U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
24:48.
E kur thirren që ndërmjet tyre të gjykojë All-llahu dhe i dërguari i Tij, një grup prej tyre nuk i përgjigjen asaj.
24:48.
Dhe, kur thirren tek Allahu (Libri i Tij) dhe i Dërguari i Tij, që ai të gjykojë midis tyre, një grup nga ata kthejnë kurrizin.
24:48.
Dhe kur ata thirren te Allahu dhe i Dërguari i Tij që të gjykojë mes tyre, ja, një grup prej tyre kthehet mbrapa.
24:48.
WE 'IDHA DU'U 'ILA ELLAHI WE RESULIHI LIJEHKUME BEJNEHUM 'IDHA FERIKUN MINHUM MU'RIDUNE
C
24:49.
Po nëse është që e drejta u takon atyre (në atë gjykim), ata i shkojnë atij të bindur e me respekt.
24:49.
Por, nëse e drejta është në anën e tyre, ata vijnë përulshëm.
24:49.
Por nëse e drejta është në anën e tyre, ata vijnë te ai të bindur.
24:49.
WE 'IN JEKUN LEHUMUL-HEKKU JE'TU 'ILEJHI MUDH'ININE
C
24:50.
A thua janë të sëmurë në zemrat e tyre apo mos dyshojnë (në të dërguarin) ose mos frikësohen se All-llahu dhe i dërguari i Tij do të gjykojnë padrejt kundër tyre? Por jo, ata vetë janë zullumqarë.
24:50.
A mos kanë sëmundje në zemrat e tyre apo dyshojnë? Apo kanë frikë se mos Allahu dhe i Dërguari i Tij do t'u bëjnë padrejtësi?! Jo, por pikërisht ata janë të padrejtët.
24:50.
A është në zemrat e tyre një sëmundje, apo ata dyshojnë, apo kanë frikë se Allahu dhe i Dërguari i Tij do të jenë të padrejtë ndaj tyre? Jo, ata janë vetë ata që janë të padrejtë.
24:50.
'EFI KULUBIHIM MEREDUN 'EM ERTABU 'EM JEHAFUNE 'EN JEHIFEL-LAHU 'ALEJHIM WE RESULUHU BEL 'ULA'IKE HUMU EDH-DHALIMUN
C
24:51.
Kur thirren besimtarët për gjykim ndërmjet tyre te All-llahu dhe te i dërguari i Tij, e vetmja fjalë e tyre është të thonë: "Dëgjuam dhe respektuam!" Të tillët janë ata të shpëtuarit.
24:51.
Ndërsa përgjigjja e vetme e besimtarëve, kur thirren tek Allahu dhe i Dërguari i Tij, që ai të gjykojë midis tyre, është: “Dëgjojmë dhe bindemi”. Pikërisht këta janë të shpëtuarit.
24:51.
Fjala e vetme e besimtarëve, kur ata thirren te Allahu dhe i Dërguari i Tij që të gjykojë mes tyre, është të thonë: "Ne dëgjojmë dhe bindemi." Dhe këta janë ata që do të kenë sukses.
24:51.
'INNEMA KANE KAWLEL-MU'UMININE 'IDHA DU'U 'ILA ELLAHI WE RESULIHI LIJEHKUME BEJNEHUM 'EN JEKULU SEMI'NA WE 'ETA'NA WE 'ULA'IKE HUMUL-MUFLIHUNE
C
24:52.
Kush respekton All-llahun dhe të dërguarin e Tij, ia ka frikën All-llahut dhe i përmbahet udhëzimit të Tij, të tillët janë ata që do ta arrijnë atë që dëshirojnë.
24:52.
Ata që i binden Allahut dhe të Dërguarit të Tij, që kanë frikë nga Allahu e i përkushtohen Atij, do të jenë të fituarit e vërtetë.
24:52.
Dhe kushdo që bindet Allahut dhe të Dërguarit të Tij dhe ka frikë prej Tij dhe është i devotshëm ndaj Tij, këta janë ata që do të jenë të fitimtarët.
24:52.
WE MEN JUTI'I ELLAHE WE RESULEHU WE JEHSHEL-LAHE WE JETTEKHI FE'ULA'IKE HUMUL-FA'IZUNE
C
24:53.
Ata (hipokritët) betohen me një betim të fortë në All-llahun se sikur t'i urdhëroshe ti, ata gjithsesi do të dilnin (për në luftë). Thuaj: "Mos u betoni!" Bindja është e ditur, (ju vetëm me gojë thoni e jo me zemër). S'ka dyshim, All-llahu hollësisht di çka veproni.
24:53.
