Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 26:45. Atëherë edhe Musai e hodhi shkopin e vet, i cili menjëherë gëlltiste gjithë çka kishin improvizuar ata.
26:45. Pastaj, Musai hodhi shkopin e tij, që i kapërdiu përnjëherësh sajimet e tyre të rreme!
26:45. Pastaj Musai hodhi shkopin e tij, dhe ja, ai gëlltiste atë që ata trilluan.
26:45. FE'ELKA MUSA 'ASAHU FE'IDHA HIJE TELKAFU MA JE'FIKUNE
C 26:46. Atëherë magjistarët ranë në sexhde (u përulën).
26:46. Atëherë magjistarët ranë përmbys, duke bërë sexhde,
26:46. Prandaj, magjistarët ranë në sexhde.
26:46. FE'ULKIJE ES-SEHERETU SAXHIDINE
C 26:47. E thanë: "Ne i besuam Zotit të botëve,
26:47. dhe thanë: “Ne besojmë në Zotin e botëve,
26:47. Ata thanë: "Ne besojmë në Zotin e botëve,
26:47. KALU 'AMENNA BIREBBIL-'ALEMINE
C 26:48. Zotit të Musait e të Harunit!"
26:48. Zotin e Musait dhe të Harunit!”
26:48. Zotin e Musait dhe të Harunit."
26:48. REBBI MUSA WE HARUNE
C 26:49. Ai (faraoni) tha: "I besuat atij, para se t'ju lejoja unë?!" S'ka dyshim se ai (Musai) është prijësi juaj që ua mësoi juve magjinë, e keni për ta marrë vesh më vonë. Unë do t'ua shkurtoj (do t'ua prejë) duart dhe këmbët tuaja të anës së kundërt (kithi) dhe që të gjithëve do t'ju gozhdoj".
26:49. (Faraoni) tha: “I besuat atij (Musait) para se t'ju lejoja unë! Patjetër që ai është i madhi juaj, i cili ju ka mësuar magjinë. Ta dini se unë, në të vërtetë, do t'jua këpus duart dhe këmbët tuaja tërthorazi dhe do t'ju kryqëzoj të gjithëve!
26:49. (Faraoni) tha: "A besuat atij para se t'ju jepja leje? Me të vërtetë, ai është lideri juaj, që ju ka mësuar magjinë. Por me siguri do t'i pres duart dhe këmbët tuaja nga anët e kundërta, dhe me siguri do t'ju kryqëzoj të gjithë."
26:49. KALE 'AMENTUM LEHU KABLE 'EN 'ADHENE LEKUM 'INNEHU LEKEBIRUKUMUL-LEDHI 'ALLEMEKUMU ES-SIHRE FELESEWFE TA'LEMUNE LE'UKATTI'ANNE 'EJDIJEKUM WE 'ERXHULEKUM MIN HILAFIN WE LE'USELLIBENNEKUM 'EXHMA'INE
C 26:50. Ata (magjistarët) thanë: "S'ka rëndësi, ne kthehemi Zotit tonë.
26:50. Ata thanë: “S'ka gjë! Sigurisht, Ne do të kthehemi te Zoti ynë.
26:50. Ata thanë: "Nuk ka rëndësi. Me të vërtetë, ne do të kthehemi te Zoti ynë.
26:50. KALU LA DEJRE 'INNA 'ILA RABBINA MUNKALIBUNE
C 26:51. Meqë ne jemi besimtarët e parë, shpresojmë se Zoti ynë do të na i falë mëkatet tona!"
26:51. Ne shpresojmë se Zoti ynë do të na i falë gjynahet, meqë jemi besimtarët e parë.”
26:51. Me të vërtetë, ne shpresojmë që Zoti ynë të na falë gabimet tona, sepse ne ishim të parët që besuam."
26:51. 'INNA NETMA'U 'EN JEGFIRE LENA REBBUNA HATAJANA 'EN KUNNA 'EWWELEL-MU'UMININE
C 26:52. Ne e urdhëruam (përmes shpalljes) Musain: "Të udhëtosh natën me robërit e Mi dhe se ju do të ndiqeni (prej faraonit)".
26:52. Pastaj, Ne i shpallëm Musait: “Ti udhëto natën me robërit e Mi, por do të jeni të ndjekur”.
26:52. Dhe Ne i frymëzuam Musait: "Udhëto natën me robërit e Mi. Me të vërtetë, ju do të ndiqeni."
26:52. WE 'EWHEJNA 'ILA MUSA 'EN 'ESRI BI'IBADI 'INNEKUM MUTTEBA'UNE
C 26:53. E faraoni dërgoi nëpër qytete për të tubuar njerëz,
26:53. Dhe Faraoni dërgoi nëpër qytete lajmëtarë
26:53. Prandaj, Faraoni dërgoi lajmëtarë në qytete (duke thënë):
26:53. FE'ERSELE FIR'AWNU FIL-MEDA'INI HASHIRINE
C 26:54. (Duke u thënë se) Ata janë një grup i vogël (të cilët ikën me Musain).
26:54. (Për të thënë:) “Këta janë një grup i vogël që
26:54. Me të vërtetë, këta janë një grup i vogël.
26:54. 'INNE HA'UULA' LESHIRDHIMETUN KALILUNE
C 26:55. Dhe se me të vërtetë ata na kanë zemëruar (dhe ikën pa lejen tonë).
26:55. na kanë provokuar,
26:55. Dhe me të vërtetë, ata na kanë zemëruar,
26:55. WE 'INNEHUM LENA LEGA'IDHUNE