U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
26:36.
(Paria) Shtyje atë dhe vëllain e tij (çështjen e tyre) për më vonë, e ti dërgo nëpër qytete tubues.
26:36.
Ata u përgjigjën: “Lëre këtë dhe vëllanë e tij për pak kohë dhe ço lajmëtarë nëpër qytete,
26:36.
Ata thanë: "Shtoje atë dhe vëllain e tij dhe dërgo në qytete për të mbledhur,
26:36.
KALU 'ERXHIHI WE 'EHAHU WE EB'ATH FIL-MEDA'INI HASHIRINE
C
26:37.
Që t'i sjellin të gjithë magjistarët e dijshëm këtu.
26:37.
që të t'i sjellin ty të gjithë magjistarët e dijshëm”.
26:37.
Të gjithë magjistarët e ditur."
26:37.
JE'TUKE BIKULLI SEHHARIN 'ALIMIN
C
26:38.
Dhe, magjistarët u tubuan në kohën e ditës së caktuar.
26:38.
Magjistarët u mblodhën në ditën e caktuar,
26:38.
Prandaj, magjistarët u mblodhën në një kohë të caktuar në një ditë të caktuar.
26:38.
FEXHUMI'A ES-SEHERETU LIMIKATI JEWMIN MA'LUMIN
C
26:39.
Edhe popullit iu tha: "Ejani e tubohuni,
26:39.
e popullit iu tha: “A jeni mbledhur të gjithë,
26:39.
Dhe u tha njerëzve: "A do të mblidheni,
26:39.
WE KILE LILNNASI HEL 'ENTUM MUXHTEMI'UNE
C
26:40.
Ashtu që t'i përkrahim magjistarët, nëse ata triumfojnë".
26:40.
që të shkojmë pas magjistarëve, nëse ata do të jenë fitues?!”
26:40.
Që të mund të ndjekim magjistarët, nëse ata janë triumfues?"
26:40.
LE'ALLENA NETTEBI'U ES-SEHERETE 'IN KANU HUMUL-GALIBINE
C
26:41.
E kur erdhën magjistarët i thanë faraonit: "A do të ketë shpërblim për ne, nëse dalim ngadhënjimtarë?"
26:41.
Kur erdhën magjistarët, i thanë Faraonit: “Vërtet do të shpërblehemi, nëse dalim fitues?”
26:41.
Kur magjistarët erdhën, ata i thanë Faraonit: "A ka për ne ndonjë shpërblim nëse jemi ne triumfuesit?"
26:41.
FELEMMA XHA'E ES-SEHERETU KALU LIFIR'AWNE 'E'INNE LENA LE'EXHREN 'IN KUNNA NEHNUL-GALIBINE
C
26:42.
Ai tha: "Po, bile ju atëherë do të jeni prej më të afërmve!"
26:42.
Ai u përgjigj: “Po, madje do të jeni vërtet ndër të afërmit e mi”.
26:42.
(Faraoni) tha: "Po, dhe me siguri do të jeni nga ata që janë të afërt (me mua)."
26:42.
KALE NE'AM WE 'INNEKUM 'IDHEN LEMINEL-MUKARREBINE
C
26:43.
Musai atyre u tha: "Hidheni atë që keni për ta hedhur!"
26:43.
Musai u tha atyre: “Hidheni atë që doni ta hidhni!”
26:43.
(Musai) u tha atyre: "Hidhni atë që do të hidhni."
26:43.
KALE LEHUM MUSA 'ELKU MA 'ENTUM MULKUNE
C
26:44.
E ata i hodhën litarët dhe shkopinjtë e tyre duke thënë: "Për hir të madhërisë së faraonit, ne me siguri do të jemi ngadhënjyes!"
26:44.
Ata hodhën litarët dhe shkopinjtë e tyre dhe thanë: “Për madhërinë e Faraonit, me të vërtetë, Ne do të jemi fitues patjetër!”
26:44.
Prandaj, ata hodhën litarët dhe shkopinjtë e tyre dhe thanë: "Me fuqinë e Faraonit, me të vërtetë, ne do të jemi triumfues."
26:44.
FE'ELKAW HIBALEHUM WE 'ISIJEHUM WE KALU BI'IZZETI FIR'AWNE 'INNA LENEHNUL-GALIBUNE
C
26:45.
Atëherë edhe Musai e hodhi shkopin e vet, i cili menjëherë gëlltiste gjithë çka kishin improvizuar ata.
26:45.
Pastaj, Musai hodhi shkopin e tij, që i kapërdiu përnjëherësh sajimet e tyre të rreme!
26:45.
Pastaj Musai hodhi shkopin e tij, dhe ja, ai gëlltiste atë që ata trilluan.
26:45.
FE'ELKA MUSA 'ASAHU FE'IDHA HIJE TELKAFU MA JE'FIKUNE
C
26:46.
Atëherë magjistarët ranë në sexhde (u përulën).
26:46.
Atëherë magjistarët ranë përmbys, duke bërë sexhde,
26:46.
Prandaj, magjistarët ranë në sexhde.
26:46.
FE'ULKIJE ES-SEHERETU SAXHIDINE