Ata (hipokritët) betohen për Allahun me deklarata solemne, se po t'i urdhërosh ata (o Muhamed), që të shkojnë në luftë - ata me siguri do të shkojnë. Thuaj: “Mos u betoni! Ju kërkohet bindja e jo betimi. Vërtet, Allahu e di me hollësi gjithçka që ju bëni.”
24:53.
Dhe ata betohen për Allahun me betimet më të forta të tyre, se nëse ti i urdhëron ata, ata me siguri do të dalin (në luftë). Thuaj: "Mos u betoni. Një bindje e njohur është e mjaftueshme. Me të vërtetë, Allahu është i Dijshëm për atë që bëni."
24:53.
WE 'EKSEMU BILLAHI XHEHDE 'EJMANIHIM LE'IN 'EMERTEHUM LEJEHRUXHUNNE KUL LA TUKSIMU TA'ATUN MA'RUFETUN 'INNALL-LLAHE HABIRUN BIMA TA'MELUNE
C
24:54.
Thuaj: "Respektojeni All-llahun dhe respektojeni të dërguarin!" Nëse ata refuzojnë, atëherë atij i takon përgjegjësia me çka është i ngarkuar ndërsa juve përgjegjësia me çka jeni të ngarkuar, nëse i bindeni atij, atëherë keni gjetur të vërtetën. I dërguari ka obligim vetëm komunikimin e qartë.
24:54.
Thuaj: “Bindjuni Allahut dhe bindjuni të Dërguarit!” Nëse shmangeni, (ta dini se) ai është përgjegjës për detyrën e tij, ndërsa ju për atë që jeni ngarkuar. E, nëse i bindeni atij, do të jeni në rrugën e drejtë, kurse i Dërguari është i detyruar vetëm që të përcjellë qartë (Mesazhin Hyjnor).
24:54.
Thuaj: "Bindjuni Allahut dhe bindjuni të Dërguarit. Por nëse ata kthehen, atëherë ai është përgjegjës vetëm për atë që i është ngarkuar atij, dhe ju jeni përgjegjës për atë që ju është ngarkuar juve. Dhe nëse i bindeni atij, ju do të udhëzoheni. Dhe detyra e të Dërguarit është vetëm të shpallë qartë."
24:54.
KUL 'ETI'U ELLAHE WE 'ETI'U ER-RESULE FE'IN TEWELLEW FE'INNEMA 'ALEJHI MA HUMMILE WE 'ALEJKUM MA HUMMILTUM WE 'IN TUTI'UHU TEHTEDU WE MA 'ALA ER-RESULI 'ILLAL-BELAGUL-MUBINU
C
24:55.
Atyre nga mesi juaj të cilët besuan dhe bënë vepra të mira, All-llahu u premtoi se do t'i bëjë zotërues në atë tokë ashtu si i pat bërë zotërues ata që ishin para tyre dhe fenë të cilën Ai e pëlqeu për ta, do ta forcojë, e në vend të frikës Ai do t'ju dhurojë siguri. Ata më adhurojnë Mua e nuk më shoqërojnë asgjë. E kush edhe pas kësaj mohon, të tillët janë ata më të prishurit.
24:55.
Allahu u ka premtuar atyre prej jush, që besojnë dhe që bëjnë vepra të mira, se do t'i bëjë mëkëmbës në Tokë, ashtu si i ka bërë ata para tyre dhe që do t'ua forcojë fenë e tyre, me të cilën Ai është i kënaqur dhe që frikën do t'ua shndërrojë në siguri. Le të më adhurojnë Mua e të mos Më shoqërojnë asgjë (në adhurim). Sa për ata që, pas kësaj, mohojnë (besimin), pikërisht ata janë të mbrapshtët.
24:55.
Allahu u ka premtuar atyre që besojnë dhe bëjnë vepra të mira se Ai me siguri do t'i bëjë ata trashëgimtarë në tokë, ashtu siç i bëri trashëgimtarë ata para tyre, dhe Ai me siguri do t'u japë fuqi fesë së tyre që Ai e ka zgjedhur për ta, dhe Ai me siguri do t'i zëvendësojë frikën e tyre me siguri, që ata të më adhurojnë Mua pa bërë asgjë shok me Mua. Dhe kushdo që nuk beson pas kësaj, ata janë ata që janë të pabesë.
24:55.
