Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 26:89. (bën dobi) Vetëm kush i paraqitet Zotit me zemër të shëndoshë.
26:89. përveç atij që vjen me zemër të pastër tek Allahu!”
26:89. Përveç atij që vjen te Allahu me një zemër të pastër.
26:89. 'ILLA MEN 'ETA ELLAHE BIKALBIN SELIMIN
C 26:90. E xhenneti u afrohet atyre që ishin të devotshëm.
26:90. Atë ditë Xheneti do t'u afrohet besimtarëve të devotshëm,
26:90. Dhe Xheneti do të sillet afër për ata që janë të devotshëm.
26:90. WE 'UZLIFETIL-XHENNETU LILMUTTEKINE
C 26:91. Ndërsa xhehennemi u dëftohet atyre që ishin të humbur.
26:91. ndërsa Xhehenemi do t'u tregohet atyre që kishin humbur.
26:91. Dhe Xhehenemi do të shfaqet për ata që kanë devijuar.
26:91. WE BURRIZETIL-XHEHIMU LILGAWINE
C 26:92. Dhe atyre u thuhet: "Ku janë ata që i adhuronit ju",
26:92. Ata do të pyeten: “Ku janë idhujt që ju i adhuronit
26:92. Dhe atyre do t'u thuhet: "Ku janë ata që ju i adhuronit
26:92. WE KILE LEHUM 'EJNE MA KUNTUM TA'BUDUNE
C 26:93. Pos All-llahut? Ata, a mund t'ju ndihmojnë juve o vetes?
26:93. në vend të Allahut? A mund t'ju ndihmojnë ata ose, a mund ta ndihmojnë veten?”
26:93. Përveç Allahut? A mund t'ju ndihmojnë ata juve ose t'i ndihmojnë vetvetes?"
26:93. MIN DUNI ELLAHI HEL JENSURUNEKUM 'EW JENTESIRUNE
C 26:94. E ata (idhujt) dhe adhuruesit e tyre, njëri mbi tjetrin hidhen në të,
26:94. Kështu, ata do të hidhen në zjarr bashkë me mohuesit,
26:94. Pastaj ata do të hidhen aty, ata dhe ata që i adhuronin,
26:94. FEKUBKIBU FIHA HUM WEL-GAWUNE
C 26:95. Dhe të gjithë ushtria (ithtarët) e djallit.
26:95. si dhe të gjithë ushtarët e Iblisit.
26:95. Dhe të gjitha ushtritë e Iblisit së bashku.
26:95. WE XHUNUDU 'IBLISE 'EXHMA'UNE
C 26:96. E duke u grindur mes vete në të, ata thonë:
26:96. Ndërsa ndodhen aty brenda, ata do të grinden ndërmjet tyre, duke thënë:
26:96. Ata do të thonë, ndërsa argumentojnë aty mes tyre:
26:96. KALU WE HUM FIHA JEHTESIMUNE
C 26:97. "Pasha All-llahun, njëmend ne kemi qenë krejtësisht të humbur",
26:97. “Betohemi për Allahun, ne kemi qenë njëmend në humbje të qartë,
26:97. Për Allahun, ne ishim në një devijim të qartë,
26:97. TE-ELLAHI 'IN KUNNA LEFI DELALIN MUBININ
C 26:98. Kur juve (idhuj) u kemi barazuar me Zotin e botëve.
26:98. kur ju kemi barazuar me Zotin e botëve.
26:98. Kur ju bëmë të barabartë me Zotin e botëve.
26:98. 'IDH NUSEWWIKUM BIREBBIL-'ALEMINE
C 26:99. Neve nuk na humbi kush tjetër vetëm se kriminelët (prijësit).
26:99. Ishin të ligjtë ata që na mashtruan,
26:99. Dhe nuk na devijuan përveçse mëkatarët.
26:99. WE MA 'EDELLENA 'ILLAL-MUXHRIMUNE