Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 26:26. Ai (Musai) tha: "Zoti juaj dhe i prindërve tuaj të parë!"
26:26. Ai tha: “Zoti juaj dhe Zoti i të parëve tuaj.”
26:26. (Musai) tha: "Zoti juaj dhe Zoti i etërve tuaj të hershëm."
26:26. KALE REBBUKUM WE REBBU 'ABA'IKUMUL-'EWWELINE
C 26:27. (Faraoni) Tha: "Vërtet, i dërguari juaj që u është dërguar juve, me siguri është i çmendur!"
26:27. (Faraoni) tha: “Me të vërtetë, i Dërguari që ju është sjellë, është i çmendur”.
26:27. (Faraoni) tha: "Me të vërtetë, i Dërguari që ju është dërguar juve është i çmendur."
26:27. KALE 'INNE RESULEKUMUL-LEDHI 'URSILE 'ILEJKUM LEMEXHNUNUN
C 26:28. (Musai) Tha: "Zot i lindjes dhe i perëndimit dhe ç'ka ndërmjet tyre, po qe se kuptoni!"
26:28. (Musai) tha: “Zoti i Lindjes dhe i Perëndimit dhe i gjithçkaje që gjendet midis tyre, nëse kuptoni.
26:28. (Musai) tha: "Zoti i lindjes dhe i perëndimit dhe i gjithçkaje që është ndërmjet tyre, nëse do të kuptoni."
26:28. KALE REBBUL-MESHRIKI WEL-MEGRIBI WE MA BEJNEHUMA 'IN KUNTUM TA'KILUNE
C 26:29. (Faraoni) Tha: "Nëse ti beson zot tjetër pos meje, do të gjendesh në mesin e të burgosurve!"
26:29. (Faraoni) tha: “Nëse ti merr për zot tjetërkënd, përveç meje, me siguri, do të të fus në burg!”
26:29. (Faraoni) tha: "Nëse merr një zot tjetër përveç meje, unë me siguri do të të vendos në burg."
26:29. KALE LE'INI ETTEHADHTE 'ILEHEN GAJRI LE'EXH'ALENNEKE MINEL-MESXHUNINE
C 26:30. (Musai) Tha: "A edhe nëse të sjell ndonjë argument të qartë!"
26:30. (Musai) u përgjigj: “Vallë, edhe pasi të të kem sjellë mrekulli të qartë? “
26:30. (Musai) tha: "Edhe nëse të sjell një gjë të qartë?"
26:30. KALE 'EWELEW XHI'TUKE BISHEJ'IN MUBININ
C 26:31. Ai tha: "Sille pra, nëse thua të vërtetën?"
26:31. (Faraoni) tha: “Tregoje pra, nëse thua të vërtetën!”
26:31. (Faraoni) tha: "Sill atë, nëse je nga ata që thonë të vërtetën."
26:31. KALE FE'TI BIHI 'IN KUNTE MINE ES-SADIKINE
C 26:32. Atëherë, (Musai) e hodhi shkopin e vet, i cili u shndërrua në gjarpër të vërtetë.
26:32. (Musai) lëshoi shkopin e vet e ai u shndërrua në gjarpër të vërtetë!
26:32. Prandaj, (Musai) hodhi shkopin e tij, dhe ja, ai ishte një gjarpër i qartë.
26:32. FE'ELKA 'ASAHU FE'IDHA HIJE THU'BANUN MUBINUN
C 26:33. Nxori dorën prej xhepit, kur qe, ajo në sy të shikuesve flakëronte nga bardhësia.
26:33. Pastaj nxori dorën e vet dhe ajo, menjëherë u duk e bardhë para shikuesve!
26:33. Dhe ai nxori dorën e tij, dhe ja, ajo ishte e bardhë për ata që shikonin.
26:33. WE NEZE'A JEDEHU FE'IDHA HIJE BEJDA'U LILNNADHIRINE
C 26:34. (Faraoni) Parisë që e rrethonin, u tha: "Vërtet, ky qenka magjistar shumë i aftë!
26:34. (Faraoni) i tha parisë së tij, që e kishte përreth: “Ky qenka magjistar vërtet i dijshëm!
26:34. (Faraoni) u tha krerëve rreth tij: "Me të vërtetë, ky është një magjistar i ditur.
26:34. KALE LILMELE'I HEWLEHU 'INNE HADHA LESAHIRUN 'ALIMUN
C 26:35. Që me magjinë e vet dëshiron t'ju dëbojë nga toka juaj, e ç'më propozoni mua?"
26:35. Me magjitë e veta, ai dëshiron t'ju dëbojë nga toka juaj, prandaj ç'më këshilloni ju?”
26:35. Ai dëshiron t'ju nxjerrë jashtë nga toka juaj me magjinë e tij. Prandaj, çfarë urdhëroni ju?"
26:35. JURIDU 'EN JUHRIXHEKUM MIN 'ERDIKUM BISIHRIHI FEMADHA TE'MURUNE
C 26:36. (Paria) Shtyje atë dhe vëllain e tij (çështjen e tyre) për më vonë, e ti dërgo nëpër qytete tubues.
26:36. Ata u përgjigjën: “Lëre këtë dhe vëllanë e tij për pak kohë dhe ço lajmëtarë nëpër qytete,
26:36. Ata thanë: "Shtoje atë dhe vëllain e tij dhe dërgo në qytete për të mbledhur,
26:36. KALU 'ERXHIHI WE 'EHAHU WE EB'ATH FIL-MEDA'INI HASHIRINE