WE'ADEL-LAHUL-LEDHINE 'AMENU MINKUM WE 'AMILU ES-SALIHATI LEJESTEHLIFENNEHUM FIL-'ERDI KEMA ESTEHLEFEL-LEDHINE MIN KABLIHIM WE LEJUMEKKINENNE LEHUM DINEHUMUL-LEDHI ERTEDA LEHUM WE LEJUBEDDILENNEHUM MIN BA'DI HAWFIHIM 'EMNEN JA'BUDUNENI LA JUSHRIKUNE BI SHEJ'AN WE MEN KEFERE BA'DE DHALIKE FE'ULA'IKE HUMUL-FASIKUNE
C
24:56.
Falni rregullisht namazin, jepni zeqatin dhe respektoni të dërguarin në mënyrë që të mëshiroheni.
24:56.
Falni namazin, jepni zeqatin dhe bindjuni të Dërguarit, për të fituar mëshirën e Allahut!
24:56.
Dhe falni namazin dhe jepni zekatin dhe bindjuni të Dërguarit, që ju të mund të mëshiroheni.
24:56.
WE 'EKIMU ES-SELETE WE 'ATU EZ-ZEKATE WE 'ETI'U ER-RESULE LE'ALLEKUM TURHEMUNE
C
24:57.
Kurrsesi mos mendo se janë të pathyeshëm në këtë jetë ata që nuk besuan. Vendi i tyre është zjarri e sa përfundim i keq është ai.
24:57.
Kurrsesi mos mendo se mohuesit do të shpëtojnë në Tokë! Streha e tyre është zjarri; eh, sa strehë e shëmtuar që është ai!
24:57.
Mos mendo se ata që nuk besojnë mund t'i shpëtojnë (ndëshkimit) në tokë. Strehimi i tyre është zjarri. Dhe sa përfundim i keq është ai!
24:57.
LA TEHSEBENNEL-LEDHINE KEFERU MU'XHIZINE FIL-'ERDI WE ME'WAHUMU EN-NARU WE LEBI'SEL-MESIRU
C
24:58.
O ju të cilët besuat, ata të cilët i keni në pronësinë tuaj (shërbëtorët) dhe ata që nuk kanë arritur moshën e pjekurisë, duhet të kërkojnë leje prej jush (për të hyrë te ju) në tri kohë: para namazit të sabahut, në kohën e drekës kur i hiqni rrobat tuaja (për të pushuar) dhe pas namazit të jacisë, që të tria këto kohë janë kur ju nuk jeni të veshur. Pos atyre tri kohëve nuk është mëkat as për ju as për ata, të vizitoni njëri-tjerin. Kështu All-llahu ua sqaron argumentet e veta. All-llahu është i dijshmi i urti.
24:58.
O besimtarë! Skllevërit dhe fëmijët tuaj që s'kanë arritur pubertetin, le t'ju kërkojnë leje (për të hyrë) në tri kohë: para namazit të mëngjesit, kur i zhvishni rrobat në mesditë dhe pas namazit të jacisë. Këto janë tri kohë kur hiqni rrobat. Nuk ka gjynah as për ju e as për ata që, pas këtyre rasteve, të vizitoni njëri-tjetrin (pa kërkuar leje për të hyrë). Kështu jua shpjegon Allahu shpalljet juve! Allahu është i Urtë dhe i Gjithëdijshëm.
24:58.
O ju që besoni, le të kërkojnë leje ata që i posedojnë të djathtat tuaja dhe ata që nuk kanë arritur pjekurinë midis jush, tri herë (para se të hyjnë): para namazit të sabahut, kur ju hiqni rrobat tuaja për pushim mesditor dhe pas namazit të jacisë. Këto janë tri raste për ju (për privatësi). Pas këtyre, nuk ka asnjë të keqe për ju dhe as për ta që të qarkullojnë mes jush, duke qenë disa prej jush shërbëtorë të disa të tjerëve. Kështu Allahu ju sqaron ajetet. Dhe Allahu është i Dijshëm, i Urtë.
24:58.
JA 'EJJUHAL-LEDHINE 'AMENU LIJESTE'DHINKUMUL-LEDHINE MELEKET 'EJMANUKUM WEL-LEDHINE LEM JEBLUGUL-HULUME MINKUM THELATHE MERRATIN MIN KABLI SELETIL-FEXHRI WE HINE TEDA'UNE THIJA BEKUM MINE EDH-DHEHIRETI WE MIN BA'DI SELATIL-'ISHA'I THELATHU 'AWRATIN LEKUM LEJSE 'ALEJKUM WE LA 'ALEJHIM XHUNAHUN BA'DEHUNNE TEWWAFUNE 'ALEJKUM BA'DUKUM 'ALA BA'DIN KEDHALIKE JUBEJJINU ELLAHU LEKUMUL-'AJA TI WEL-LAHU 'ALIMUN HEKIMUN