U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
26:40.
Ashtu që t'i përkrahim magjistarët, nëse ata triumfojnë".
26:40.
që të shkojmë pas magjistarëve, nëse ata do të jenë fitues?!”
26:40.
Që të mund të ndjekim magjistarët, nëse ata janë triumfues?"
26:40.
LE'ALLENA NETTEBI'U ES-SEHERETE 'IN KANU HUMUL-GALIBINE
C
26:41.
E kur erdhën magjistarët i thanë faraonit: "A do të ketë shpërblim për ne, nëse dalim ngadhënjimtarë?"
26:41.
Kur erdhën magjistarët, i thanë Faraonit: “Vërtet do të shpërblehemi, nëse dalim fitues?”
26:41.
Kur magjistarët erdhën, ata i thanë Faraonit: "A ka për ne ndonjë shpërblim nëse jemi ne triumfuesit?"
26:41.
FELEMMA XHA'E ES-SEHERETU KALU LIFIR'AWNE 'E'INNE LENA LE'EXHREN 'IN KUNNA NEHNUL-GALIBINE
C
26:42.
Ai tha: "Po, bile ju atëherë do të jeni prej më të afërmve!"
26:42.
Ai u përgjigj: “Po, madje do të jeni vërtet ndër të afërmit e mi”.
26:42.
(Faraoni) tha: "Po, dhe me siguri do të jeni nga ata që janë të afërt (me mua)."
26:42.
KALE NE'AM WE 'INNEKUM 'IDHEN LEMINEL-MUKARREBINE
C
26:43.
Musai atyre u tha: "Hidheni atë që keni për ta hedhur!"
26:43.
Musai u tha atyre: “Hidheni atë që doni ta hidhni!”
26:43.
(Musai) u tha atyre: "Hidhni atë që do të hidhni."
26:43.
KALE LEHUM MUSA 'ELKU MA 'ENTUM MULKUNE
C
26:44.
E ata i hodhën litarët dhe shkopinjtë e tyre duke thënë: "Për hir të madhërisë së faraonit, ne me siguri do të jemi ngadhënjyes!"
26:44.
Ata hodhën litarët dhe shkopinjtë e tyre dhe thanë: “Për madhërinë e Faraonit, me të vërtetë, Ne do të jemi fitues patjetër!”
26:44.
Prandaj, ata hodhën litarët dhe shkopinjtë e tyre dhe thanë: "Me fuqinë e Faraonit, me të vërtetë, ne do të jemi triumfues."
26:44.
FE'ELKAW HIBALEHUM WE 'ISIJEHUM WE KALU BI'IZZETI FIR'AWNE 'INNA LENEHNUL-GALIBUNE
C
26:45.
Atëherë edhe Musai e hodhi shkopin e vet, i cili menjëherë gëlltiste gjithë çka kishin improvizuar ata.
26:45.
Pastaj, Musai hodhi shkopin e tij, që i kapërdiu përnjëherësh sajimet e tyre të rreme!
26:45.
Pastaj Musai hodhi shkopin e tij, dhe ja, ai gëlltiste atë që ata trilluan.
26:45.
FE'ELKA MUSA 'ASAHU FE'IDHA HIJE TELKAFU MA JE'FIKUNE
C
26:46.
Atëherë magjistarët ranë në sexhde (u përulën).
26:46.
Atëherë magjistarët ranë përmbys, duke bërë sexhde,
26:46.
Prandaj, magjistarët ranë në sexhde.
26:46.
FE'ULKIJE ES-SEHERETU SAXHIDINE
C
26:47.
E thanë: "Ne i besuam Zotit të botëve,
26:47.
dhe thanë: “Ne besojmë në Zotin e botëve,
26:47.
Ata thanë: "Ne besojmë në Zotin e botëve,
26:47.
KALU 'AMENNA BIREBBIL-'ALEMINE
C
26:48.
Zotit të Musait e të Harunit!"
26:48.
Zotin e Musait dhe të Harunit!”
26:48.
Zotin e Musait dhe të Harunit."
26:48.
REBBI MUSA WE HARUNE
C
26:49.
Ai (faraoni) tha: "I besuat atij, para se t'ju lejoja unë?!" S'ka dyshim se ai (Musai) është prijësi juaj që ua mësoi juve magjinë, e keni për ta marrë vesh më vonë. Unë do t'ua shkurtoj (do t'ua prejë) duart dhe këmbët tuaja të anës së kundërt (kithi) dhe që të gjithëve do t'ju gozhdoj".
26:49.
(Faraoni) tha: “I besuat atij (Musait) para se t'ju lejoja unë! Patjetër që ai është i madhi juaj, i cili ju ka mësuar magjinë. Ta dini se unë, në të vërtetë, do t'jua këpus duart dhe këmbët tuaja tërthorazi dhe do t'ju kryqëzoj të gjithëve!
26:49.
(Faraoni) tha: "A besuat atij para se t'ju jepja leje? Me të vërtetë, ai është lideri juaj, që ju ka mësuar magjinë. Por me siguri do t'i pres duart dhe këmbët tuaja nga anët e kundërta, dhe me siguri do t'ju kryqëzoj të gjithë."
26:49.
KALE 'AMENTUM LEHU KABLE 'EN 'ADHENE LEKUM 'INNEHU LEKEBIRUKUMUL-LEDHI 'ALLEMEKUMU ES-SIHRE FELESEWFE TA'LEMUNE LE'UKATTI'ANNE 'EJDIJEKUM WE 'ERXHULEKUM MIN HILAFIN WE LE'USELLIBENNEKUM 'EXHMA'INE
C
26:50.
Ata (magjistarët) thanë: "S'ka rëndësi, ne kthehemi Zotit tonë.
26:50.
Ata thanë: “S'ka gjë! Sigurisht, Ne do të kthehemi te Zoti ynë.
26:50.
Ata thanë: "Nuk ka rëndësi. Me të vërtetë, ne do të kthehemi te Zoti ynë.
26:50.
KALU LA DEJRE 'INNA 'ILA RABBINA MUNKALIBUNE