Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 26:30. (Musai) Tha: "A edhe nëse të sjell ndonjë argument të qartë!"
26:30. (Musai) u përgjigj: “Vallë, edhe pasi të të kem sjellë mrekulli të qartë? “
26:30. (Musai) tha: "Edhe nëse të sjell një gjë të qartë?"
26:30. KALE 'EWELEW XHI'TUKE BISHEJ'IN MUBININ
C 26:31. Ai tha: "Sille pra, nëse thua të vërtetën?"
26:31. (Faraoni) tha: “Tregoje pra, nëse thua të vërtetën!”
26:31. (Faraoni) tha: "Sill atë, nëse je nga ata që thonë të vërtetën."
26:31. KALE FE'TI BIHI 'IN KUNTE MINE ES-SADIKINE
C 26:32. Atëherë, (Musai) e hodhi shkopin e vet, i cili u shndërrua në gjarpër të vërtetë.
26:32. (Musai) lëshoi shkopin e vet e ai u shndërrua në gjarpër të vërtetë!
26:32. Prandaj, (Musai) hodhi shkopin e tij, dhe ja, ai ishte një gjarpër i qartë.
26:32. FE'ELKA 'ASAHU FE'IDHA HIJE THU'BANUN MUBINUN
C 26:33. Nxori dorën prej xhepit, kur qe, ajo në sy të shikuesve flakëronte nga bardhësia.
26:33. Pastaj nxori dorën e vet dhe ajo, menjëherë u duk e bardhë para shikuesve!
26:33. Dhe ai nxori dorën e tij, dhe ja, ajo ishte e bardhë për ata që shikonin.
26:33. WE NEZE'A JEDEHU FE'IDHA HIJE BEJDA'U LILNNADHIRINE
C 26:34. (Faraoni) Parisë që e rrethonin, u tha: "Vërtet, ky qenka magjistar shumë i aftë!
26:34. (Faraoni) i tha parisë së tij, që e kishte përreth: “Ky qenka magjistar vërtet i dijshëm!
26:34. (Faraoni) u tha krerëve rreth tij: "Me të vërtetë, ky është një magjistar i ditur.
26:34. KALE LILMELE'I HEWLEHU 'INNE HADHA LESAHIRUN 'ALIMUN
C 26:35. Që me magjinë e vet dëshiron t'ju dëbojë nga toka juaj, e ç'më propozoni mua?"
26:35. Me magjitë e veta, ai dëshiron t'ju dëbojë nga toka juaj, prandaj ç'më këshilloni ju?”
26:35. Ai dëshiron t'ju nxjerrë jashtë nga toka juaj me magjinë e tij. Prandaj, çfarë urdhëroni ju?"
26:35. JURIDU 'EN JUHRIXHEKUM MIN 'ERDIKUM BISIHRIHI FEMADHA TE'MURUNE
C 26:36. (Paria) Shtyje atë dhe vëllain e tij (çështjen e tyre) për më vonë, e ti dërgo nëpër qytete tubues.
26:36. Ata u përgjigjën: “Lëre këtë dhe vëllanë e tij për pak kohë dhe ço lajmëtarë nëpër qytete,
26:36. Ata thanë: "Shtoje atë dhe vëllain e tij dhe dërgo në qytete për të mbledhur,
26:36. KALU 'ERXHIHI WE 'EHAHU WE EB'ATH FIL-MEDA'INI HASHIRINE
C 26:37. Që t'i sjellin të gjithë magjistarët e dijshëm këtu.
26:37. që të t'i sjellin ty të gjithë magjistarët e dijshëm”.
26:37. Të gjithë magjistarët e ditur."
26:37. JE'TUKE BIKULLI SEHHARIN 'ALIMIN
C 26:38. Dhe, magjistarët u tubuan në kohën e ditës së caktuar.
26:38. Magjistarët u mblodhën në ditën e caktuar,
26:38. Prandaj, magjistarët u mblodhën në një kohë të caktuar në një ditë të caktuar.
26:38. FEXHUMI'A ES-SEHERETU LIMIKATI JEWMIN MA'LUMIN
C 26:39. Edhe popullit iu tha: "Ejani e tubohuni,
26:39. e popullit iu tha: “A jeni mbledhur të gjithë,
26:39. Dhe u tha njerëzve: "A do të mblidheni,
26:39. WE KILE LILNNASI HEL 'ENTUM MUXHTEMI'UNE
C 26:40. Ashtu që t'i përkrahim magjistarët, nëse ata triumfojnë".
26:40. që të shkojmë pas magjistarëve, nëse ata do të jenë fitues?!”
26:40. Që të mund të ndjekim magjistarët, nëse ata janë triumfues?"
26:40. LE'ALLENA NETTEBI'U ES-SEHERETE 'IN KANU HUMUL-GALIBINE