk besojnë në botën tjetër, Ne ua kemi zbukuruar veprat e tyre, prandaj ata enden të hutuar.
27:4.
'INNEL-LEDHINE LA JU'UMINUNE BIL-'AHIRETI ZEJJENNA LEHUM 'A'MALEHUM FEHUM JA'MEHUNE
C
27:5.
Të tillët janë ata që u takon dënimi më i rëndë dhe mu ata do të jenë më të dëshpëruarit në botën tjetër.
27:5.
Janë pikërisht ata që i pret dënimi i rëndë dhe në jetën tjetër do të jenë më të humburit.
27:5.
Ata janë që do të kenë një dënim të keq, dhe ata në botën tjetër do të jenë më të humburit.
27:5.
'ULA'IKEL-LEDHINE LEHUM SU'UL-'ADHABI WE HUM FIL-'AHIRETI HUMUL-'EHSERUNE
C
27:6.
E s'ka dyshim se ti (Muhammed) e pranon Kur'anin nga i Urti, i Dijshmi.
27:6.
Në të vërtetë, ty (o Muhamed) po të shpallet Kurani nga ana e një të Urti të Gjithëdijshëm!
27:6.
Dhe, me të vërtetë, ti po merr Kuranin nga një i Urtë dhe i Gjithëdijshëm.
27:6.
WE 'INNEKE LETULEKKAL-KUR'ANE MIN LEDUN HEKIMIN 'ALIMIN
C
27:7.
(Përkujto) Kur Musai i tha familjes së vet: "Unë e pash një zjarr,e nga ai do t'ju sjell ndonjë lajm ose do t'ju sjell një urë të ndezur që të ngroheni".
27:7.
Kujto kur Musai i tha familjes së tij: “Unë pashë një zjarr. Do shkoj që t'ju sjell ndonjë lajm prej atje ose t'ju sjell një urë zjarri, për t'u ngrohur”.
27:7.
Kujto kur Musa i tha familjes së tij: "Unë kam parë një zjarr; do t'ju sjell lajme prej tij ose do t'ju sjell një pishtar të ndezur, që të ngroheni."
27:7.
'IDH KALE MUSA LI'HLIHI 'INNI 'ANESTU NAREN SE'ATIKUM MINHA BIHABERIN 'EW 'ATIKUM BISHIHABIN KABESIN LE'ALLEKUM TESTELUNE
C
27:8.
E kur arriti tek ai u thirr: "I bekuar është ai pranë zjarrit dhe ata përreth tij. I veçuar në madhëri është All-llahu, Zot i botëve!
27:8.
Kur shkoi te zjarri, një zë e thirri: “Bekuar qoftë kush është te zjarri dhe të gjithë (engjëjt) rreth tij! Qoftë i lavdëruar Allahu, Zoti i botëve!
27:8.
Por, kur arriti tek ai, një zë e thirri: "Bekuar qoftë ai që është pranë zjarrit dhe kush është përreth tij! Dhe i Lavdëruar qoftë Allahu, Zoti i botëve."
27:8.
FELEMMA XHA'EHA NUDIJE 'EN BURIKE MEN FI EN-NARI WE MEN HEWLEHA WE SUBHANEL-LAHI RABBIL-'ALEMINE
C
27:9.
O Musa, në të vërtetë Unë jam All-llahu, i plotfuqishmi, i urti.
27:9.
O Musa! Jam Unë, Allahu, i Plotfuqishmi, i Urti!
27:9.
O Musa, unë jam Allahu, i Plotfuqishmi, i Urtë.
27:9.
JA MUSA 'INNEHU 'ENALLAHUL-'AZIZUL-HEKIMU
C
27:10.
E ti hidhe shkopin tënd! E kur e pa atë që lëvizte si të ishte gjarpër, ai (nga frika) ktheu prapa duke mos pasur më kujdes. (I thamë) O Musa! Mos u frikëso se pranë meje të dërguarit nuk frikësohen!
27:10.
Hidhe shkopin tënd!” Kur e pa shkopin që po lëvizte si gjarpër, ai iku me vrap e nuk u kthye prapa. “O Musa, mos u frikëso! Në të vërtetë, të dërguarit e Mi nuk frikësohen në praninë Time.
27:10.
Hidhe shkopin tënd. Por, kur e pa atë që lëvizte si të ishte gjarpër, ai u kthye prapa duke mos u kthyer më. O Musa, mos ki frikë. Me të vërtetë, të dërguarit nuk kanë përse të kenë frikë para Meje.
27:10.
WE 'ELKI 'ASAKE FELEMMA RE'AHA TEHTEZZU KE'ENNEHA XHANNUN WELLA MUDBIREN WE LEM JU'AKKIB JA MUSA LA TEHAF 'INNI LA JEHAFU LEDEJJEL-MURSELUNE
C
27:11.
Përpos kush (nuk është i dërguar) bën mëkat (ai frikësohet) e që të keqen pastaj e zëvendëson me të mirën, atëherë s'ka dyshim se Unë jam që fali shumë dhe jam mëshirues.
27:11.
Sa për ata që bëjnë keq, e pastaj të keqen e zëvendësojnë me vepër të mirë, Unë jam vërtet Falës dhe Mëshirëplotë.
27:11.
Përveç atyre që bënë padrejtësi, por pastaj e zëvendësuan të keqen me të mirë, sepse Unë jam Falës, Mëshirëplotë.
27:11.
'ILLA MEN DHELEME THUMME BEDDELE HUSNEN BA'DE SU'IN FE'INNI GAFURUN REHIMUN
C
27:12.
Fute dorën tënde në xhepin tënd, e ajo do të dalë e bardhë pa kurrfarë të keqe, e këto janë ndër nëntë argumentet për të (vajtur) te faraoni dhe populli i tij, se me të vërtetë ata janë popull i prishur.
27:12.
Fute dorën tënde brenda në gji dhe do të dalë e bardhë pa kurrfarë sëmundje. Kjo do të jetë njëra prej nëntë mrekullive, që do t'i tregohen Faraonit dhe popullit të tij. Vërtet, ata janë popull i pabindur!”.
27:12.
Fut dorën tënde në gjirin tënd; ajo do të dalë e bardhë, pa ndonjë të metë. Këto janë nëntë shenja për Faraonin dhe popullin e tij. Me të vërtetë, ata janë njerëz të këqij.
27:12.
WE 'EDHIL JEDEKE FI XHEJBIKE TEHRUXH BEJDA'E MIN GAJRI SU'IN FI TIS'I 'AJATIN 'ILA FIR'AWNE WE KAWMIHI 'INNEHUM KANU KAWMEN FASIKINE
C
27:13.
E kur u erdhën argumentet Tona të qarta, ata thanë: "Kjo pa dyshim është magji!"
27:13.
Por kur u erdhën atyre shenjat Tona të dukshme, ata thanë: “Kjo është magji e qartë”!
27:13.
Por, kur atyre u erdhën shenjat Tona të dukshme, ata thanë: "Kjo është magji e qartë."
27:13.
FELEMMA XHA'ET/HUM 'AJATUNA MUBSIRETEN KALU HADHA SIHRUN MUBINUN