U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
26:22.
Më përmend atë të mirë që ma bëre mua, e ti i robërove beni israilët!"
26:22.
A e quan mirësi atë që më bëre mua, ndërkohë që bijtë e Izraelit (popullin tim) i bëre skllevër”?
26:22.
Dhe kjo është mirësi që ti më përmend mua, ndërkohë që ti ke skllavëruar popullin e Israilit."
26:22.
WE TILKE NI'METUN TEMUNNUHA 'ALEJJE 'EN 'ABBEDTE BENI 'ISRA'ILE
C
26:23.
(Faraoni) Tha: "E cili është ai zot i botëve (që ju dërgoi)?"
26:23.
Faraoni e pyeti: “E ç'është Zoti i botëve?”
26:23.
(Faraoni) tha: "Dhe çfarë është Zoti i botëve?"
26:23.
KALE FIR'AWNU WE MA REBBUL-'ALEMINE
C
26:24.
Ai i tha: "Zoti i qiejve dhe i tokës dhe ç'ka ndërmjet tyre, nëse bindeni!"
26:24.
(Musai) u përgjigj: “Është Zoti i qiejve, i Tokës dhe i gjithçkaje që gjendet midis tyre, nëse besoni me bindje”.
26:24.
(Musai) tha: "Zoti i qiejve dhe i tokës dhe i gjithçkaje që është ndërmjet tyre, nëse jeni të bindur."
26:24.
KALE REBBU ES-SEMAWATI WEL-'ERDI WE MA BEJNEHUMA 'IN KUNTUM MUKININE
C
26:25.
Ai (faraoni) atyre që ishin përreth, u tha: "A nuk e dëgjoni?!"
26:25.
(Faraoni) u tha atyre rreth vetes: “Vallë, a nuk po dëgjoni?!”
26:25.
(Faraoni) i tha atyre që ishin përreth tij: "A nuk po dëgjoni?"
26:25.
KALE LIMEN HEWLEHU 'ELA TESTEMI'UNE
C
26:26.
Ai (Musai) tha: "Zoti juaj dhe i prindërve tuaj të parë!"
26:26.
Ai tha: “Zoti juaj dhe Zoti i të parëve tuaj.”
26:26.
(Musai) tha: "Zoti juaj dhe Zoti i etërve tuaj të hershëm."
26:26.
KALE REBBUKUM WE REBBU 'ABA'IKUMUL-'EWWELINE
C
26:27.
(Faraoni) Tha: "Vërtet, i dërguari juaj që u është dërguar juve, me siguri është i çmendur!"
26:27.
(Faraoni) tha: “Me të vërtetë, i Dërguari që ju është sjellë, është i çmendur”.
26:27.
(Faraoni) tha: "Me të vërtetë, i Dërguari që ju është dërguar juve është i çmendur."
26:27.
KALE 'INNE RESULEKUMUL-LEDHI 'URSILE 'ILEJKUM LEMEXHNUNUN
C
26:28.
(Musai) Tha: "Zot i lindjes dhe i perëndimit dhe ç'ka ndërmjet tyre, po qe se kuptoni!"
26:28.
(Musai) tha: “Zoti i Lindjes dhe i Perëndimit dhe i gjithçkaje që gjendet midis tyre, nëse kuptoni.
26:28.
(Musai) tha: "Zoti i lindjes dhe i perëndimit dhe i gjithçkaje që është ndërmjet tyre, nëse do të kuptoni."
26:28.
KALE REBBUL-MESHRIKI WEL-MEGRIBI WE MA BEJNEHUMA 'IN KUNTUM TA'KILUNE
C
26:29.
(Faraoni) Tha: "Nëse ti beson zot tjetër pos meje, do të gjendesh në mesin e të burgosurve!"
26:29.
(Faraoni) tha: “Nëse ti merr për zot tjetërkënd, përveç meje, me siguri, do të të fus në burg!”
26:29.
(Faraoni) tha: "Nëse merr një zot tjetër përveç meje, unë me siguri do të të vendos në burg."
26:29.
KALE LE'INI ETTEHADHTE 'ILEHEN GAJRI LE'EXH'ALENNEKE MINEL-MESXHUNINE
C
26:30.
(Musai) Tha: "A edhe nëse të sjell ndonjë argument të qartë!"
26:30.
(Musai) u përgjigj: “Vallë, edhe pasi të të kem sjellë mrekulli të qartë? “
26:30.
(Musai) tha: "Edhe nëse të sjell një gjë të qartë?"
26:30.
KALE 'EWELEW XHI'TUKE BISHEJ'IN MUBININ
C
26:31.
Ai tha: "Sille pra, nëse thua të vërtetën?"
26:31.
(Faraoni) tha: “Tregoje pra, nëse thua të vërtetën!”
26:31.
(Faraoni) tha: "Sill atë, nëse je nga ata që thonë të vërtetën."
26:31.
KALE FE'TI BIHI 'IN KUNTE MINE ES-SADIKINE
C
26:32.
Atëherë, (Musai) e hodhi shkopin e vet, i cili u shndërrua në gjarpër të vërtetë.
26:32.
(Musai) lëshoi shkopin e vet e ai u shndërrua në gjarpër të vërtetë!
26:32.
Prandaj, (Musai) hodhi shkopin e tij, dhe ja, ai ishte një gjarpër i qartë.
26:32.
FE'ELKA 'ASAHU FE'IDHA HIJE THU'BANUN MUBINUN