U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
26:32.
Atëherë, (Musai) e hodhi shkopin e vet, i cili u shndërrua në gjarpër të vërtetë.
26:32.
(Musai) lëshoi shkopin e vet e ai u shndërrua në gjarpër të vërtetë!
26:32.
Prandaj, (Musai) hodhi shkopin e tij, dhe ja, ai ishte një gjarpër i qartë.
26:32.
FE'ELKA 'ASAHU FE'IDHA HIJE THU'BANUN MUBINUN
C
26:33.
Nxori dorën prej xhepit, kur qe, ajo në sy të shikuesve flakëronte nga bardhësia.
26:33.
Pastaj nxori dorën e vet dhe ajo, menjëherë u duk e bardhë para shikuesve!
26:33.
Dhe ai nxori dorën e tij, dhe ja, ajo ishte e bardhë për ata që shikonin.
26:33.
WE NEZE'A JEDEHU FE'IDHA HIJE BEJDA'U LILNNADHIRINE
C
26:34.
(Faraoni) Parisë që e rrethonin, u tha: "Vërtet, ky qenka magjistar shumë i aftë!
26:34.
(Faraoni) i tha parisë së tij, që e kishte përreth: “Ky qenka magjistar vërtet i dijshëm!
26:34.
(Faraoni) u tha krerëve rreth tij: "Me të vërtetë, ky është një magjistar i ditur.
26:34.
KALE LILMELE'I HEWLEHU 'INNE HADHA LESAHIRUN 'ALIMUN
C
26:35.
Që me magjinë e vet dëshiron t'ju dëbojë nga toka juaj, e ç'më propozoni mua?"
26:35.
Me magjitë e veta, ai dëshiron t'ju dëbojë nga toka juaj, prandaj ç'më këshilloni ju?”
26:35.
Ai dëshiron t'ju nxjerrë jashtë nga toka juaj me magjinë e tij. Prandaj, çfarë urdhëroni ju?"
26:35.
JURIDU 'EN JUHRIXHEKUM MIN 'ERDIKUM BISIHRIHI FEMADHA TE'MURUNE
C
26:36.
(Paria) Shtyje atë dhe vëllain e tij (çështjen e tyre) për më vonë, e ti dërgo nëpër qytete tubues.
26:36.
Ata u përgjigjën: “Lëre këtë dhe vëllanë e tij për pak kohë dhe ço lajmëtarë nëpër qytete,
26:36.
Ata thanë: "Shtoje atë dhe vëllain e tij dhe dërgo në qytete për të mbledhur,
26:36.
KALU 'ERXHIHI WE 'EHAHU WE EB'ATH FIL-MEDA'INI HASHIRINE
C
26:37.
Që t'i sjellin të gjithë magjistarët e dijshëm këtu.
26:37.
që të t'i sjellin ty të gjithë magjistarët e dijshëm”.
26:37.
Të gjithë magjistarët e ditur."
26:37.
JE'TUKE BIKULLI SEHHARIN 'ALIMIN
C
26:38.
Dhe, magjistarët u tubuan në kohën e ditës së caktuar.
26:38.
Magjistarët u mblodhën në ditën e caktuar,
26:38.
Prandaj, magjistarët u mblodhën në një kohë të caktuar në një ditë të caktuar.
26:38.
FEXHUMI'A ES-SEHERETU LIMIKATI JEWMIN MA'LUMIN
C
26:39.
Edhe popullit iu tha: "Ejani e tubohuni,
26:39.
e popullit iu tha: “A jeni mbledhur të gjithë,
26:39.
Dhe u tha njerëzve: "A do të mblidheni,
26:39.
WE KILE LILNNASI HEL 'ENTUM MUXHTEMI'UNE
C
26:40.
Ashtu që t'i përkrahim magjistarët, nëse ata triumfojnë".
26:40.
që të shkojmë pas magjistarëve, nëse ata do të jenë fitues?!”
26:40.
Që të mund të ndjekim magjistarët, nëse ata janë triumfues?"
26:40.
LE'ALLENA NETTEBI'U ES-SEHERETE 'IN KANU HUMUL-GALIBINE
C
26:41.
E kur erdhën magjistarët i thanë faraonit: "A do të ketë shpërblim për ne, nëse dalim ngadhënjimtarë?"
26:41.
Kur erdhën magjistarët, i thanë Faraonit: “Vërtet do të shpërblehemi, nëse dalim fitues?”
26:41.
Kur magjistarët erdhën, ata i thanë Faraonit: "A ka për ne ndonjë shpërblim nëse jemi ne triumfuesit?"
26:41.
FELEMMA XHA'E ES-SEHERETU KALU LIFIR'AWNE 'E'INNE LENA LE'EXHREN 'IN KUNNA NEHNUL-GALIBINE
C
26:42.
Ai tha: "Po, bile ju atëherë do të jeni prej më të afërmve!"
26:42.
Ai u përgjigj: “Po, madje do të jeni vërtet ndër të afërmit e mi”.
26:42.
(Faraoni) tha: "Po, dhe me siguri do të jeni nga ata që janë të afërt (me mua)."
26:42.
KALE NE'AM WE 'INNEKUM 'IDHEN LEMINEL-MUKARREBINE