Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 26:14. Madje unë kam një faj ndaj tyre, e kam frikë se do të më mbysin (për hakmarrje)!"
26:14. Unë jam edhe përgjegjës ndaj tyre për një krim, andaj kam frikë se do të më vrasin”.
26:14. Dhe ata kanë një mëkat kundër meje, prandaj kam frikë se do të më vrasin."
26:14. WE LEHUM 'ALEJJE DHENBUN FE'EHAFU 'EN JEKTULUNI
C 26:15. Ai (All-llahu) tha: "Kurrsesi (nuk do të mbysin), po shkoni ju të dy me argumentet Tona. Ne jemi me ju vështrues tuaj (ju dëgjojmë e ju ndihmojmë).
26:15. Allahu tha: “Kurrsesi! Shkoni që të dy me shenjat Tona. Me të vërtetë, Ne jemi me ju dhe dëgjojmë.
26:15. (Allahu) tha: "Jo, shkoni të dy me shenjat Tona. Me të vërtetë, Ne jemi me ju, duke dëgjuar.
26:15. KALE KELLA FADH/HEBA BI'AJATINA 'INNA ME'AKUM MUSTEMI'UNE
C 26:16. Shkoni dhe faraonit thuani: "Ne jemi të dërguar nga Zoti i të gjitha botëve.
26:16. Shkoni te Faraoni dhe i thoni: “Ne jemi të dërguarit e Zotit të botëve,
26:16. Prandaj, shkoni te Faraoni dhe thuajini: 'Ne jemi të Dërguarit e Zotit të botëve.
26:16. FE'TIJA FIR'AWNE FEKULA 'INNA RESULU RABBIL-'ALEMINE
C 26:17. T'i lejosh beni israilët të vijnë me ne!"
26:17. që të lejoni bijtë e Izraelit të vijnë me ne!”
26:17. Dhe lejoje popullin e Israilit të shkojë me ne.'"
26:17. 'EN 'ERSIL ME'ANA BENI 'ISRA'ILE
C 26:18. Ai (faraoni) tha: "A nuk të rritëm ty si fëmijë në mesin tonë, ku i kalove disa vjet të jetës sate.
26:18. Faraoni tha: “Vallë, a nuk të kemi rritur në gjirin tonë si fëmijë?! A nuk ke qëndruar midis nesh shumë vjet të jetës sate?!
26:18. (Faraoni) tha: "A nuk të rritëm ty mes nesh si një fëmijë dhe qëndrove midis nesh për shumë vite nga jeta jote?
26:18. KALE 'ELEM NUREBBIKE FINA WELIDEN WE LEBITHTE FINA MIN 'UMURIKE SININE
C 26:19. Dhe ti e bëre atë punën tënde që e bëre, pra ti je mohues (i të mirave që t'i bëmë).
26:19. E pastaj bëre veprën që ti e di, duke qenë mosmirënjohës?!”
26:19. Dhe ti bëre atë që bëre, dhe ti je nga mosmirënjohësit."
26:19. WE FE'ALTE FA'LETEKEL-LETI FE'ALTE WE 'ENTE MINEL-KAFIRINE
C 26:20. (Musai) Tha: "E bëra atë, atëherë kur isha i pavetëdijshëm.
26:20. Musai tha: “E kam bërë atë, kur nuk kam qenë i udhëzuar.
26:20. (Musai) tha: "Unë e bëra atë atëherë, kur isha nga ata që nuk dinin.
26:20. KALE FE'ALTUHA 'IDHEN WE 'ENA MINE ED-DALLIN
C 26:21. Andaj edhe ika prej jush kur u frikësova nga ju, e Zoti im më dhuroi urtësi dhe më bëri nga të dërguarit.
26:21. Pastaj ika prej jush, kur u frikësova prej jush dhe Zoti im më dhuroi mençuri dhe më bëri një nga të dërguarit.
26:21. Prandaj, unë ika prej jush kur ju pata frikë. Pastaj Zoti im më dhuroi gjykim dhe më bëri nga të dërguarit.
26:21. FEFERERTU MINKUM LEMMA HIFTUKUM FEWEHEBE LI RABBI HUKMEN WE XHE'ALENI MINEL-MURSELINE
C 26:22. Më përmend atë të mirë që ma bëre mua, e ti i robërove beni israilët!"
26:22. A e quan mirësi atë që më bëre mua, ndërkohë që bijtë e Izraelit (popullin tim) i bëre skllevër”?
26:22. Dhe kjo është mirësi që ti më përmend mua, ndërkohë që ti ke skllavëruar popullin e Israilit."
26:22. WE TILKE NI'METUN TEMUNNUHA 'ALEJJE 'EN 'ABBEDTE BENI 'ISRA'ILE
C 26:23. (Faraoni) Tha: "E cili është ai zot i botëve (që ju dërgoi)?"
26:23. Faraoni e pyeti: “E ç'është Zoti i botëve?”
26:23. (Faraoni) tha: "Dhe çfarë është Zoti i botëve?"
26:23. KALE FIR'AWNU WE MA REBBUL-'ALEMINE
C 26:24. Ai i tha: "Zoti i qiejve dhe i tokës dhe ç'ka ndërmjet tyre, nëse bindeni!"
26:24. (Musai) u përgjigj: “Është Zoti i qiejve, i Tokës dhe i gjithçkaje që gjendet midis tyre, nëse besoni me bindje”.
26:24. (Musai) tha: "Zoti i qiejve dhe i tokës dhe i gjithçkaje që është ndërmjet tyre, nëse jeni të bindur."
26:24. KALE REBBU ES-SEMAWATI WEL-'ERDI WE MA BEJNEHUMA 'IN KUNTUM MUKININE