Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 26:17. T'i lejosh beni israilët të vijnë me ne!"
26:17. që të lejoni bijtë e Izraelit të vijnë me ne!”
26:17. Dhe lejoje popullin e Israilit të shkojë me ne.'"
26:17. 'EN 'ERSIL ME'ANA BENI 'ISRA'ILE
C 26:18. Ai (faraoni) tha: "A nuk të rritëm ty si fëmijë në mesin tonë, ku i kalove disa vjet të jetës sate.
26:18. Faraoni tha: “Vallë, a nuk të kemi rritur në gjirin tonë si fëmijë?! A nuk ke qëndruar midis nesh shumë vjet të jetës sate?!
26:18. (Faraoni) tha: "A nuk të rritëm ty mes nesh si një fëmijë dhe qëndrove midis nesh për shumë vite nga jeta jote?
26:18. KALE 'ELEM NUREBBIKE FINA WELIDEN WE LEBITHTE FINA MIN 'UMURIKE SININE
C 26:19. Dhe ti e bëre atë punën tënde që e bëre, pra ti je mohues (i të mirave që t'i bëmë).
26:19. E pastaj bëre veprën që ti e di, duke qenë mosmirënjohës?!”
26:19. Dhe ti bëre atë që bëre, dhe ti je nga mosmirënjohësit."
26:19. WE FE'ALTE FA'LETEKEL-LETI FE'ALTE WE 'ENTE MINEL-KAFIRINE
C 26:20. (Musai) Tha: "E bëra atë, atëherë kur isha i pavetëdijshëm.
26:20. Musai tha: “E kam bërë atë, kur nuk kam qenë i udhëzuar.
26:20. (Musai) tha: "Unë e bëra atë atëherë, kur isha nga ata që nuk dinin.
26:20. KALE FE'ALTUHA 'IDHEN WE 'ENA MINE ED-DALLIN
C 26:21. Andaj edhe ika prej jush kur u frikësova nga ju, e Zoti im më dhuroi urtësi dhe më bëri nga të dërguarit.
26:21. Pastaj ika prej jush, kur u frikësova prej jush dhe Zoti im më dhuroi mençuri dhe më bëri një nga të dërguarit.
26:21. Prandaj, unë ika prej jush kur ju pata frikë. Pastaj Zoti im më dhuroi gjykim dhe më bëri nga të dërguarit.
26:21. FEFERERTU MINKUM LEMMA HIFTUKUM FEWEHEBE LI RABBI HUKMEN WE XHE'ALENI MINEL-MURSELINE
C 26:22. Më përmend atë të mirë që ma bëre mua, e ti i robërove beni israilët!"
26:22. A e quan mirësi atë që më bëre mua, ndërkohë që bijtë e Izraelit (popullin tim) i bëre skllevër”?
26:22. Dhe kjo është mirësi që ti më përmend mua, ndërkohë që ti ke skllavëruar popullin e Israilit."
26:22. WE TILKE NI'METUN TEMUNNUHA 'ALEJJE 'EN 'ABBEDTE BENI 'ISRA'ILE
C 26:23. (Faraoni) Tha: "E cili është ai zot i botëve (që ju dërgoi)?"
26:23. Faraoni e pyeti: “E ç'është Zoti i botëve?”
26:23. (Faraoni) tha: "Dhe çfarë është Zoti i botëve?"
26:23. KALE FIR'AWNU WE MA REBBUL-'ALEMINE
C 26:24. Ai i tha: "Zoti i qiejve dhe i tokës dhe ç'ka ndërmjet tyre, nëse bindeni!"
26:24. (Musai) u përgjigj: “Është Zoti i qiejve, i Tokës dhe i gjithçkaje që gjendet midis tyre, nëse besoni me bindje”.
26:24. (Musai) tha: "Zoti i qiejve dhe i tokës dhe i gjithçkaje që është ndërmjet tyre, nëse jeni të bindur."
26:24. KALE REBBU ES-SEMAWATI WEL-'ERDI WE MA BEJNEHUMA 'IN KUNTUM MUKININE
C 26:25. Ai (faraoni) atyre që ishin përreth, u tha: "A nuk e dëgjoni?!"
26:25. (Faraoni) u tha atyre rreth vetes: “Vallë, a nuk po dëgjoni?!”
26:25. (Faraoni) i tha atyre që ishin përreth tij: "A nuk po dëgjoni?"
26:25. KALE LIMEN HEWLEHU 'ELA TESTEMI'UNE
C 26:26. Ai (Musai) tha: "Zoti juaj dhe i prindërve tuaj të parë!"
26:26. Ai tha: “Zoti juaj dhe Zoti i të parëve tuaj.”
26:26. (Musai) tha: "Zoti juaj dhe Zoti i etërve tuaj të hershëm."
26:26. KALE REBBUKUM WE REBBU 'ABA'IKUMUL-'EWWELINE
C 26:27. (Faraoni) Tha: "Vërtet, i dërguari juaj që u është dërguar juve, me siguri është i çmendur!"
26:27. (Faraoni) tha: “Me të vërtetë, i Dërguari që ju është sjellë, është i çmendur”.
26:27. (Faraoni) tha: "Me të vërtetë, i Dërguari që ju është dërguar juve është i çmendur."
26:27. KALE 'INNE RESULEKUMUL-LEDHI 'URSILE 'ILEJKUM LEMEXHNUNUN